Rexhepi,Gnesa: Zvicra, mbėshtetje pėr tė riatdhesuarit

Arritjet e Kosovës në fushat e ri-pranimit dhe ri-integrimit të personave të riatdhesuar, sfidat dhe planet e Qeverisë në avancimin e kësaj axhende, ende shumë të rëndësishme për vendin, këto ishin çështjet për të cilat u bisedua në takimin e ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi, me Ambasadorin Special për çështje të Migrimit të Zvicrës, Eduard Gnesa.
 

Ministri Rexhepi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një fond të veçantë për të ndihmuar personat që riatdhesohen në Kosovë nga shtetet e perëndimit, në mënyrë që sistematizimi i tyre të jetë sa më i lehtë. Ai tha se deri më tani ri-integrimi i personave të riatdhesuar ka shkuar sipas parashikimeve dhe se po përmbushen të gjitha obligimet ndërkombëtare në këtë fushë, thuhet në kumtesën e lëshuar nga ky takim.
 

Ambasadori Special për çështje të Migrimit të Zvicrës, Eduard Gnesa, tha se Kosova edhe pse si shtet i ri është një model i mirë i zbatimit të marrëveshjeve me vendet evropiane për një ri-integrim të suksesshëm dhe ofroi mbështetjen e Qeverisë Zvicerane në mënyrë që të ketë një ri-integrim të qëndrueshëm të personave që ri-atdhesohen.
 

Bashkëbiseduesit u dakorduan që në të ardhëm të thellojnë bashkëpunimin në fushën e migracionit dhe theksuan nevojën e ngritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ora News

Publikuar nga: Ora News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos