Novi: Gramshi vlen tri pikė, sot Luftėtari fiton pėr tifozėt

Nga SOKRAT PAPADHOPULLI

Duhet tė bėjmė kujdes nga ekipet e ashtuqujtura tė vogla. Tashmė nė ēdo ndeshje luajmė pėr fitore pėr tė mbyllur me sukses misionin superligė si kampionė

Luftėtari sot, nė pėrballjen me Gramshin, qė do tė zhvillojė nė shtėpi, nuk do tė ketė mbėshtetjen e tifozėve tė vet, ndaj kjo ėshtė njė arsye mė shumė pėr tė fituar. Vijmė pas fitores sė merituar me Ilirinė, kėsisoj edhe sot kemi si objektiv primar tri pikėt. Ju jeni vetė dėshmitarė okularė tė ngjarjeve qė po pėrjetojmė nė kėtė fundsezoni, teksa kampionati sa vjen e po bėhet gjithnjė mė i fortė, duke hyrė nė njė fazė interesante.

Fundi i garės po e bėn kėtė sezon futbollistik shumė intrigues, ndaj sot nuk ka asnjė alternativė tjetėr veēse fitores pėr Luftėtarin. Si ēdo skuadėr qė lufton pėr tė arritur objektivin e saj, edhe ne jemi tė  vendosur pėr tė pėrmbushur mision e fillimsezonit, rikthimin nė superligė. Skuadra jonė ėshtė mė e mobilizuar se kurrė, pasi ėshtė ky ekipi qė na ndėshkoi nė fazėn e parė, duke na shkaktuar humbjen e dytė nė transfertė.

Nė kėtė pėrballje skuadra ėshtė e kompletuar, pasi nuk kemi lojtarė tė penalizuar, – pohoi fillimisht pėr Sportin shqiptar ndihmėsi i Dedes nė pankinėn bluzi, Neritan Novi.

Kėshilla Novi ka qenė njė nga lojtarėt mė tė dalluar qė ka nxjerrė nė dy dekadat e fundit shkolla gjirokastrite. Ai ėshtė aktivizuar me Luftėtarin nė superligė dhe kategorinė e parė, por edhe nė skuadra tė njohura, si Bylisi, Tomori, Besa etj., nė elitėn e futbollit shqiptar. Kėtė eksperiencė ai kėrkon ta vėrė nė shėrbim edhe tė lojtarėve gjirokastritė.

Ndaj ai jep kėshilla pėr skuadrėn: Duhet tė tregohemi tė kujdesshėm nė veprimet mbrojtėse, si dhe sulmuese, pasi tė ashtquajturat skuadra tė vogla tė befasojnė nė transferta. Pėr skuadrėn tonė drita jeshile e rikthimit nė superligė ėshtė njė semafor i hapur, gjithnjė nėse nuk gabojmė nė javėt e mbetura, – pėrfundoi zv.trajneri Novi.

Pėrgatitjet Seancėn e fundit stėrvitore Luftėtari e zhvilloi nė pallatin e sportit, duke u dhėnė kėshtu fund pėrgatitjeve anti-Gramshi. Me kontigjentin mė tė mirė bluzinjtė do tė zbresin sot nė fushėn e lojės ndaj gramshiotėve me synim marrjen e tri pikėve pėr tė mos e lėshuar vendin e parė.

Edhe pse sportdashėsit vendės do ta ndjekin sfidėn e sotme nga kangjellat dhe pallatet pėrreth, pėr tė tjerėt nė Gjirokastėr duket se ka menduar televizoni lokal Alpo, i cili do ta pėrcjellė live kėtė takim.

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Sporti Shqiptar

Publikuar nga: Sporti Shqiptar

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos