Rriten tarifat pėr part-time, ja sa do tė kushtojnė studimet pėr tė gjitha degėt

SHKRUAN: Jonida Tashi 18-12-2011 10:53

Pėr fakultet tė parė, taksat e shkollimit janė rritur me 1000 lekė, ndėrsa pėr tė dytė, me 2500 lekė. Kategoritė qė u pėrkasin shtresave sociale nuk do t’i ndjekin mė pa pagesė studimet e pjesshme, por duke paguar gjysmėn e tarifės

Zyrtarizohen tarifat pėrfundimtare tė studimit qė do tė paguajnė studentėt qė kanė vijuar studimet me kohė tė pjesshme gjatė vitit akademik 2011-2012, nė universitetet publike tė vendit. Krahasuar me njė vit mė parė, taksat e studimit kanė pėsuar njė rritje tė vogėl nė tė gjitha degėt, qė varion nga 1000 deri nė 2500 lekė. Kėshtu, pėr programet e para tė studimit tarifat janė shtuar me 1000 lekė, ndėrsa pėr ato tė dyta me 2500 lekė. Mė konkretisht, taksa e shkollimit pėr Juridikun nė Tiranė nga 25 mijė lekė nė vit ka shkuar nė 26 mijė pėr fakultet tė parė, ndėrsa pėr fakultet tė dytė nga 67 500 nė 70 mijė lekė. Po kėshtu, edhe pėr dy degėt e Ekonomikut me kohė tė pjesshme, Administrim-Biznes dhe Financė-Kontabilitet, pėr program tė parė studimi taksa ėshtė rritur nga 34 mijė nė 35 mijė lekė, dhe pėr program tė dytė nga 67500 nė 70 mijė lekė. E njėjta rritje ka ndodhur edhe pėr degėt e Filologjikut, Gjuhė-Letėrsi, Histori, dhe Gjeografi, tė cilat kėtė vit akademik do tė kushtojnė 39 mijė lekė pėr fakultet tė parė dhe 70 mijė pėr fakultet tė dytė. Nėpėrmjet njė urdhri tė pėrbashkėt nr.528, datė 25.10.2011 “Pėr tarifat e shkollimit nė institucionet publike tė arsimit tė lartė pėr tė gjitha programet e studimit tė ciklit tė parė, me kohė tė pjesshme e tė edukimit nė distancė, pėr vitin akademik 2011-2012”, qė tashmė ėshtė botuar nė Fletoren Zyrtare, Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit kanė pėrcaktuar taksat e studimit pėr kandidatėt qė i vijojnė kėto studime si fakultet tė parė si dhe pėr ata qė e kanė fakultet tė dytė. Si gjithmonė, studimet part-time do tė kushtojnė mė shumė nė universitetet e Tiranės, sidomos pėr kandidatėt qė i vijojnė ato si fakultet tė dytė. Por, nė ndryshim nga vitet e kaluara, sivjet Financat dhe Arsimi kanė rėndė dakord qė kategoritė qė i pėrkasin shtresave sociale tė mos i ndjekin studimet part-time falas, por duke paguar gjysmėn e tarifės. Sipas urdhrit tė firmosur nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj dhe ai i Financave, Ridvan Bode, kandidatėt qė do tė fitojnė tė drejtėn nė njė program studimi tė ciklit tė parė, me kohė tė pjesshme e tė edukimit nė distancė nė institucionet publike tė arsimit tė lartė, nė vitin akademik 2011-2012 dhe qė u pėrkasin shtresave sociale, si: personave qė nuk shikojnė dhe qė nuk dėgjojnė, invalidė, invalidėt e punės dhe fėmijėt e tyre, paraplegjikė dhe tetraplegjikė, fėmijėt qė gėzojnė statusin ligjor tė jetimit, fėmijė romė, ballkano-egjiptianė apo fėmijė tė policėve dhe ushtarakėve tė rėnė pėr shkak tė detyrės e tė ish-tė pėrndjekurve politikė, paguajnė njė kuotė nė masėn 50% tė tarifės sė shkollimit. Nė urdhėr thuhet se kėtė tė drejtė do ta kenė edhe studentėt e viteve mė tė larta, qė u pėrkasin po kėtyre shtresave sociale. Tarifa e shkollimit do tė paguhet me kėste vjetore, ēdo fillim viti akademik, tė vendosura nga vetė universitetet sipas pėrcaktimeve nė rregulloret e tyre. Studentėt e shpallur jokalues/pėrsėritės, do tė paguajnė tarifė shkollimi, nė vitin pėrsėritės, vetėm pėr kreditet e provimeve tė mbartura. Tarifat e shkollimit tė llogaritura do tė paguhen pranė zyrave tė “Postės Shqiptare”, pėr llogari tė institucionit tė arsimit tė lartė publik pėrkatės.

Shpjegime

1. Tarifa pėr kreditė e shkollimit, pėr ata qė kryejnė njė program tė parė studimi, pėr ēdo

program studimi tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme dhe tė edukimit nė distancė, tė jetė sipas kolonės F tė tabelės.

2. Tarifa totale e shkollimit (180 kredite), pėr ata qė kryejnė njė program tė parė studimi,

pėr ēdo program studimi tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme dhe tė edukimit nė distancė tė jetė sipas kolonės G tė tabelės.

3. Tarifa pėr kreditė e shkollimit, pėr ata qė kryejnė njė program tė dytė studimi, pėr ēdo

program studimi tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme dhe tė edukimit nė distancė tė jetė sipas kolonės H tė tabelės.

4. Tarifa totale e shkollimit (180 kredite), pėr ata qė kryejnė njė program tė dytė studimi,

pėr ēdo program studimi tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme dhe tė edukimit nė distancė tė jetė sipas kolonės I tė tabelės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos