Demografia ekonomike dhe kriza e pensioneve

ANASTAS ANGJELI

Nuk ishte aspak e rastit nisma, disa vite mė parė, drejtuar nga nobelisti Joseph Stigliz e Amartya Sen, dhe e njė grupi ekonomistėsh, ekspertėsh mė nė zė, pėr rishikimin e treguesve qė mbahen nė konsideratė pėr nivelin e zhvillimit ekonomik tė njė vendi, veē atyre – treguesve makroekonomikė – nė tė cilėt bazohemi edhe sot. Qėllimi ishte, dhe tani ėshtė plotėsisht i qartė. Tė dhėnat ekonomike tė bėhen mė tė kuptueshme dhe mė tė plota pėr publikun dhe mė tė  pėrshtatshme pėr politikėbėrėsit kur flasin…. Kjo kėrkonte dhe kėrkon reflektimin dhe mbajtjen parasysh tė disa treguesve dhe faktorėve tė tillė, si: cilėsia e jetės (mirėqenie apo varfėri, ndikimi dhe lidhjet e demografisė ekonomike nė kėto fenomene) dhe degradimin ambiental. Natyrisht, gama e problematikės pėr ketė ēėshtje ėshtė shumė e gjerė dhe komplekse. Por, gjithsesi, domosdoshmėria e bashkėrendimit tė proceseve dhe treguesve demografikė me gjendjen dhe ecurinė ekonomiko-financiare tė ēdo vendi, tashmė nuk mund tė anashkalohet mė. Pikėrisht kjo ka mundėsuar lindjen dhe zhvillimin e njė dege tė veēantė tė demografisė, tė quajtur demografia ekonomike, e cila ėshtė dhe po zhvillohet edhe nė vendin tonė. Shumė tregues demografikė, si numri i popullsisė, ritmet e rritjes sė saj, struktura nga pikėpamja e moshės e shpėrndarjes territoriale dhe njė seri treguesish tė tjerė, kanė rėndėsi jo vetėm pėr fuqinė politike dhe ushtarake tė ēdo vendi, por dhe pėr sigurimin e ritmeve tė nevojshme tė rritjes ekonomike tė tij, ritmin e rritjes sė prodhimit e tė konsumit, pėr mundėsitė e kursimit e tė investimeve qė garantojnė shtimin e punėsimit, pėr ecurinė e tė ardhurave e tė shpenzimeve tė buxhetit dhe mundėsitė e pėrballimit tė nevojave tė popullsisė nė fushėn e kujdesit shėndetėsor, tė pensionimit dhe tė mirėqenies nė pėrgjithėsi. Proceset demografike tė botės, tė rajoneve e tė vendeve tė veēanta kanė qenė gjithmonė kaq tė rėndėsishme pėr njerėzimin, saqė studimi i tyre ėshtė lidhur ngushtė me vetė mbijetesėn e njerėzimit. Ėshtė kjo arsyeja qė sot, nė kėtė kuadėr, pse jo dhe mė gjerė, veē rrezikut dhe pasojave qė po pėrjeton ekonomia globale nga kriza e borxheve sovrane dhe evazioni fiskal, po konsiderohet mė mirė, njė rrezik i ri financiar qė po kėrcėnon stabilitetin financiar nė botė. Dhe ky ėshtė…
NENVLERĖSIMI I SHTIMIT TĖ JETĖGJATĖSISĖ DHE RREZIKU FINANCIAR I TIJ – KRIZA E PENSIONEVE
Tė dhėnat e bėra publike ditėt e fundit, nga studimi mbi stabilitetin financiar nė botė, i kryer nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) dhe nga disa qendra studimore evropiane (qendra e studimeve pėr kontratat e pėrgjithshme tė pensioneve, tė Universitetit Freiburg),   nxjerrin nė pah se rritja e jetėgjatėsisė ėshtė nėnvlerėsuar vazhdimisht nė projeksionet demografike dhe se …. rreziku financiar qė pėrfaqėson shtimi i jetėgjatėsisė ėshtė i nėnvlerėsuar dhe ndoshta do tė peshojė rėndė mbi llogaritė publike tė vendeve tė zhvilluara…. Dhe kjo ėshtė e lidhur drejtpėrsėdrejti me atė qė tashmė po fillon tė njihet me emrin kriza e pensioneve. Hipotezat e bėra zakonisht pėr vlerėsimin e angazhimeve tė pensioneve mund tė mos marrin nė konsideratė nė mėnyrė tė pėrshtatshme zhvillimin e ardhshėm tė jetėgjatėsisė, shkruhet nė raportin e fundit tė FMN-sė. Ndėrsa pėrpjekjet e vendeve tė eurozonės pėr tė pėrballuar krizėn e borxheve dhe pėr tė zbatuar Platformėn europiane kundėr varfėrisė dhe papunėsisė, po shumėfishohen, kėrcėnimi i krizės sė pensioneve ka trokitur dhe po bėhet shqetėsues jo vetėm nė vendet e Europės, por edhe nė vendet nė tranzicion dhe tė rajonit tonė. Pra, njė problem europian mė i madh se kriza e borxheve po del nė sipėrfaqe dhe po kėrcėnon dukshėm dhe fort eurozonėn. Ky ėshtė problemi qė lidhet me fondet shtetėrore tė pensioneve. Tė dhėnat tregojnė se nė 19 vende tė BE-sė, detyrimi rezulton mbi 39 trilionė euro. Sipas llogaritjeve, kėrcėnimi nga kriza e pensioneve ėshtė gati pesė herė mė i madh se ai i krizės sė borxheve.
Kėshtu, vetėm pėr Gjermaninė, kjo shumė llogaritet rreth 7,6 trilionė euro dhe pėr Francėn 6,7 trilionė, apo rreth 47% e totalit tė detyrimeve tė eurozonės. Lindjet e qėndrueshme apo nė rėnie, por edhe rritja e jetėgjatėsisė, shtojnė presionet duke rėnduar kuadrin, ku pėrqindja e prodhimit tė destinuar pėr pensionet e vendosura duhet tė arrijė nė 14% nė vitin 2060. Me plakjen e popullsisė, analistėt mendojnė se rritja e moshės sė daljes nė pension dhe pėrfitimet e ulėta duhet tė jenė pjesė e ēdo pakete pėr ta mbajtur eurozonėn tė bashkuar. Europa ka pėrqindjen mė tė lartė tė personave me moshėn mė tė madhe mbi tė 60-at, nga tė gjitha vendet e tjera tė botės, dhe sipas raportit tė OKB-sė, pėrqindja do tė rritet nė rreth 35% brenda vitit 2050, nga 22% qė ishte nė 2009-n. Edhe sipas njė studimi tė OECD-sė, numri i personave mbi 65 vjeē nė 34 vende anėtare, parashikohet tė shkojė nė 350 milionė nė 2050-n, nga 85 milionė nė vitin 1970. Rritja e jetėgjatėsisė nė Europė po shtohet me njė ritėm me pesė orė nė ditė, thonė studimet. Qeveritė dhe kompanitė europiane kanė ndėrmarrė masa pėr zvogėlim tė shpenzimeve me hartuesit e politikave, duke rritur moshėn e daljes nė pension, kryesisht vendet si Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Britania e Madhe.
Qeveritė dhe drejtuesit e pensioneve mbėshtetėn nė rritjen ekonomike pėr tė mbrojtur premtimet e bėra. Por, nėse ekonomia nė eurozonė rritet shumė ngadalė pėr tė shtuar arkat publike dhe private, planet e daljes nė pension mund tė bėhen tė papėrballueshme. Fondet private tė pensioneve janė nėn presion edhe nga normat bazė tė referimit tė euros, tė cilat janė nė nivelet mė tė ulėta qė nga dalja e euros. Norma tė ulėta tė interesit do tė thotė se planet pėr pensionet duhet tė gjejnė mė shumė burime pėr tė arritur projektet e tyre tė pagave nė periudha afatgjata.
RREZIKU NGA KRIZA E PENSIONEVE NE SHQIPĖRI
Edhe ekonomia shqiptare, tashmė e ndodhur nėn ndikimin dhe presionin e krizės globale dhe veēanėrisht tė eurozonės, ėshtė nėn kėrcėnimin e trefishtė jo vetėm tė krizės sė borxheve dhe tė evazionit fiskal, por edhe tė krizės sė pensioneve (buxheti i sigurimeve shoqėrore). Sinjalet e qarta tė fillimit tė shfaqjes sė njė krize tė tillė edhe nė Shqipėri tashmė janė tė dukshme. Tė dhėnat e moshimit (jetėgjatėsisė) tė popullsisė sė vendit tonė provojnė se janė shumė tė pritshme nė dukje implikimet negative qė mund tė vijnė nė vitet e ardhshme nė stabilitetin financiar tė vendit, nėse ky fenomen nuk konsiderohet me vėmendje qė tani. Tė dhėnat pėr uljen e koeficientit tė lindjeve dhe rritjen e jetės mesatare nga viti 1955 deri nė vitin 2009, dėshmojnė se pesha specifike e popullsisė sė moshės 0-14 vjeē ėshtė ulur nga 38,8% nė 23,4% ose {-39,7%} dhe, nga ana tjetėr, ėshtė rritur pesha specifike e popullsisė tė grupmoshave 65 vjeē e lart nga 6,1% nė 9,4% ose {+ 54%}. Gjithashtu, nė qoftė se nė vitin 1955  raporti midis numrit tė grupit tė popullsisė (0-5 vjeē) dhe grupit tė popullsisė sė moshuar (65 vjeē e lart) ka qenė: 1,26 nė vitin 2009, ky raport ėshtė ulur nė 0,80. Kjo pėrbėn njė karakteristikė tė moshimit tė popullsisė nė pėrgjithėsi dhe studiuesit e konsiderojnė si njė sfidė pėr shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi,Ne ketė sfide tani po pėrfshihet edhe Shqipėria.. Natyrisht, duke analizuar me kujdes procesin e moshimit (jetėgjatėsisė nė shtim tė popullsisė) nė vendin tonė, megjithėse ende kjo dukuri nuk ėshtė nė kufirin kritik tė saj, ritmet e pėrshpejtimit nė vitet e fundit paralajmėrojnė pėr njė kėrcėnim shqetėsues, nė rritje tė shpejtė. Pėrkeqėsimi i treguesit tė strukturės sė popullsisė sė Shqipėrisė, nga pikėpamja e moshės, ėshtė rezultat i ndikimit tė disa faktorėve qė lidhen jo vetėm me dukuri

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos