Vjen nė shqip manuali praktik pėr shkencat sociale dhe humane

Universiteti Europian i Tiranės nė bashkėpunim me Center for Democratic Education (CDE) promovuan dje nė mjediset e “Hotel Tirana International” librin “Metodat e Hulumtimit”; njė udhėzues praktik pėr shkencat sociale dhe humane

Ka shumė libra qė tregojnė sesi duhet bėrė njė hulumtim nė shkencat shoqėrore, por libri “Metodat e Hulumtimit”, njė udhėzues praktik pėr shkencat sociale dhe humane, i qėndron tėrėsisht kėtij premtimi; ėshtė vėrtet njė udhėzues praktik pėr hulumtuesit dhe ndonėse u drejtohet kryesisht atyre qė po kryejnė hulumtime pėr herė tė parė, edhe studiuesit me pėrvojė gjejnė nė faqet e kėtij libri njė udhėzues thelbėsor pėr tė kryer studime tė pėrparuara. Tė dy autorėt e librit, Bob Mathews dhe Liz Ross janė pedagogė tė Metodave tė Hulumtimit nė Kolegjin e Shkencave Shoqėrore tė Universitetit tė Birmingamit, dhe e kanė pėrdorur pėrvojėn e tyre tė gjatė e tė pasur pėr tė krijuar njė tekst mjaft tė lehtė pėr t’u pėrdorur, qė e drejton lexuesin nga mendimet fillestare deri nė pėrfundim tė projektit tė hulumtimit, qoftė ky njė punim diplome apo botim. Universiteti Europian i Tiranės, nė bashkėpunim me Center for Democratic Education (CDE), promovuan dje nė mjediset e “Hotel Tirana International” udhėzuesin praktik pėr shkencat sociale dhe humane titulluar “Metodat e Hulumtimit”. Libri i pėrkthyer nga gjuha angleze prej Qendrės pėr Edukim Demokratik mbi kryerjen e hulumtimit nė fushat shoqėrore, mblodhi nė sallėn ‘Abret’ tė “Hotel Tirana International” studiues, akademikė, si edhe doktorantė tė rinj. Me njė gjuhė tė qartė, konkrete, me shembuj, pėrkthyer me profesionalizėm nga Majlinda e Ilir Nishku dhe redaktuar nga ana shkencore e letrare nga profesorėt Bardhyl Musai e Tomorr Plangarica, ky udhėzues praktik pėr shkencat sociale e humane i jep njė status tė ri mjedisit nė tė cilin vendoset. “Metodat e Hulumtimit” ėshtė njė libėr qė pėrpiqet tė unifikojė nė njė, shkollėn e lartė dhe shkencėn shqiptare. Prof.Dr. Adrian Civici, Drejtor i Shkollės Doktorale nė UET, u shpreh pėr avantazhet e kėtij libri: “Ky libėr sjell njė avantazh pėr tė njohur rregullat e vėrteta tė kėrkimit, tė hulumtimit dhe aftėsisė pėr tė pasur njė punė kėrkimore shkencore. Natyrisht qė ndryshimi i traditės ėshtė i vėshtirė. Kjo do t’i hapė rrugėn njė serie tjetėr botimi, nisur nga pėrmbajtja. Universiteti Europian i Tiranės sapo ka nisur eksperiencėn e parė tė hapjes sė Shkollės Doktorale dhe pėrtej entuziazmit tė parė tė atyre qė vijnė, pengesa kryesore ėshtė faza ku ēdo doktorant duhet tė pėrcaktojė hipotezėn, metodat e kėrkimit, fushėn e studimit, mėnyrėn si do e zhvillojė. Ky libėr ėshtė jo vetėm njė udhėzues praktik pėr shkencat sociale e humane, por edhe njė formues i pėrgjithshėm dhe fjala udhėzues praktik ėshtė mė se e vėrtetė kur njihesh me librin. Tė shumtė kanė qenė ata qė kanė kontribuar pėr tė sjellė nė shqip kėtė libėr. Por njė peshė nė punėn e madhe qė ėshtė bėrė pėr tė sjellė nė shqip kėtė libėr ka pasur dhe redaktori shkencor i librit, profesor Bardhyl Musai. Pėr Prof. Musain, ky libėr ėshtė si njė lloj borxhi ndaj studentėve shqiptarė pėr tė sjellė nė shqip njė udhėzuesi tė tillė. “Mė kanė ngacmuar gjithmonė auditorėt dhe studentėt, tė cilėt kanė ndjerė nevojėn pėr t’u pajisur me shprehitė pėr hulumtimin nga niveli Bachelor, master e doktoraturė. Kam parė njė lloj ndryshimi mes studentėve qė kanė studiuar jashtė dhe tanėve, dhe kam pasur njė lloj brenge; pra e quaja njė lloj detyrimi dhe borxhi qė i kemi kėsaj kategorie studentėsh qė duan tė bėhen shkencėtarė tė ardhshėm. Ndjehem i kėnaqur qė kemi bėrė me pėrkthimin e kėtij libri, pėrzgjedhjen e duhur”, - tha ai. Ndėrsa pėr redaktorin letrat prof. Tomorr Plangarica i shėrben gjithė stafit akademik. “Ky libėr sjell pėrpara kėrkuesve, studiuesve, studentėve tė doktoraturės, tė masterave dhe ambientit shqiptar njė nga punimet mė tė shkėlqyera tė dy penave tė spikatura nė metodat e hulumtimit. Do t’u shėrbejė jo vetėm studentėve, por edhe profesoratit shqiptar, pėr tė pėrqasur metodat e tyre tė kėrkimit me metodat e kėrkimit qė aplikohen nė vende tė tjera perėndimore”, - tha redaktori letrar i veprės, prof. Tomorr Plangarica. Prof.Dr. Dhori Karaj, dekani i Shkencave Sociale nė Universitetin e Tiranės, i pranishėm nė promovim, u shpreh: “Aspekti kėrkimor nė universitete ėshtė nė nivel shumė mė tė dobėt sesa mėsimdhėnia. Ka shumė arsye dhe njė prej kėtyre ėshtė mungesa e literaturės pėrkatėse. Kėshtu qė ky libėr plotėson njė boshllėk tė spikatur nė kėtė fushė dhe pėrbėn njė kontribut pėr pasurimin e literaturės pėr punėn kėrkimore shkencore nė jetėn universitare”. Ai shtoi se CDE ka zgjedhur njė libėr mjaft tė kėndshėm pėr t’u lexuar , me njė shqipe mjaft tė mirė, me pėrkthyes tė stėrvitur e me aparat metodik interesant. Ndėrsa profesor Agim Kukeli shtoi se ky libėr do tė zėrė vend nė njė hapėsirė tė parapėrgatitur nė mjedisin shkencor shqiptar, duke i dhėnė njė status tė ri mjedisit nė tė cilin vendoset. “Ėshtė libėr qė e ka unifikuar nė njė tė tėrė shkollėn, shkollėn e lartė dhe shkencėn shqiptare”, – tha ai.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos