Rikthehet moti i keq me reshje shiu dhe bore

TIRANË- Ende pa u kthyer normaliteti në zonat më të thella malore, rikthehet moti i keq me reshje shiu dhe bore. Nga korrespodentët e NEWS24 në veri mësojmë se të gjitha zonat në lartësinë mbi 800 metra ka reshje të dendura bore, c’ka mund të vështirësojë punën në rrugët ende të pazhbllokuara tërësisht në fshatrat e thellë.

Kështu reshje bore ka në Tropojë, Has dhe Kukës, por jo në qytete. Pasi në qytet ka vetëm reshje shiu dhe rënie temperaturash. Reshjet e borës kanë përfshirë të gjithë rrethin e Pukës, ku ende ka fshatra të cilët nuk kanë dalë nga izolimi nga bora.

Po kështu edhe në qarkun e Dibrës ka reshje bore në zonat e thella malore, ndërsa komunat Lurë dhe Selishtë janë ende të izoluar prej më tepër se 3 javë tashmë. Përkeqësimi i motit pritet të krijojë vështirësi për zhbllokimin e rrugëve të cilat lidhin fshatrat me komunat apo fshatrat me njëri-tjetrit.

Reshje bore edhe në qarkun e Korcës, të cilat kanë nisur pasditen e sotme me intensitet edhe në qytet. Ndërkaq pjesa me e madhe e vendit është përfshirë nga reshje shiu, nga të cilat ende nuk janë krijuar probleme.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Bora, helikopterë të Bazës Ajrore të Farkës shpërndajnë ndihma

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos