Kriza, Shqipėria nė listėn e zezė

Selia e Bankes Boterore

Raporti i BB me parashikimet pėr risqet nė ekonominė globale pėr vitin 2012

BB: Do vuajė nga mungesa e kredive e financimi i borxhit

Shqipėria ėshtė nė listėn e vendeve qė mund tė pėrballet me risqe tė theksuara gjatė kėtij viti, pėr shkak tė borxhit publik. Banka Botėrore e mbėshtet kėtė argument tė saj nė raportin e fundit, duke vėnė theksin mbi rritjen e risqve nė mjedisin e jashtėm, tė cilat nuk do tė kalojnė pa u ndjerė pėr vendet nė zhvillim. Pėrkundėr balancės sė shėndetshme nė llogarinė korrente, Shqipėria ka njė borxh afatshkurtėr qė ėshtė nė nivele tė larta dhe interesat e tij pėr vitin 2012 parashikohet qė tė jenė sa 9.6 pėr qind e GDP-sė. Nivelet e larta tė borxhit afatshkurtėr krahasuar me nivelin e rezervave mund tė vendosin vende si Kili, Shqipėria apo Egjipti nė riskun e njė fundosjeje, pavarėsisht balancave tė shėndetshme tė llogarive korrente thuhet nė raportin e Bankės Botėrore. Sipas saj, mbėshtetja qė kanė gjetur vende si Shqipėria te borxhet afatshkurtra e bėjnė atė tė pambrojtur nga shtrėngimi i kushteve tė kreditimit nga bankat ndėrkombėtare. Problemet qė po has eurozona janė njė faktor qė pėr bankėn nuk do tė kalojnė pa u ndjerė. Pjesa mė e madhe e marrėdhėnieve tregtare tė Shqipėrisė janė pikėrisht me kėto vende, dhe njė rėnie e kėrkesės nė BE, apo pėrkeqėsim i situatės sė borxhit, do tė ndikojė aspak pozitivisht. Mė e zymtė bėhet situata nėse argumentin e borxhit e lidhim me kushtet e kreditimit gjithnjė e mė tė shtrėnguara, si dhe me remitancat nė rėnie e sipėr qė pėr Shqipėrinė zėnė njė pjesė tė rėndėsishme tė GDP-sė. Remitancat e emigrantėve janė burime shumė tė rėndėsishme pėr njė sėrė vendesh nė Europėn nė zhvillim dhe Azinė Qendrore. Nė total, ato pėrfaqėsojnė 1.3 pėr qind tė GDP-sė rajonale, por shkojnė edhe deri nė 10 apo mė shumė pėr qind e GDP-sė pėr vende si Shqipėria, Armenia dhe Bosnjė-Hercegovina vlerėson BB.
Sektori bankar
Raporti i Bankės Botėrore merr parasysh edhe riskun e mungesės sė financimit me tė cilin mund tė pėrballet sektori privat nė vendet nė zhvillim. Nėse kreditimi do tė ndalojė, firmat nė ekonomi si Shqipėria, Egjipti, me nivele tė larta tė borxhit afatshkurtėr, mund tė detyrohen tė ndėrpresin aktivitetin nėse kreditė ekzistuese nuk do tė rinovohen, vlerėson BB. Ajo u referohet zhvillimeve tė fundit nė sektorin bankar, ku bankat austriake janė kėshilluar nga kėshilltarėt e brendshėm qė tė limitojnė kredidhėnien e ardhshme nė vendet ku ato operojnė, por nga ana tjetėr, ėshtė edhe risku pėr bankat greke, tė cilat janė gjithashtu prezente gjerėsisht. Duke pasur parasysh se si do tė zbatohet direktiva pėr limitimin e kredidhėnies, mund tė shtrėngohen shumė kushtet e financimit nė Shqipėri, Bosnjė-Hercegovinė dhe Rumani, vende ku bankat austriake janė shumė prezente. Nė Europė dhe nė Azinė Qendrore bankat austriake dhe ato greke kanė luajtur njė rol domethėnės nė Shqipėri, Bullgari dhe Rumani ndėrkohė qė burimet e aksioneve bankare nė vende tė tjera janė mė tė diversifikuara thekson Banka Botėrore.

Parashikimet pėr 2012
Nė pėrqindje tė GDP-sė

Rritja ekonomike nė 2012                         2 %
Rritja ekonomike nė 2013                            3.5 %
Balanca nė llogarinė korrente 2012         -9.7%
Balanca nė llogarinė korrente nė 2013     -9.9%
Deficiti nė llogarinė korrente          11.7 %
Pagesat e Borxhit                                          9.6%

NERTILA MAHO

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos