Rrėfimi shokues i killerit tė Tiranės: 2 vrasje dhe dhjetėra grabitje nė kryeqytet, "qėlloja kėdo qė mė fyente dhe s’mė jepte lekėt"

30-03-2012 / Gazeta 55

++ Nishani: Lufta kundër krimit s’do njohë kompromis

++ Dëshmia para agjentëve të SHKB

++ Të afërmit mohojnë lidhjen familjare me vrasësin

Viktor Gushi, 37 vjeç, nga Patosi, është arrestuar me akuzën e vrasjes të arkëtares së “NBG Bank”, Leonora Kaloçi, 43 vjeçe, plagosjen e rojës Skënder Elmazi, 50 vjeç dhe po ashtu ekzekutimin e argjendarit Rrapo Sinanaj më 21 tetor 2011. Rreth orës 14:00, katër agjentë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë hyrë në garsonierën ku qëndronte i dyshuari, dhe pa i lënë asnjë mundësi reagimi i kanë vënë prangat.
Ka mbjellë terror për muaj e ditë të tëra në Tiranë me grabitjet e dhunshme “pa autor”, por më në fund dje ka rënë në pranga.

Dëshmia para agjentëve të SHKB
Vetëm pak minuta pas prangosjes në dhomën e tij pranë “Don Boskos”, Viktor Gushi ka treguar për dhjetëra krimet e tij në kryeqytet ku për realizimin e të cilave ka përdorur dy pistoleta, njëra i është gjetur në banesë, ndërsa tjetra, me të cilën po ashtu ka kryer të tjera krime, sipas dëshmisë së killerit, e ka hedhur në Lanë.
E nis dëshminë e tij i qetë pa ndjenjë përgjegjësie, si të thuash se ato punonjëset e subjekteve financiare si banka, filiale të postës, pika Exchange apo zyrat e arkëtimit të faturave të ujit dhe energjisë elektrike, e kishin për detyrë t’i “paguanin” paratë që ndodheshin në arkë. Seria-killeri Gushi shpjegon se vrasjet e tij kishin një motiv: “kush s’më jepte paratë e qëlloja”. “E qëllova rojen te banka se ishte i armatosur rëndë! Kur shkova të grabis argjendarinë, e urdhërova argjendarin të mos lëvizte nga vendi dhe të më jepte paratë, por ai nuk dëgjoi. Shkoi tek cepi i argjendarisë, ndërsa një dorë e mbante gjithmonë poshtë dhe unë e qëllova”, është shprehur 37-vjeçari duke shpjeguar vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj dhe plagosjen e rojës së bankës NBG, Skender Elmazi. “Vendet që do vidhja i studioja për rreth 1 muaj, shihja që të mos kishte kamera për rreth 300 metra. Ruhesha nga kamerat. Te Posta ajo më ofendoi, më tha maskara, ndaj e plagosa”- shprehet i dyshuari për plagosjen e një arkëtareje të posta shqiptare.
“Një pistoletë pasi kreva krimin e kam hedhur në lumin Lana, ka qenë një Zastava e vogël. Pistoletën TT e kam blerë tek rruga “Bardhyl”, 600 mijë lekë, e bleva me gjithë fishekë dhe tani s’kam më fishekë. Ndërsa pistoletën e parë e bleva tek Zogu i Ti, 250 mijë lekë”, ka thënë 37-vjeçari. Ndërsa vijoi: “Çdo punonjës banke, apo poste që refuzonte të më jepte paratë dhe aktivizonte alarmin e qëlloja”. 3 ditë më parë në një nga zonat më të populluara të Tiranës, 37-vjeçari Viktor Gushi qëlloi për vdekje shtetasen Leonora Kaloçi, gjatë tentativës për grabitjen e filialit të “NBG Bank” si dhe plagosi rojen e objektit, Skender Elmazi. Më 21 tetor të vitit të kaluar, Gushi qëlloi për vdekje argjendarin Rrapo Sinanaj, në tentativë për grabitjen e objektit. Gjakftohtësia e këtij vrasësi dhe mënyra se si ai asgjësonte viktimën e tij, e bëjnë atë një element të rrezikshëm për sigurinë dhe rendin publik në kryeqytet. Fakti që prej ditës së djeshme ndodhet pas hekurave të qelisë, dëshmon efikasitetin e strukturave të policisë së shtetit, por përsëri krimet e kryera ndër vite nga serial-killeri si grabitje, kanosje me armë, plagosje dhe deri tek 2 vrasjet e konfirmuara, janë po ashtu një mal akuzash që s’e shpëtojnë dot nga dënimi maksimal: “Burgim të përjetshëm”. 

Të afërmit mohojnë lidhjen familjare me vrasësin
Tmerri i Tiranës, ose vrasësi me profil të rrezikshëm psikologjik, i cili vetë ka pranuar se ka vrarë arkëtaren Leonora Kaloçi dhe pronarin e argjendarisë Rrapo Sinani, është edhe i dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitet 1995-1996 në Lagjen Dukas të qytetit të Patosit. Prej kësaj kohe, por edhe me bëmat e fundit të frikshme në Tiranë, të afërmit mohojnë lidhjen familjare me Viktor Gushin dhe familjen e tij. Banorët e lagjes Dukas thonë se emri i tij është bërë tmerri për ta nga vitet 1995-1996, kohë që përkon edhe me një vrasje aty, ku edhe pse dyshohej për Gushin, ngjarja mbeti e pazbardhur. Mësohet se menjëherë pas ngjarjes së rëndë të 16 viteve më parë, i dyshuari Gushi është larguar drejt Greqisë. Por edhe atje ka vazhduar me ritualet kriminale. Viktor Gushi u kap nga policia greke me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike dhe u dënua nga gjykata me 5 vite burg. Pasi ka kryer vitet e dënimit, Gushi është rikthyer në Shqipëri. Problemet sociale, divorci me bashkëshorten dhe “ndarja” nga familja e kthyen atë në një seria-killer me qendër në Tiranë.
Banorët e zonës që e kanë njohur 37 vjeçarin e arrestuar nuk pranojnë të flasin për të duke shprehur me gjeste opinionin që ndajnë për Viktor Gushin. Familja e 37 vjeçarit mësohet se jeton në Selanik të Greqisë dhe prej vitesh ka shkëputur çdo lidhje me Viktor Gushin.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani
“Dëshiroj të përcjell përgëzimin dhe vlerësimin për strukturat e policisë së Tiranës dhe të Vlorës për realizimin me sukses ditën e djeshme të dy operacioneve shumë të rëndësishme në ndalimin e disa seria - autorëve të disa veprave të rënda kriminale në Tiranë dhe në Vlorë. Gjithashtu dëshiroj të shpreh vlerësimin dhe falenderimin për strukturat e hetimit të krimit të organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët ofruan një investigim profesional në mbështetje të strukturave operacionale në Tiranë dhe në Vlorë, ofruan të gjithë infrastrukturën e nevojshme hetimore në grumbullimin, sistemimin dhe paraqitjen e provave të nevojshme për të dy këta serial autorë. Dëshiroj të shpreh vlerësimin dhe falenderimin për Laboratorin e Kriminalistikës, punonjësit e të cilit përveç një pune profesionale, por edhe në një kohë rekord, bënë të mundur evidentimin, ekzaminimin dhe paraqitjen e të gjitha provave të nevojshme për strukturat operacionale, të cilat më pas bënë të mundur ndalimin e këtyre autorëve. Gjithashtu dëshiroj t’u shpreh falenderimet disa qindra qytetarëve, të cilët ofruan gatishmërinë, por dhe bashkëpunimin e tyre për strukturat e Policisë së Shtetit në realizimin me sukses të këtyre operacioneve për goditjen e këtyre autorëve.
Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qytetarët shqiptarë se sa më shumë i sofistikuar që të bëhet krimi, sa më shumë e organizuar të bëhet veprimtaria e grupeve apo individëve kriminalë, aq më e fortë, aq më e papërkulur do të bëhet angazhimi dhe ndërhyrja e strukturave të Policisë së Shtetit për të garantuar drejtësinë para ligjit, për të garantuar rendin e sigurinë, për të garantuar që çdo autor, pavarësisht angazhimit të tij kriminal, i vetmi destinacion i tij do të jetë drejtësia.
Ju përfaqësuesve të medias ju falenderoj për prezencën si edhe për gjithë përcjelljen që i keni bërë padyshim të gjithë aktiviteteve të Policisë, jo vetëm në këtë rast, por gjatë të gjithë veprimtarisë së saj”.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos