Ligji per noterine miratohen ndryshimet me votat e mazhorances

Kuvendi miratoi vetem me votat e mazhorances projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7829 date 1.6.1994 Per noterine te ndryshuar. Ndersa 62 ligjvenesit opozitare votuan kunder ketyre ndryshimeve ne ligj. Pas hyrjes ne fuqi te ligjit do te kemi nje qytetar qe shkon te noteri dhe noteri qe shkon te zyra e hipotekave me te njejtat radhe dhe me te njejtat problematika korruptive. Vuajtjet e ketij te fundit do te kthehen ne kosto shtese per qytetarin. Pra qytetari do te paguaje shtese per korrupsionin e zyrtareve te hipotekes tashme permes dores se noterit - theksoi deputetja e PS-se Shegush Ligori. Argumente keto qe u kundershtuan nga ministri i Drejtesise Eduart Halimi. Ministri theksoi se ne thelb te te gjithe procesit do te jete venia ne funksion e regjistrit elektronik te pasurive te paluajtshme. Ai u shpreh se palet e perfshira ne transaksion do ti kryejne pagesat ne llogarine bankare te noterit pa kosto shtese. Ligji e ngarkon noterin me pergjegjesine e verifikimit te pronesise ne arkiven dixhitale - tha ministri Halimi. Ndryshimi ne ligj ben te mundur qe cdo qytetar per te blere apo shitur nje prone nuk duhet te paraqiten me prane zyrave te pasurive te paluajtshme por do ti kryejne veprimet prane nje zyre noteri.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos