E pabesueshme!

EDMOND TUPJA

Anipse i sigurt se nuk do ta gjeja, e kėrkova fjalėn tangėrllėk nė Fjalorin e Gjuhės Shqipe (Tiranė, 2006). Ta pret mendja, nuk figuron atje ngaqė tingėllon si fjalė me prejardhje tė huaj, sidomos pėr shkak tė mbaresės -llėk (ndoshta turke apo, mė saktė, osmane). E kėrkova pėr tė verifikuar kuptimin e saj, sepse mė duket fjala mė e pėrshtatshme pėr tė karakterizuar dukurinė qė mė skandalizoi sė tepėrmi para disa ditėsh, tek mė zuri syri, nė njė emision lajmesh tė njė kanali televiziv tonin, njė kronikė tė pabesueshme dhe po aq tė neveritshme: Disa misionarė tė huaj, nordikė, ndoshta suedezė, kishin dalė e po pastronin nga plehrat shqiptare njė rrugė tė njė qyteti shqiptar thuajse jugor, por jo bregdetar. Ata pastronin dhe banorėt apo njerėzit aty pranė bėnin sehir si sehirxhinj tė pėrkryer, madje, mu duk sikur disa syresh gati kapardiseshin duke buzėqeshur lehtė me qesėndi. Dhe menjėherė mu kujtua njė episod fort i ngjashėm, por po aq karakteristik, i njė mendėsie qė tė ngjall krupė e mė keq akoma: disa vite mė parė, nė njė qytet shqiptar jugor, bregdetar kėsaj radhe, disa tė huaj, ndoshta misionarė, ndoshta italianė nga pamja, po pastronin edhe ata njė shesh apo rrugė; banorėt apo kalimtarėt bėnin sehir, por duke u treguar vėrtet cinikė: kur ndonjė misionar nuk e vinte re ndonjė shishe plastike apo qese me plehra tė hedhur nė njė qoshe diku pranė, sehirxhinjtė ia tregonin e i thoshin, nė gjuhė tė huaj, natyrisht: Hej, ke harruar edhe ato aty, majtas, djathtas, anash, para, prapa, pak mė poshtė, pak mė lart… Merre, merre, tė lumtė!.
Tė dyja kėto skena, po e pėrsėris, tė ne-ve-rit-shme, qelbeshin erė tangėrllėk! Pėrsėritja e sė njėjtės skenė pas kaq vitesh, mė bėn tė mendoj se ky lloj tangėrllėku, tė cilin njė ndjenjė zemėrate pa kufi ndaj bashkatdhetarėve tė mi mė shtyn ta cilėsoj si tangėrllėk orangutangu me tanga, paska marrė, ose, nė rastin mė tė mirė, qenka duke marrė, me shumė gjasė, tipare kombėtare. Kjo bindje po mė forcohet, pėrforcohet e stėrforcohet nga dita nė ditė, tek bredh maleve, kodrave, fushave, buzė lumenjve e nė breg tė detit, ku gėlojnė madhėrishėm, siē e kam shkruar kėto kohėt e fundit, plehra nga mė tė larmishmet, tė tė gjitha pėrmasave, formave, ngjyrave e kutėrbimeve.
Sidoqoftė, dy skenat e mėsipėrme mė kujtuan njė tė tretė, tė cilėn para mė shumė se 15 vjetėve ma tregoi njė ish-studenti im serioz e i ndershėm, qė punonte asokohe si pėrkthyes pranė njė fondacioni bamirės nga njė vend perėndimor europian po aq malor sa i yni: Nė njė rreth jo fort larg Tiranės, mė saktė nė njė fshat, banorėt, mė saktė gratė, motrat e bijat e tyre shkonin e mbushnin ujė njė orė e gjysmė larg dhe po kaq kohė u duhej pėr tu kthyer (sepse tė shkretėve burra do tu derdhej uji rrugės ngaqė Perėndia nuk i paska projektuar e realizuar pėr punė tė tilla tė lavdishme!). Tė shkretat gra, motra e bija, shpirti ua dinte se ēvuanin. Por ja qė, falė kėmbėnguljes e kėrkimeve tė fondacionit nė fjalė, u zbulua se nėntoka e fshatit ishte e pasur me ujė. Menjėherė, gjithnjė falė bujarisė sė fondacionit, filluan punimet dhe pas disa muajsh nė fshat ēdo familje kishte ujė katėr a pesė orė nė ditė. Gratė e fshatit u ēliruan kėshtu nga njė barrė e tmerrshme! Por nuk vonoi dhe nisėn problemet: sė pari, fshatarėt nuk pranonin tė paguanin faturat e energjisė elektrike tė harxhuar nga impianti pėr ta thithur e shpėrndarė ujin; sė dyti, siē mund tė pritej, u thyen vetvetiu xhamat e ujėmatėsve, sė treti, u prishėn vetvetiu ujėmatėsit, sė katėrti, … sė katėrti erdhi vetvetiu viti i mbrapshtė 1997 dhe i tėrė impianti u plaēkit. Kur kryetari i fondacionit erdhi dhe vuri re ēi kishin bėrė vetė banorėt e fshatit impiantit tė tyre, qė u kishte lehtėsuar jetėn, ia plasi tė qarit jo vetėm pėr atė ēka i panė sytė, por edhe pėr gratė e shkreta qė kishin rifilluar tė bėnin tri orė rrugė nė ditė pėr tė mbushur ujė te burimi i largėt. Pastaj, me ta mbledhur veten, kėrkoi njė takim me fshatarėt mosmirėnjohės, tė cilėt erdhėn dhe e dėgjuan pa bėrė zė tė shpaloste tėrė zhgėnjimin e tij mė tė thellė. Nė mbyllje tė fjalės sė vet, i huaji u tha atyre vetėm njė frazė duke i kėrkuar pėrkthyesit, pra, ish-studentit tim serioz e tė ndershėm, qė tua pėrkthente fjalė pėr fjalė: Dis-leur quils sont nés dans la merde et que dans la merde ils mourront! (Thuaju qė kanė lindur nė m… dhe qė nė m… do tė vdesin!).
Unė nuk e di si do ta gjykojė tėrė kėtė histori tė dhi(mb)shme lexuesi i vėmendshėm e i paanshėm i rubrikės sime tė pėrjavshme (por sot tė pėrvajshme), por kam pėrshtypjen, gati-gati bindjen, se njė pjesė e konsiderueshme e bashkatdhetarėve tė mi, mbase, mjerisht, shumica e tyre, nėse vazhdojnė tė sillen siē e dėshmojnė tri episodet qė skicova mė lart, do tė tregojnė se sa aktuale qenka pėr ata, pėr ne tė gjithė, shprehja tangėrllėk orangutangu me tanga, ose, mė shqipēe: Dhi e zgjebosur dhe bishtin pėrpjetė!

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos