Televizioni i Sali Berishės dhe njė thirrje opozitės

 Alban Dega / Nju Jork

Ndoqa dje tre kronikat kryesore tė lajmeve tė Radiotelevizionit Shqiptar, qė vetėm emrin e ka tė tillė. Them vetėm emrin sepse thelbi i politikės sė tij redaksionale ėshtė vetėm axhenda e qeverisė me vota tė vjedhura, por jo axhenda e vėrtetė e shqiptarėve. Nė tė gjitha kronikat e lajmeve kryesore tė RTSH pashė e dėgjova gjithēka lidhet me axhendėn e qeverisė por jo tė shqiptarėve. Pashė e dėgjova vizitat e pėrqafimet e Sali Berishės nė Budapestin antievropian e deri edhe njė marrėveshje ndėrqeveritare midis dy ministrave tė sė njėjtės qeveri, Petrit Vasilit tė Shėndetėsisė e Eduart Halimit tė Drejtėsisė. Pashė e dėgjova ēfarė nuk pashė e ēfarė nuk dėgjova…..

Madje edhe njė kronikė pėr ēmimin e posaēėm tė njė instituti slloven pėr ish- ministrin e jashtėm dhe ish-zėvendėsin e Berishės, Ilir Meta, pėr politikėn e tij tė jashtme nė 2010-ėn, kur u kap nė flagrancė nga zėvendėsi i tij nė LSI dhe ministri i tij i ekonomisė nė pazare e allishverishe 700 mijė euroshe me njė dorė. Pashė ēfarė nuk pashė e dėgjova ēfarė nuk dėgjova, por as nuk pashė e as nuk dėgjova asnjė fjalė pėr vizitėn e suksesshme e mjaft interesante tė liderit tė opozitės Edvin Rama nė kryeqytetin e politikės botėrore Uashington, ku vendosen fatet e Botės. As pashė e as dėgjova asnjė fjalė pėr intervistėn e “armikut tė kllasės Edi Rama”  me Radion Zėri i Amerikės, as pėr takimin me ndihmės-zėvendėsekretarin amerikan tė Shtetit, Riker.

As pashė e as nuk dėgjova asnjė fjalė, lėre me kronikė pėr takimet intensive tė Ramės nė Bankėn Botėrore e sidomos me pesė kongresmenė amerikanė, pėrfshi edhe kryetarin e Komitetit tė Helsinkit tė Kongresit. Njė rast i rrallė ky pėr politikėn shqiptare. Total black-out… Heshtje totale…. Errėsirė totale. Bojkot total pėrballė njė ngjarjeje qė ka tėrhequr vėmendjen e ndiqet me njė interes tė jashtėzakonshėm nga mbarė shqiptaret e ndėrkombėtarėt qė mendojnė ose ndjekin politikėn shqiptare. Pse!? Jo sot, por qysh prej Vitit Zero tė Sali Berishės, 22 marsit 1992 kur ai mori karrigen e Presidentit tė Shqipėrisė e sa kohė ai qeveris nė Shqipėri, RTSH ėshtė vetėm tellalli i tij dhe i klanit tė tij. Jo i shqiptarėve. Jo i popullit shqiptar, qė ndan mundin e  djersėn e vet, qė ndan urinė dhe paratė e  ilaēeve, qė ndan papunėsinė e listat e veresijes, bukėn e fėmijėve dhe qindarkat e mortit  nė tė cilin e ka zhytur pikėrisht kjo qeverisje kusare e vrastare me vota tė vjedhura, pėr tė mbajtur gjallė kėtė televizion tė dėshtuar e tė falimentuar nė ēdo shtet me ekonomi tregu.

Bėhet fjalė pėr Radiotelevizionin e mė pak se njė tė dhjetės sė shqiptarėve qė kanė pėrkrahur ose votuar pėr Sali Berishėn e qeverisjen e tij kėto tetė vjetėt e fundit.

Si pranojnė shqiptarėt tė paguajnė taksa pėr tė mbajtur nė kėmbė kėtė ēiban qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me 90 pėr qind tė tyre!? Si pranon opozita dhe lidershipi i saj qė tė bėhen bashkėfinancues dhe sponsorė tė njė televizioni qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me interesat e publikut dhe tė shqiptarėve, qė vjell helm e vrer dhe nuk pasqyron as ngjarje madhore, siē ėshtė vizita dhe takimet e liderit tė saj nė Uashington apo Nju Jork !? Ēfarė pret opozita dhe Edi Rama qė nuk i bėjnė thirrje pėrkrahėsve dhe votuesve tė tyre dhe nuk marrin vendim tė prerė e tė menjėhershėm tė ndėrpresin ēdo pagesė tė tyre pėr njė televizion qė jo vetėm nuk ėshtė, por shkon kundėr interesave tė tyre!? Njė hap minimal i mosbindjes qytetare ndaj njė tellalli tė shpallur ashiqare tė njė qeverisje aspak qytetare. Pėr njė Radiotelevizion qė shkon kundėr rregullave mė tė thjeshta demokratike pėr njė informim objektiv, tė saktė dhe tė paanshėm?

Kujt pėrveē Sali Berishės dhe qeverisė sė tij i duhet njė televizion si RTSH apo njė agjenci lajmesh si ATSH qė nuk janė nė gjendje tė mbajnė vetveten e tė sigurojnė edhe fitim nė kushtet e njė ekonomie tregu?

Pse nuk veprohet tamam siē do tė vepronte ēdo opozite serioze kudo nė Botė pėrballė njė televizioni qė vetėm emrin e ka RTSH. Nė fakt ai nuk ėshtė RTSH. Ai ėshtė fund e krye RTS, Radiotelevizioni i Salės.

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos