Matura 2012, MASH shpall programet orientuese pėr 40 lėndėt

SHKRUAN: Jonida Tashi 30-12-2011 11:06

Programet e plota pėr Gjuhė-Letėrsinė dhe Matematikėn. Ministri i Arsimit pėrcakton listėn e lėndėve pėr provimet e Maturės 2012, ku pėrfshihen 22 nga kurrikula bėrthamė dhe 18 nga kurrikula me zgjedhje

Ministria e Arsimit shpall zyrtarisht programet orientuese pėr provimet e Maturės 2012. Nė total bėhet fjalė pėr plot 40 programe, nga tė cilat, 22 lėndė i pėrkasin kurrikulės bėrthamė dhe 18 tė tjerat kurrikulės me zgjedhje. Matura Shtetėrore 2012 do tė jetė mė e ngarkuar, pasi do tė shtohen dy provime tė reja tė detyrueshme. Njė nga kėto provime qė do tė futen pėr herė tė parė nė testimet e Maturės ėshtė gjuha e huaj e parė, qė maturantėt kanė mėsuar nė gjimnaz, ndėrsa tjetri ka tė bėjė me maturantėt e shkollave profesionale. Kėta tė fundit, ndryshe nga mė parė, kur i nėnshtroheshin njė testimi shkollor profesional para se tė futeshin nė provimet e Maturės, kėtė vit do tė kenė edhe provime Mature profesionale. Vitin e ardhshėm, nė provimet e Maturės, maturantėt do tė japin njė numėr lėndėsh tė pėrbashkėta dhe njė numėr lėndėsh me zgjedhje vetjake. Lėndėt e pėrbashkėta pėr tė gjithė maturantėt do tė jenė: Gjuha shqipe dhe Letėrsia bėrthamė, Matematika bėrthamė dhe gjuha e huaj e parė. Ndėrkaq, njė tjetėr risi nė Maturėn 2012 ėshtė edhe fakti qė pėr herė tė parė maturantėt do t’i pėrzgjedhin lėndėt me zgjedhje, jo vetėm sipas dėshirės, por edhe sipas krediteve. Kėshtu, maturantėt duhet t’i zgjedhin lėndėt pėr provimet me zgjedhje sipas dy kritereve kryesore, qė janė: shuma e krediteve tė kėtyre lėndėve tė jetė jo mė e vogėl se 8 dhe numri i lėndėve me zgjedhje tė jetė 2 ose 3.

Lėndėt

MASH ka pėrcaktuar listėn e lėndėve tė provimeve me zgjedhje tė Maturės 2012, ku pėrfshihen lėndė nga kurrikula bėrthamė dhe nga kurrikula me zgjedhje. Mė konkretisht, nga kurrikula bėrthamė, pėr tė gjitha shkollat e mesme, maturantėt mund tė pėrzgjedhin si lėndė me zgjedhje: gjuhėn e huaj tė parė, kiminė, fizikėn, biologjinė, shkencat e tokės, qytetarinė, historinė, gjeografinė, ekonominė, teknologjinė. Kurse lėndėt histori muzike, harmoni, histori arti, anatomi, histori baleti mund tė pėrzgjidhen vetėm nga maturantėt e shkollave artistike, dhe teoria profesionale vetėm nga ata tė shkollave profesionale. Ndėrkohė, nga kurrikula me zgjedhje maturantėt mund tė pėrzgjidhen plot 18 lėndė, qė janė: letėrsi e thelluar, matematikė e thelluar, fizikė e thelluar, kimi e thelluar, biologji e thelluar, trashėgimi kulturore, sociologji, histori e thelluar, gjeografi e thelluar, psikologji, filozofi, ekonomi e thelluar, teknologji e thelluar dhe gjuhė e huaj e dytė, angleze, italiane, franceze, gjermane, spanjolle. Sipas udhėzimit, ēdo maturant mund tė zgjedhė njė ose dy gjuhė tė huaja, me kusht qė njėra tė trajtohet si gjuhė e huaj e parė (10 kredite), ndėrsa tjetra si gjuhė e huaj e dytė (6 kredite). Po ashtu, ēdo maturant ka tė drejtė tė zgjedhė nga lista e lėndėve qė i pėrkasin kurrikulės me zgjedhje, njė apo mė shumė lėndė, pavarėsisht nėse i ka zgjedhur ose jo apo i janė ofruar ose jo nga shkolla gjatė viteve tė studimit nė shkollėn e mesme. Lėnda “Trashėgimi kulturore” pėrmban trashėgiminė kulturore shqiptare (2 kredite) dhe trashėgiminė kulturore europiane (2 kredite). Maturantėt qė do tė pėrzgjedhin kėtė lėndė do tė testohen duke e trajtuar atė si njė tė tėrė me 4 kredite. Po kėshtu edhe lėnda “Histori e thelluar” pėrmban histori tė qytetėrimit botėror (2 kredite) dhe histori tė qytetėrimit shqiptar (2 kredite). Edhe nė kėtė rast, maturantėt qė do tė zgjedhin kėtė lėndė do tė testohen duke e trajtuar atė si njė e tėrė me 4 kredite. Sakaq, programet orientuese tė lėndėve me zgjedhje si nga kurrikula bėrthamė ashtu edhe nga ajo e lirė, do tė jenė tė njėjta pėr tė gjithė maturantėt qė plotėsojnė Formularin A1 dhe A1Z.

Kurrikula bėrthamė

Lėndėt

1.Anatomi artistike

2.Anglisht (gjuhė e huaj e parė)

3.Biologji bėrthamė

4.Ekonomi bėrthamė

5.Fizikė bėrthamė

6.Frėngjisht (gjuhė e huaj e parė)

7.Gjeografi bėrthamė

8.Gjuhė shqipe dhe letėrsi bėrthamė (i detyruar) gjimnazi dhe gjimnazi me orientim gjuhėsor

9.Harmoni

10.Histori muzike

11.Histori arti

12.Histori baleti

13.Histori bėrthamė

14.Italisht (gjuhė e huaj e parė)

15.Kimi bėrthamė

16.Matematika bėrthamė, provim i detyruar, gjimnazi

17.Qytetari

18.Teknologji bėrthamė

19.Gjuhė shqipe dhe letėrsi (artistike). Provim i detyruar

20.Matematika (i detyruar), shkollat artistike 3-vjeēare

21.Shkencat e tokės

22.Matematika me orientim gjuhėsor (i detyruar)

Kurrikula me zgjedhje

Lėndėt

1.Anglisht (gjuhė e huaj e dytė)

2.Biologji e thelluar

3.Ekonomi e thelluar

4.Filozofi

5.Frėngjisht (gjuhė e huaj e dytė)

6.Gjeografi e thelluar

7.Gjermanisht (gjuhė e huaj e dytė)

8.Histori e thelluar

9.Italisht (gjuhė e huaj e dytė)

10.Kimi e thelluar

11.Letėrsi e thelluar

12.Matematika e thelluar

13.Psikologji

14.Sociologji

15.Spanjisht (gjuhė e huaj e dytė)

16.Fizika e thelluar

17.Teknologji e thelluar

18.Trashėgimi kulturore

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos