Teatri ekzistencialist dhe absurd

Pjesa mė e madhe e njerėzve qė pėrdorin fjalėn ekzistencializėm ndihen keq kur iu duhet ta shpjegojnė se ku qėndron kuptimi i kėsaj fjale, megjithėse, sot, ėshtė kthyer nė modė dhe thuhet si pa tė keq qė ky muzikant, piktor apo dramaturg ėshtė ekzistencialist. Ajo qė ngatėrron gjėrat ėshtė se ka dy lloj ekzistencialistėsh: tė parėt qė janė tė krishterė dhe midis tyre do tė radhisja Jaspersin dhe Gabriel Marselin tė besimit katolik dhe nga ana tjetėr ekzistencialistėt ateistė midis tė cilėve duhen futur Heidegeri, ekzistencialistėt francez etj. Zhvillimin e kėsaj filozofie e gjejmė qė nė vitet 1928 me botimin e veprės sė Martin Haidegerit “Qenia dhe koha”, por, pėrhapje tė gjerė, ajo mori sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore, dhe sidomos pas botimit tė veprės sė Zhan Pol Sartrit “Qenia dhe asgjėja”. Ekzistencializmi ka tė bėjė mė shumė me idealizmin nėse preket nė formėn letrare, por, shėnjestėr ka ekzistencėn njerėzore nė nivelin e individit tė padeterminuar nga kushtet reale historike, tė cilat konsiderohen absurditet i tėrė. Nė disa libra filozofike, shumė mendimtarė kėtė filozofi ekzistencialiste e kanė quajtur si irracionale, qė i kundėrvihet racionalizmit.

Nga kjo del se njeriu nuk ėshtė diēka e dhėnė qė nė fillim, por vetėm njė hiē, gjė tė cilėn nuk mund ta vėrteton realiteti. Tek ekzistencialistėt qenia njerėzore nuk konsiderohet si diēka, por njė qenie qė lufton tė bėhet e tillė. Njeriu krijon vetė nga asgjėja dhe pothuajse nė njė liri tė plotė. Ata njeriun e dėnojnė me liri absolute, thjesht ėshtė i lirė tė vendosė vetė, madje edhe ta shkruajė ardhmen e tij, tė vendos vet pėr jetėn e tij, madje edhe ta pėrcakton vet fatin. Praktika dėshmon se zgjedhja nuk ėshtė arbitrare, por e kushtėzuar. Zhan Pol Sartri dhe Albert Kamy ishin dy pėrfaqėsuesit kryesor qė ekzistencializmin e shtrinė nė fushėn e letėrsisė dhe teatrit. Veprimtaria e kėtyre dy shkrimtarėve tė mėdhenj mbėshtet nė absurdin e jetės. Shikimi i tyre filozofik niset nga mendimi se nė botėn tonė njeriu i ka humbur tė gjitha iluzionet mbi mundėsinė pėr tė kuptuar dhe pėr tė shpjeguar nė bazė tė arsyes botėn qė e rrethon dhe njeriun, meqenėse, ky i fundit ėshtė i detyruar tė jetoj nė njė botė qė nuk ka asnjė kuptim dhe qė ėshtė i huaj pėr tė.

Kamy nė esencėn e veprės “Miti i sizifit” shkruan: “Nuk ka veēse njė problem filozofik me tė vėrtet serioz. Ky problem ėshtė vetėvrasja. Tė gjykosh nėse jeta ia vlen tė jetosh, do tė thotė t’i pėrgjigjesh pyetjes themelore tė filozofisė”. Ky botėkuptim shprehet edhe nė teatrin ekzistencialist. Pikėpamjet ekzistencialiste ushtrojnė njė ndikim tė madh nė lindjen dhe zhvillimin e teatrit absurd. Lidhja midis ekzistencializmit dhe teatrit absurd del e qartė edhe nga njė deklaratė e Joneskos, ku ai shprehet me kėto fjalė: “Absurde ėshtė ajo qė ndodhi qė s’ka asnjė qėllim, duke shkėputur nga ēdo lidhje fetare, metafizike dhe transcendentale, njeriu humbet, ēdo veprim i tij ėshtė pa kuptim dhe i panevojshėm”. Kėto mendime tė pamėshirshme pėrfaqėsojnė pikėpamje filozofike antinjerėzore.

Ēdo dramaturg qė ėshtė i zhytur nė teatrin absurd problem tė parė ka vdekjen. E vėrtetuar ėshtė se vdekja ėshtė e pashmangshme dhe sipas tyre e bėnė jetėn tė pa kuptim, nguros ēdo nxitje pėr veprim dhe kthen ēdo gjė tė jetės nė hi dhe pluhur. Pėrderisa do tė vdesim, atėherė, pėrse duhet jetuar, pėrse duhet vepruar. Kuptimi ideologjik i kėtij pesimizmi ėshtė i qartė. Konflikti bazė i dramės absurde rrjedh nga mungesat e qėllimit qė ka njeriu nė jetė. Shpeshherė, dramaturgėt kur ndėrtojnė personazhe absurde, nuk janė heronj qė nė skenė shprehin pikėpamje moralo-shoqėrore. Nė skenė dominojnė situatat njerėzore. Thelbi i absurdit nuk thuhet, ose mbetet i papėrcaktuar dhe nuk mund tė kapet nga spektatori. I njohur ėshtė edhe Ezhen Jonesko dhe gjithė bota e tij ėshtė e mbushur plot frikė dhe marramendsh, ajo ėshtė shkretėtirė nė tė cilėn bredhin fantazmat, qė dalin papritur nga errėsira e natės. Tek “Rinoqeronti” ai ngre aktakuzė tė fuqishme kundėr ēfarėdolloj diktature, e kuqe apo e zezė, qė e katandisė njeriun nė hiē e detyron tė jetėrsohet nė kafshė pėr tė mbijetuar.

Berazhenja mbetet i vetėm nė botėn e rinoqerontėve. Mbetet i vetėm para fatit dhe pa shpresė rrugėdaljeje. Edhe teatri i Samuel Becketit paraqet shprehjen mė tė plotė dhe mė rrėnjėsore tė shikimit absurd tė botės. Nė veprėn “Duke pritur Godonė”, nėpėrmjet dialogut monoton dhe tė ēuditshėm tė dy vagabondėve, Vladimiri dhe Estragoni, qė presin nė njė fushė tė thatė ardhjen e njė personazhi misterioz dhe enigmatik – Godon, pėrpiqet tė tregoj njė mungesė tė kuptimit dhe tė kotėsisė sė ēdo veprimi njerėzor. Drama pėrfundon ashtu siē ka nisur, nė njė kotėsi ankthi.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos