Berisha takohet me Hillary Clinton, e fton nė Shqipėri

Kryeministri Sali Ber- isha nisi dje vizitėn njėjavore nė SHBA me njė takim me sek- retaren Amerikane tė Shtetit, Hilari Klinton.  Kreu i qeverisė bisedoi pėr rreth 60 minuta me zyrtaren e lartė amerikane. Pėrpara takimit, sekretarja e Shtetit dhe shefi i qeverisė shqiptare dolėn nė njė komunikim me mediat, pėr tė folur pėr temat qė do tė diskutoheshin nė takim. Klinton vuri theksin te fakti qė Shqipėria ėshtė njė partner i ngushtė i Aleancės nė Afganistan. Ėshtė njė nder tė mirėpres Kryeminis- trin e Shqipėrisė kėtu, nė De- partamentin e Shtetit.

Kryeministri dhe vendi i tij kanė qenė partnerė tė ngushtė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė NATO, si pjesė e misionit tonė nė Afganistan dhe ne kemi njė marrėdhėnie tė gjerė e tė thellė qė e vlerė- sojmė maksimalisht, tha Klinton. Ajo bėri tė ditur gjith- ashtu se nė takim do tė bise- dohej pėr njė sėrė ēėshtjesh. Mezi pres tė diskutoj me Kryeministrin Berisha pėr shumė ēėshtje pėr tė cilat ne po punojmė, si nė aspektin bilateral, rajonal dhe atė global. Zoti Kryeministėr, mirėserdhėt!, pėrfundoi fjalėn e saj sekretarja Ameri- kane e Shtetit. Nga ana e tij, Kryeministri Sali Berisha e cilėsoi Hilari Klintonin si njė mike tė madhe tė Shqipėrisė.  Ai tha se nė takim do ti kėrkojė Sekretares qė tė viz- itojė Shqipėrinė me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė.

Jam shumė i lumtur dhe shumė mirėnjohės qė ndod- hem kėtu tė takoj Sekretaren  Klinton. Ajo ėshtė njė mike e madhe e vendit dhe e kombit tim. Unė po ju rrėfehem kėtu. Njė prej qėllimeve tė kėtij taki- mi ėshtė ti kėrkoj asaj tė vijė nė Shqipėri nė 100-vjetorin e Pavarėsisė. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė luaj- tur njė rol themelor nė tė gjitha momentet mė tė vėshti- ra tė historisė tonė. Kėshtu qė, ēdo shqiptar do tė jetė krenar dhe i lumtur pėr kėtė vizitė tė saj. Mė tej, Kryeministri tha se Shqipėria ka pasur fatin tė mbėshtetet nė rrugėn e saj tė integrimit nga Shtetet e Bash- kuara tė Amerikės. Gjith- ashtu, ne do tė diskutojmė pėr shumė ēėshtje tė interesit tonė dypalėsh.

Shqipėria ka pasur privilegjin e jashtėzakon- shėm tė mbėshtetet nga ky vend i madh, nga adminis- trata e Presidentit Obama, nga Sekretarja Klinton, nė tė gjitha pėrpjekjet e saj pėr tė ndėrtuar njė demokraci tė bazuar nė lirinė e tregut. Fale- minderit shumė, u shpreh Kryeministri nė fjalėn e tij. Gjatė qėndrimit nė SHBA Berisha do tė takohet me kry- etarin e Dhomės sė Pėrfaqė- suesve, i cili ėshtė njėkohė- sisht dhe kreu i Kongresit tė SHBA, John Boehner. Kryem- inistri do tė ketė nė Uashing- ton takime me personalitete tė tjera, si senatorja Jeanne Shaheen, kryetare e nenkomitetit pr Ceshtjet Europiane, Richard Morningstar i derguari i posaēem i Sekretares se Shtetit per Euroazine etj.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos