Nje zyrtar i Grupit te Krizave thote se situata ne Veri te Kosoves eshte e rrezikshme

Nje zyrtar i Grupit te Krizave thote se situata ne Veri te Kosoves eshte e rrezikshme dhe se asnje alternative nuk duhet perjashtuar per zgjidhjen e saj. Marko Prelec Drejtor i Projektit te Ballkanit shton se eshte urgjente qe Prishtina dhe Beogradi te diskutojne per marredheniet mes tyre dhe veriun dhe se perfaqesuesit e veriut duhet te perfshihen ne cdo lloj diskutimi per fatin e tyre. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me zotin Prelec

Zeri i Amerikes Zoti Prelec si do ta vleresonit situaten ne Kosove

Marko Prelec Situata eshte shume e rrezikshme. Qeveria ne Kosove ndjehet se nuk eshte ne gjendje dhe ne fakt nuk eshte ne gjendje qe te garantoje sigurine e qytetareve te saj sidomos te qytetareve shqiptare ne pjesen veriore te vendit te kontrolluar nga serbet. Dhe kjo situate po krijon nje presion ndaj qeverise qe duket pothuasje i paperballueshem si nga popullata media dhe opozita. Dhe ka nje presion te madh per ta pothuasje nje tundim per te vepruar ne nje menyre qe do ta acaronte situaten. Te gjitha zerat per nje tjeter 25 korrik jane nje shenje e rrezikshme dhe mendoj se tregon se ne nuk duhet te lejojme qe situata ne veri te mbetet e pazgjidhur pergjithmone. Prandaj eshte urgjente qe qeverite e Serbise dhe Kosoves te flasin per marredheniet e tyre per shume ceshtje perfshire edhe veriun sepse keto ceshtje jane te pandashme. Mendoj se ka nje vullnet nga ana e Beogradit per te folur per zbatimin e planit Ahtisaari dhe ekziston vullneti ne Prishtine per te diskutuar pertej planit Ahtisaari dhe per te ofruar disa privilegje te tjera per veriun por te dyja keto jane te kushtezuara nga ato qe secila nga palet do qe te marre nga tjetra. Konkretisht qe Prishtina te pranoje te flase per nje status te vecante per Veriun asaj do ti duhet te shohe qe Beogradi ka vullnetin te normalizoje marredheniet dhe te ndermarre hapa drejt njohjes. Pra ka nevoje per nje dialog politik. Do te jete fillimi i nje procesi te gjate por duhet filluar tani.

Zeri i Amerikes A mendoni se keto diskutime duhet te jene pjese e dialogut ekzistues mes Prishtine dhe Beogradit apo duhet te kete nje proces tjeter te ri

Marko Prelec Sigurisht qe dialogu duhet te vazhdoje por duhet te shkojme edhe me tej. Pyetjet e medha politike te marredhenies mes Serbise dhe Kosoves si dy shtete cvend ze Veriu i Kosoves ne Kosove keto ceshtje jane shume te medha per tu trajtuar ne nje dialog teknik. Deri tani ne kete dialog palet benin sikur flisnin per ceshtje teknike por ne fakt nxiteshin te flisnin per gjera te tjera. Palet duhet te ndalojne te bejne sikur dhe te kene nje mundesi te flasin hapur per ceshtjet qe i ndajne dhe te gjejne nje zgjidhje. shte ceshtje ekzistenciale per te dyja shtetet. Serbia do te hase pengesa te medha ne rrugen drejt Bashkimit Evropian nese nuk perballet me ceshtjen e Kosoves dhe Kosova i ka keto pengesa ne rrugen e saj drejt integrimit ne komunitetin evropian.

Zeri i Amerikes Cila do te ishte zgjidhja reale Here pas here ka zera te ndryshme per nje status te vecante si per shembull autonomi. Cila mendoni ju se do te ishte nje zgjidhje funksionale

Marko Prelec Po te shohesh ne shembujt qe paraqesin vendet evropiane ka shume te tille qe shkojne pertej planit Ahtisaari dhe qe jane miratuar nga vete shtetet pa ndonje presion nga jashte. Pra ka mjaft hapesire per te levizur per nje status te vecante. Por gjeja me e rendesishme qe mund te bejne faktoret e jashtem eshte te ndihmojne njerezit qe jetojne atje ta marrin vendimin vete. Nuk duhet te perjashtojme asnje alternative. Ky duhet te jete nje vendim i Prishtines dhe Beogradit.

Zeri i Amerikes A tregon vendimi i fundit nga serbet e veriut per ti mbajtur zgjedhjet pavaresisht nga vendimi i Beogradit per te mos ta bere nje gje te tille nje carje mes vete serbeve atyre ne Beograd dhe perfaqesuesve ne Veri te Kosoves

Marko Prelec Kjo carje ka qene e pranishme per nje fare kohe dhe ka kohe qe thellohet. Perfaqesuesit e partive me popullore ne veri te Kosoves nuk i takojne partive te koalicionit qeveritar ne Beograd dhe qe nga 25 korriku ka pasur nje thyerje te besimit nga te dyja palet dhe nuk po permiresohet.

Zeri i Amerikes Dhe ne keto kushte si mund te perfshihen serbet ne veri ne bisedimet per te ardhmen e asaj zone

Marko Prelec Sigurisht ata duhet te perfshihen ne cdo lloj dialogu per fatin e tyre. Por duhet te shmangen disa gabime. Ne Prishtine ka nje prirje per te zgjedhur sipas deshires se kush jane perfaqesues te pranueshem dhe kjo nuk duhet bere. Jane njerezit e nje territori te caktuar qe vendosin se kush duhet ti perfaqesoje jo dikush nga jashte. Po ashtu ka nje prirje ne Prishtine per te thene qe do te flasim me perfaqesuesit e Veriut por pa Beogradin sepse kjo eshte ceshtje e brendshme e Kosoves. Kjo mund te jete e vertete per Prishtinen por jo banoret e atjeshem qe e shohin veten si banore te Serbise. Ne Beograd ka nje prirje qe ti ftojne perfaqesuesit e Veriut ne bisedime por pastaj ti injorojne. Ka disa ceshtje per te cilat banoreve te Veriut nuk u takon te vendosin si per shembull kontrolli i kufirit ose sic e quan Beogradi vija ndareseĀ  do te percaktohet nga dy kryeqytetet por per menyren sesi do te qeverisen apo si do ti kene marredheniet me Beogradin dhe Prishtinen ata duhet te shfaqin qendrimin e tyre sepse ata do ti zbatojne masat dhe nese ata nuk bien dakord situata eshte e bllokuar.

Zeri i Amerikes Pas incidenteve te fundit a mendoni qe situata do te pershkallezohet

Marko Prelec Situata po pershkallezohet dhe do te vazhdoje keshtu nese nuk merren hapa per ta qetesuar. Mendoj se nuk ekziston vullneti per ta bere kete derisa te mbahen zgjedhjet serbe dhe mendoj se ky eshte gabim. Nuk dua te shoh njerez te humbin jeten nga mungesa e vullnetit per tu marre me keto ceshtje gjate nje fushate zgjedhjesh. Por sigurisht pas zgjedhjeve duhet marre masa urgjente per te qetesuar situaten ne terren.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Zėri i Amerikės

Publikuar nga: Zėri i Amerikės

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos