Del Piero pikturon zikaltėrit

Futet ai nė fushė dhe ndryshon gjithēka. Aleks Del Piero vazhdon tė jetė njė lojtar i jashtėzakonshėm, paēka se nė mėnyrė krejt tė pakuptueshme trajneri nuk ka besuar shumė te “pinturikio”. Pas golit me kokė tė Kasares, kapiteni i Juventusit shėnoi golin e sigurisė, duke treguar edhe njė herė se koha nuk kalon pėr kėtė legjendė. Ndėrkohė lufta pėr vendin e tretė nė Serinė A ėshtė njė nga mė tė bukurat qė ėshtė zhvilluar ndonjėherė, dhe nė javėn e 29-tė pati emocione tė jashtėzakonshme pikėrisht nė ndeshjet e luajtura me kėtė synim. Me njė fitore tė vuajtur dhe tė arritur nė momentet e fundit, Lacio ia arriti ta ruante kėtė pozicion duke mposhtur 1-0 Kaljarin nė “Olimpiko”. Bardhekaltėrit e trajnerit Reja shėnuan nė minutėn e 88-tė me anė tė Diakites, njeriu nga i cili pritej mė pak ky gol, dhe me kėtė fitore arritėn nė kuotėn e 51 pikėve. Gaboi Napoli, i cili po fitonte ndaj Katanias nė “San Paolo”. Pas njė pjese tė parė pa gola, napolitanėt shėnuan dy herė radhazi me autorė golash Xhemailin nė 61′ dhe Kavanin, 6 minuta mė pas. Por, sicilianėt besuan dhe reaguan. Nė 74′, Spoli ngushtoi diferencėn, ndėrsa 5 minuta para fundit, barazimi erdhi falė golit tė Lanxafames. Rėndėsia e vendit tė tretė ėshtė e madhe, pasi ėshtė pozicioni i fundit qė dėrgon njė skuadėr tė Serisė A nė Ligėn e Kampionėve.

Nė fushė, Ujkani e Bogdani, jo Cana
Pėr sa u pėrket shqiptarėve qė aktivizohen nė Seria A, Samir Ujkani ishte pėr 90 minuta nė portė pėr Novarėn, duke shpėtuar edhe portėn e tij nga njė gol i sigurt nė minutėn e 71-tė tė lojės. Ndėrsa Erjon Bogdani luajti 10 minuta pėr Sienėn nė barazimin e marrė nė fushėn e Kievos (ish-skuadra e sulmuesit kuqezi). Ndėrkohė u pa pas mė shumė se dy muajsh edhe Lorik Cana te Lacio. Kapiteni kuqezi ishte nė pankinė, por nuk u aktivizua pėr asnjė minutė nga trajneri Edi Reja.

Seria A/ Rezultatet
Atalanta-Bolonja            2-0

Shėnues: Gabiadini 50′, Tiriboki 90′
Ēezena-Parma            2-2
Shėnues: Santana 47′, Del Nero 53′/ Flokari 40′, Paleta 62′
Kievo-Siena                1-1
Shėnues: Aēerbi 9′/ Destro 51′
Xhenoa-Fiorentina            2-2
Shėnues: Belushi 21′, Palasio 89′/ Montolivo 31′, Natali 69′
Lacio-Kaljari                1-0
Diakite 88′
Napoli-Katania            2-2
Shėnues: Xhemaili 61′, Kavani 67′/ Spoli 74′, Lanxafame 85′
Novara-Leēe                0-0
Juventus-Inter            2-0
Shėnues: Kaseres 57′, Del Piero 71′
Tė shtunėn
Milan-Roma                2-1
Shėnues: Ibrahimoviē 53′ (p), 83′/ Osvaldo 44′
Palermo-Udineze            1-1
Shėnues: Mikoli 31′/ Torje 84′

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos