Greqia kthen nė kufi gjyqtarėt e prokurorėt qė dėnuan kreun e OMONIA-s

Kryetarja e Gjykatės sė Apelit tė Korēės, Entela Prifti

Shpėton vetėm gjykatėsi qė votoi pafajėsinė. Grekėt: Jeni rrezik pėr rendin kushtetues.

Bllokohen nė Kapshticė gjyqtarėt e prokurorėt e Boboshticės

Hakmarrje kolektive pėrfaqėsuesve tė Drejtėsisė nė Korēė pėr dėnimin me burg tė kreut tė OMONIA-s, Naum Disho. Asnjė pikė kufitare me Greqinė nuk lejon kalimin nė shtetin fqinj tė gjyqtarėve tė Shkallės sė Parė, tė Apelit apo prokurorėve tė kėsaj ēėshtjeje. Njė listė e zezė me emrat e tyre ndodhet nė duart e kontrollorėve grekė prej vitit tė shkuar, por ky fakt ėshtė nxjerrė nė dritė vetėm pas bllokimeve qė u janė bėrė pėrfaqėsuesve shqiptarė tė Drejtėsisė. Rrezik pėr rendin kushtetues tė Greqisė, ka qenė argumenti i kufitarėve grekė, tė cilėt kanė shpallur tė padėshiruar gjyqtarėt dhe prokurorėt e Korēės, duke shkaktuar skandalin e radhės nė marrėdhėniet mes dy vendeve. Tė parėt qė janė pėrballur me kėtė dėnim pėr shkak tė detyrės kanė qenė gjyqtarėt, mes tyre vetė kryetarja e Gjykatės sė Apelit tė Korēės, Entela Prifti, gjyqtarja tjetėr e Apelit, Brunilda Malo, si dhe pėrfaqėsuesja e trupit gjykues nė Shkallėn e Parė tė Korēės, Afėrdita Maho.
Kėtė fakt e konfirmon kryetarja e Gjykatės, Entela Prifti, e cila nuk ka bėrė komente tė tjera pėr gazetėn, nė pritje tė ndjekjes sė rrugės institucionale. Nga burime tė brendshme nė Gjykatėn e Korēės mėsohet se vetė Prifti ėshtė pėrballur dy javė mė parė me kėtė situatė, pasi u bllokua nė pikėn kufitare tė Kapshticės. Bashkė me gjyqtaren Malo, ajo ka qenė pjesė e treshes sė trupit gjykues qė dha vendimin pėr Naum Dishon nė Apel, mė 10 janar tė kėtij viti, duke lėnė nė fuqi dėnimin me 1 vit heqje lirie me akuzėn e dhunimit tė varreve nė Boboshticė. Ndėrsa pasditen e sė hėnės, ndėshkimi ka qenė pėr gjyqtaren Afėrdita Maho, e cila mė 9 qershor tė vitit tė shkuar dha dėnimin e parė pėr Naum Dishon, duke e shpallur zyrtarisht fajtor pėr ndėrtimin nė varrezat e Boboshticės nė Korēė. Bashkė me familjarėt e saj, Maho ka dashur tė kalojė pėr qėllime private nė Greqi, por pasi tė tjerėt kanė lėnė dokumentet dhe nuk u kanė nxjerrė probleme, gjatė kontrollit ka ngecur pasaporta e gjyqtares Maho. E njėjta skenė ėshtė paraqitur si dhe pėr rastin e dy kolegeve tė saj tė Apelit. Njė fletė ku shėnoheshin nė greqisht dhe shqip motivet e refuzimit tė hyrjes nė Greqi, u ėshtė paraqitur atyre, ndėrsa ėshtė vėnė kryqi nė vendin ku citohej se personi paraqet rrezikshmėri, pasi cenon rendin kushtetues tė shtetit grek. Nė kėtė mėnyrė ėshtė bėrė kthimi pas i gjyqtareve tė ēėshtjes sė Naum Dishos. I vetmi qė i ka shpėtuar dėnimit ka qenė gjyqtari i Apelit, Stavri Kallēo, i cili nė janar tė kėtij viti dha vendimin e tij pėr ta shpallur tė pafajshėm kreun e organizatės OMONIA nė Korēė. Kallēo ka qenė kreu i treshes sė trupit gjykues nė Apel, bashkė me Priftin dhe Malon. Nė seancėn e datės 10 janar 2012, njė votė e Kallēos ka qenė pėr pafajėsinė e Dishos, ndėrsa anėtaret e tjera tė trupit gjykues kanė votuar pėr dėnimin e kreut tė OMONIA-s. Vendimi ka qenė pėrcaktues pėr fatin e Dishos, i cili nga ai moment ėshtė person nė kėrkim nga Policia e Korēės.
E njėjta situatė nė kufi deklarohet se ėshtė dhe pėr prokurorėt qė kanė ndjekur ēėshtjen Boboshtica, ndonėse nuk ka tė dhėna nėse ata kanė tentuar tė kalojnė kufirin pėr nė Greqi gjatė kėsaj kohe. Ajo qė pohohet nga burimet ėshtė se lista ekziston nė pikat kufitare me emrat e pėrfaqėsuesve tė Drejtėsisė, tė cilėt po ndėshkohen kolektivisht pse kryen detyrėn, tė argumentuar sipas fakteve dhe denoncimit tė vetė banorėve tė fshatit Boboshticė.

Arrestimi
Pak ditė pas vendimit tė Gjykatės sė Apelit, Policia e Korēės shpalli Naum Dishon person nė kėrkim. Me gjithė kėrkimet qė janė kryer pėr arrestimin e kreut tė organizatės OMONIA nė Korēė, ai nuk ėshtė gjetur pėr tu ballafaquar me Drejtėsinė. Aktualisht, ēėshtja e arrestit tė Dishos ka kaluar disa shkallė dhe tashmė ndodhet nė Gjykatėn e Lartė, bashkė me dosjen e dėnimit tė tij me 1 vit burg. Nga ana e Dishos kėrkohet pafajėsi, duke pretenduar se nuk ka kryer asnjė shkelje.

Lista
Precedentėt e krijuar sė fundit nė kufirin grek, duke bllokuar pėrfaqėsuesit e Drejtėsisė shqiptare hedh dyshimet pėr ekzistencėn prej muajsh tė njė liste me emrat e tyre. Tri rastet e gjyqtareve e konfirmojnė kėtė fakt. Vetė ato nuk kanė bėrė deklarata publike, nė pritje pėr ta zgjidhur nė mėnyrė institucionale kėtė problem. Gazeta i siguroi nė rrugė jozyrtare kėto tė dhėna, duke e cilėsuar si akt tė paprecedent, sidomos nė kushtet e dy shteteve demokratike.

Varret e Boboshticės, banorėt e fshatit denoncuan skandalin

Kreu i OMONIA-s, Naum Disho

KORĒE Skandali i varreve tė Boboshticės shpėrtheu nė vitin 2010, kur nė varrezat e kėtij fshati, nga organizata OMONIA e Korēės, drejtuar nga Naum Disho, u urdhėrua ndėrtimi i njė memoriali nė nder tė ushtarėve grekė tė rėnė nė fillim tė shek. XX. Vetė banorėt e zonės denoncuan rastin, pasi sipas tyre, punėtorėt e paguar pėr ndėrtimin e memorialit kishin hedhur beton, duke zėnė pėrfund varret e vjetra tė banorėve, madje sipas tyre, gjatė punimeve ishin nxjerrė nė sipėrfaqe eshtra tė vdekurish. Pas denoncimit, nisėn hetimet dhe Prokuroria e Korēės ngriti akuzė pėr dhunimin e varreve tė vjetra tė Boboshticės pėr tre persona: kreun e OMONIA-s, Naum Disho, si dhe dy punėtorėt Alqi Koroveshi dhe Luan Zaēe. Nga kryerja e kėtyre punimeve dhe konkretisht nga hedhja e njė sasie prej 58 m2 beton nė pjesėn ku ndodhet njė kryq betoni, duke zgjeruar bazamentin e kėtij kryqi, nga ku u krijua njė rrugicė midis kryqit dhe vendit ku ėshtė kambana, si dhe nga ndėrtimi i shkallėve, janė dhunuar disa prej varreve tė kėtij fshati, tė cilat janė gėrmuar dhe mė pas mbuluar nga betoni, ishte argumenti i Prokurorisė kur dorėzoi ēėshtjen nė gjyq, nė nėntor tė vitit 2010. Ndaj tre personave rėndoi akuza e ndėrtimit tė paligjshėm, kryer nė bashkėpunim dhe dhunimit tė varreve, kryer nė bashkėpunim. Kjo ēėshtje, me reagimet e forta nga organizata OMONIA, vazhdoi deri nė vendimin e datės 9 qershor 2011. Prokuroria kėrkoi dėnimin me dy vjet tė Naum Dishos dhe 6 muaj burg me kusht pėr dy punėtorėt. Nė fund tė seancės, gjyqtarja Afėrdita Maho vendosi dėnimin me 1 vit heqje lirie pėr Dishon dhe 6 muaj pėr dy punėtorėt. Pas apelimit tė ēėshtjes, mė 10 janar 2012, Gjykata e Apelit la nė fuqi tė njėjtėn masė pėr tė akuzuarit, duke marrė vendimi tė formės sė prerė, dhe Naum Disho u shpall person nė kėrkim.

KORĒE/ ELIDA DOMI

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos