Kodi i ri i etikës, Vasili: Etika profesionale, bazë për sistemin shëndetësor

TIRANË- Sjellja e mjekut ndaj pacientëve, konfidencialiteti, sjellja e duhur profesionale, respektimi i të drejtës së pacientit për të zgjedhur mjekun, institucionin e mjekimit, si dhe për të qenë bashkëpjesëmarrës në vendimet klinike për trajtimin e tij, janë tashmë të sanksionuara në Kodin e Ri të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore.

Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, tha gjatë prezantimit të Kodit në Hotel 'Tirana International' se në këtë Kod përfshihen gjithashtu sjellja ndaj kolegëve dhe personelit tjetër mjekësor, sjellja e mjekut si pjesë e shoqërisë civile, apo dhe detyrimi i mjekut për të marrë pjesë në programet e Edukimit në Vazhdim, për të qenë i azhornuar dhe për të ruajtur aftësitë profesionale dhe për t’u angazhuar në proçeset e rivlerësimeve periodike të kompetencës dhe performancës së tij profesionale, akreditimit dhe liçensimit.

Dispozitat e këtij Kodi, sipas Abazajt, janë standarde të ushtrimit të profesionit përballë të cilave matet dhe vlerësohet kompetenca dhe performanca e çdo mjeku në veprimtarinë e tij.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, duke përgëzuar për hartimin e këtij Kodi të ri, tha se ai duhet të asimilohet plotësisht nga të gjitha nivelet.
“Një nga elementët thelbësore ku u përqendruam ishte krijimi i një raporti të ri etik të vërtetë ndërmjet klasës mjekësore dhe publikut të gjerë. Kemi trashëguar dhe kemi parë ndërtimin e një raporti të egër në momente të caktuara ndërmjet mjekëve dhe infermierëve apo dhe pjesës tjetër të personelit mjekësor dhe një publiku që besonte pak ndaj tyre, shpesh herë dhe në mënyrë të padrejtë”, tha Vasili.
(ma.ar/BalkanWeb)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos