Dita e Tokes Nju Jorku fillon perdorimin ne mase te energjise diellore

Te dielen me 22 prill ishte Dita e Tokes. Kjo dite filloi te shenohej ne mbare boten ne vitin 1970. shte dita qe i kushtohet mjedisit dhe kur njerezit shfrytezojne rastin per te pakesuar ndotjen dhe per te jetuar me prane dhe ne harmoni me natyren. Per banoret e qyteteve kjo mund te paraqese sfida te medha. Ne Nju Jork nje qytet qe perpiqet shume per te plotesuar nevojat ne rritje per energji permes burimeve te ndryshme si qymyri gazi natyror dhe energjia berthamore po behen perpjekje te medha per te shfrytezuar nje burim energjie shume me te paster dhe te pakufishme Diellin.

Prej vitesh Nju Jorku njihet si qyteti i kurajos dhe i pisllekut. Por Kryetari i Bashkise Mike Bloomberg thote se ai do qe qyteti i njohur me nofken Big Apple te behet i njohur per vlerat e tij te gjelbera dhe perdorimin perhere e me teper te formave te energjise se paster si ajo diellore. Ne nje konference shtypi zoti Bloomberg beri te njohur instalimin e paneleve diellore ne 10 ndertesa te qytetit ne kuadrin e nje programi pilot.

Kemi vendosur panele diellore neper shkolla stacione zjarrfikesish rrethinat e policise dhe ndertesa te tjera. Persa i perket teknologjise se gjelber qeveria e Nju Jorkut mendoj se po udheheq me shembullin e vet. Me ne po bashkohen perhere e me teper disa kompani te sektorit privat.

Nje nga keto kompani eshte River 2 - River Reality e cila ka ne pronesi disa objekte luksoze te Manhatenit. Presidenti i kompanise Dan Neiditch shfrytezoi stimujt bujare nga taksat shtetesore dhe ato federale per te instaluar panele diellore ne taracat e kompleksit te tij te apartamenteve me 47 kate ne qender te Manhatenit.

Ne jemi nje nga ndertesat me te larta ne SHBA qe ka vendosur panele diellore ne cati. Ne u kompensuam per me teper se 50 per qind te shpenzimeve te projektit. Fatura e energjise elektrike na u pakesua me 20 per qind nga koha kur vendosem panelet vitin e kaluar. Na pelqen shume kjo ashtu sikurse edhe fakti se eshte dicka e mire per mjedisin. Ky projekt ndihmon per te shpetuar planetin dhe njekohesisht kursen parate tona.

Neidich thote se panelet diellore te nderteses po ashtu kane terhequr kliente te pasur te cilet duan te jetojne duke shfrytezuar energjine e paster.

Disa njerez duan se tepermi te banojne ne nje ndertese si e jona dhe ka shume pak prej tyre tani per tani. Por mendoj se me kalimin e kohes ndersa teknologjia permiresohet prirja do te jete me teper ne kete drejtim. Mendoj se cdo ndertese ne Manhaten duhet te vendose panale diellore ne tarace.

Por jo te gjitha panelet diellore duhen vendosur mbi cati. Carlos Berger i kompanise se energjise alternative Voltaic Solaire ne lagjen e Brooklyn-it kohet e fundit i veshi fasadat e nje ndertese me nje shtrese te holle filmi te quajtur qeliza diellore. Kjo shtrese perbehet nga nje material me baze silikoni e cila mund te jete plotesisht transparente.

Drita deperton permes ketij materiali dhe njekohesisht prodhon energji elektrike.

Prirja per energjine diellore po pershpejtohet thote Jack Hidary bashkekrijues i kompanise Samba Energy qe ofron programe komjuterike dhe sherbime per energjine e paster. Ai thote se te dhenat tregojne se instalimet e paneleve diellore ne SHBA jane dhjetefishuar qe nga viti 2009 dhe kjo e ul vazhdimisht cmimin me zhvillimin e teknologjise eficente dhe teknikave te instalimit. Ai thekson se qeliza diellore qe ka instaluar i vellai ne shtepine e tij grumbullon me teper energji nga sa mund te perdore familja e tij.

Metri elektrik i shtepise se tij ne Brooklyn punon ne drejtim te kundert sepse familja e vellait tim merr kredi per elektricitetin e tepert qe prodhon qe ja shesin pastaj kompanise se energjise. Prandaj kjo shtepi per nje vit nuk shpenzoi asnje dollar per energjine. Jam shume i lumtur per kete. Njerezit bizneset kursejne para permes energjise diellore dhe njekohesisht ata mbrojne mjedisin nga ndotja.

Me te vertete clirimi i gazeve ndotese nga uzinat qe perdorin qymyrin si burim energjie perben nje rrezik per shendetit. Njujorkezet jane amerikanet me me teper semundje te astmes dhe me probleme te tjera te frymemarrjes se sa mesatarja kombetare. Jack Hidary mendon se perdorimi i energjise diellore mund te ndihmoje edhe ne kete aspekt.

Duke instaluar me teper panele diellore ne mund te fillojme te pakesojme sasine e qymyrit qe djegim prandja ndotja do te jete me e vogel dhe kjo do ndikoje tek permiresimi i shendetit te njerezve.

Dhe shton ai drita e diellit nuk mungon kurre

Ne fund te fundit ka me teper diell energji diellore qe godet ne nje ore pjesen e Tokes te Planetit tone se sa njerezit tani 7 miliarde vete perdorin ne vit. Pa dyshim Dielli ka per tu bere burimi i energjise per kete planet. Dhe ne do te perdorim pikerisht energjine e tij ne te ardhmen. Prandaj duhet ta pranojme kete fakt dhe te ecim pa humbur kohe drejt se ardhmes.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Zėri i Amerikės

Publikuar nga: Zėri i Amerikės

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos