SHBA, kryeministri Berisha takohet me Sekretaren amerikane, Klinton

Berisha - Klinton

Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha ėshtė takuar me Sekretaren e Shtetit nė SHBA, Hillari Klinton. Klinton dhe Berisha kanė dhėnė njė prononcim tė shkurtėr pėr mediat para nisjes sė takimit pa praninė e medias.

Kryeministri dhe vendi i tij kanė qenė partnerė tė fuqishėm me SHBA-tė nė NATO si pjesė e misionit tonė nė Afganistan, dhe ne kemi marrėdhėnie tė gjėra dhe tė thella, tė cilat i vlerėsojmė shumė. Do tė diskutojmė me kryeministrin Berisha shumė ēėshtje me tė cilat po punojmė dhe qė kanė tė bėjmė me marrėdhėniet dypalėshe, rajonale dhe globale”, tha Klinton.

Ndėrsa Berisha tha se njė nga qėllimet e vizitės sė tij ishte tė bindte Sekretare e Shtetit tė SHBA-ve, qė tė vizitonte Shqipėrinė me rastin e 100-vjetorti tė pavarėsisė.

Jam shumė mirėnjohės dhe shumė i lumtur qė jam kėtu pėr tė takuar Sekretaren Klinton. Ajo ėshtė njė mike e madhe e vendit tim dhe kombit tim. Dhe pa dyshim qė do ju them se njė nga qėllimet e kėtij takimi ėshtė tė bind atė pėr ta pasur nė festėn e 100-vjeorti tė pavarėsisė. SHBA-tė kanė luajtur njė rol kyē nė tė gjithė moment e vėshtira tė historisė sonė, kėshtu qė ēdo shqiptar do tė ishte krenar dhe i lumtur, ėshtė shprehur Berisha.

Klinton dhe Berisha pritet qė nė pėrfundim tė takimit tė mbajnė njė konferencė pėr shtyp, tė pėrbashkėt. (Shihni videon) /F.S/

 

 

*    *    *

Berisha nė SHBA, u ftua nga VATRA, do takohet me Hillary Clinton

Faqja zyrtare e Kėshillit tė Ministrave ka zbardhuar axhendėn e kryeministrit Berisha gjatė vizitės sė tij nė SHBA. Sipas kabinetit tė kryeministrit, Berisha do tė zhvillojė takime tė nivelit tė lartė nė Departamentin e Shtetit dhe nė Kongres nė Washington DC, si dhe takime e aktivitete nė New York.

Berisha do tė zhvillojė tė mėrkurėn njė takim me Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, nė pėrfundim tė tė cilit do tė ketė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr median.

Kryeministri do tė takohet me Kryetarin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, i cili ėshtė dhe njėkohėsisht kreu i Kongresit tė SHBA, John Boehner.

Gjithashtu, kryeministri do tė ketė nė Washington DC, takime me personalitete tė tjera si senatorja Jeanne Shaheen, Kryetare e Nėnkomitetit pėr Ēėshtjet Europiane, Richard Morningstar, i Dėrguari i Posaēėm i Sekretares sė Shtetit pėr Energjinė nė Euroazi, etj..

Gjatė qėndrimit nė SHBA, kryeministri Berisha ėshtė i ftuar nė ceremoninė e prezantimit tė filmit dokumentar Besa, me producente Johanna Neumann, nė Holocaust Memorial Museum, nė Washington DC, ku Berisha do ti drejtohet audiencės me njė fjalė, si dhe do ti akordojė zonjės Neumann ēmimin e mirėnjohjes.

Njė moment tė veēantė nė axhendėn e Kryeministrit ėshtė pjesėmarrja si i ftuar nderi nė kremtimin e 100 vjetorit tė themelimit tė Federatės VATRA, nė New York. Me kėtė rast, do tė zhvillohet konferenca shkencore Federata Pan-shqiptare e Amerikės VATRA, 100 Vjet nė shėrbim tė kombit, ku krahas fjalės sė kryeministrit, do tė mbajnė kumtesa studiues e akademikė shqiptarė.

Kryeministri Berisha, gjatė qėndrimit nė Washington DC, do tė vizitojė shtėpinė muze tė Presidentit tė 28-tė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe mbėshtetėsit tė madh tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, Woodrow Wilson. / G.N.

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos