Djali i policit Peng ngaFieri ne Dajt te Tiranes

Ledion Bako djali i policit te Fierit qe u mor peng disa dite me pare nga dy persona ende te paidentifikuar ka treguar para Prokuroreve te Krimeve te Renda te gjithe dinamiken e pengmarjes nga Fieri deri ne nje banese te braktisur ne Tirane. 19 vjecari ne nje rrefim dramatik ka pohuar se kane qene dy persona te cilet ne momentin kur ai u ka ikur nga banesa qe ndodhej ne Dajt e kane qelluar tre here me pistolete por fatmiresisht plumbat nuk e kane prekur. Mes ferave dhe perrenjeve qe ndodhen rreze malit te Dajtit 19 vjecari Ledion Bako ka dale ne rrugen automobilistike ku ka qendruar nje nga makinat e rastit e cila me e ka sjelle ne Qendren Spitalore Nene Tereza Tirane. Ne urgjencen e spitalit ai ka mare ndihmen e pare mjekesore dhe me pas mjeket kane lajmeruar efektivet e komisariatit nr.4 te cilet kane mare ne mbrojte Ledion Bakon djalin e efektivit te policise Sami Bako i cili eshte inspektor ne zonen e Cakranit ne Fier. Kjo zone njihet nga policia si zone me kontigjente kriminale kryesisht te imlikuar ne prodhimin dhe shitjen e droges si dhe ne trafikimin e saj.
Refimi para oficereve
Mbremjen e 10 shkurtit teksa ishte duke ecur i vetem ne rruge dy persona te paidentifikuar me nje automjet tip Rover i jane afruar duke i thenehellip eja me nehellip. Me force e kane futur ne automjet dhe menjehere jane larguar me shpejtesi. 19 vjecari ka treguar se ne momentin kur ishte rembyer po afrohej afer nje lokali qe ndodhet ne qytetin e Fierit pasi aty po festohej ditelindja e nje shokut te tij. Dy personat qe sipas tij njeri ishte tullac dhe tjetri me floke te zinj si dhe me trupa te shendoshe e kane cuar ne ambjentet e hidrovorit ne Seman. Pasi e kane mbajtur disa minuta aty pengmaresit e kane mare dhe brenda nates e kane transportuar me makinen e tyre ne nje banese ne zonen e Plepave ne Durres. Ledion Bako u ka treguar grupit hetimor se gjate kesaj kohe i ka kerkuar dy pengmaresve arsyet pse e kishin rembyer por sipas 19 vjecarit ata i jane pergjigjur se kishin mare urdhera qe ta vrisnin. Pas qendrimit disa ore ne zonen e Plepave ne Durres ne mesnate i riu eshte transportuar ne nje banese te braktisur ne zonen e malit te Dajtit. Ne refimin e tij i riu thote se gjate rruges per ne Tirane ai u ka derguar disa mesazhe telefonike familjes pasi celularin dy penngamaresit nuk ja kishin mare. Ne kryeqytet e kane izoluar ne zonen e malit te Dajtit ku brenda nje shtepie te vjeter i kane dhene medikamente farmaceutike duke e vene ne gjume. Ne refimin e tij 19 vjecari tregon se atij i ka dale gjumi ne oret e para te mengjesit ku nepermjet dritares se baneses eshte larguar. Teksa po largohej dy personat i kane qelluar tre here me pistolete por skane mundur ta qellojne. Mes terenit te panjohur 19 vjecari ka arritur ne rrugen automobilistike ku ka gjetur nje makine te rastit e cila e ka sjelle ne spital prej nga u njoftua me pas dhe komisariati nr. 4 qe mori ne ruajtje Ledion Bakon.
Ekzaminimi fizik
Nga kontrolli fizik qe prokuroria i beri 19 vjecarit per te pare nese kishte shenja dhune ose jo eshte konstatuar se i ria ka pasur gervishtje vetem tek kembet ne pjesen e kaviljeve. Nderkohe qe asnje shenje dhune me sende te forta apo dicka tjeter ska pasur ne trup. Momentalisht prokuroria e Krimeve te Renda po heton per identifikimin e autoreve por nga ana tjeter efktivi i policise Sami Bako shprehet se nuk i beson deshmise se te birit.
sg/shqiptarja.com

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiptarja.com

Publikuar nga: Shqiptarja.com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos