Protestė me muzikė

Nėn tingujt e instrumenteve muzikore, studentėt e Fakultetit tė Arteve tė UP-sė, kanė protestuar tė martėn, duke kėrkuar nga rektorati i UP-sė, kushte dhe hapėsirė tė nevojshme pėr studime. Ata po ashtu kanė bėrė tė ditur se do tė protestojnė deri nė plotėsimin e tė gjitha kushteve tė nevojshme, pasi qė kushtet nė tė cilat po i kryejnė studimet, janė mjaftė tė vėshtira.

Organizatorėt e protestės kanė thėnė se neglizhenca dhe mos pėrgjegjėsia e rektoratit i ka shtyrė ata tė dalin nė rrugė.

Shaban Behrami, student nė kėtė fakultet, njėherėsh edhe organizator i protestės, ka thėnė se objekti nė tė cilin ata studiojnė, as pėr sė afėrmi nuk pėrkon me standardet e duhura. Sipas tij, nė kushte tė tilla nuk mund tė ketė studim dhe krijim artistik.

“Sot e sa vite ne studentėt e Fakultetit tė muzikės nuk patėm njė hapėsirė pėr tė studiuar. Objekti cili i ėshtė dhėnė departamentit tė muzikės mund ta ketė emrin por faktikisht nuk i plotėson kushtet. Nuk mund tė ketė studim dhe krijim artistik nėse nuk ka hapėsirė tė nevojshme. Mė shumė e dėgjojmė zhurmėn nga qyteti se sa qė i dėgjojmė ushtrimet tona qė ne i luajmė”, ka thėnė ai.

Duke folur pėr vėshtirėsitė me tė cilat po ballafaqohen studentėt e Fakultetit tė Arteve, Behrami ka thėnė se, pėrveē kushteve tė vėshtira nė tė cilėn ndodhet objekti, ka edhe mungesė tė instrumenteve muzikore, pasi qė, sipas tij, instrumentet me tė cilat performojnė kapin kosto tė lartė financiare dhe se nuk kanė mundėsi t’i blejnė vetė.

“Blerja e kėtyre instrumenteve po na kushton shumė shtrenjtė dhe po na e vėshtirėson edhe mė shumė studimet tona. Pėr kėtė arsye ne sot ju kemi drejtuar rektoratit nė emėr tė gjithė studentėve tė fakultetit tė muzikės pėr t’i shprehur pakėnaqėsitė tona dhe shpresojmė qė do tė ndikon tek ta qė tė na i marrin pėr bazė ankesat tona”, ka thėnė ai.

Organizatorėt e kėsaj proteste, mė pas janė takuar edhe me sekretarin e rektoratit, ku kanė marr premtime se do tė angazhohen mė shumė nė atė drejtim qė kushtet e tyre tė pėrmirėsohen. Ata kanė kėrkuar objekt tė ri, nė mėnyrė qė studimet e tyre t’i vazhdojnė nė mėnyrė normale.

Po ashtu, ata kanė kėrkuar nga tė gjithė studentėt e UP-sė qė tė kėrkojnė tė drejtat e tyre dhe mos tė heshtin para padrejtėsive qė po u bėnė rektorati.

Protesta e sotme nuk do tė jetė e fundit, por sipas organizatorėve, do tė jetė e para dhe se nėse nuk realizohen kėrkesat e tyre do tė radikalizohen qėndrimet e tyre.

Protestuesit pasi qėndruan afėr njė orė para rektoratit, janė shpėrndarė tė qetė. /kosovapress/

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos