Mėsime jete nga Shtėpia e tė Moshuarve

Jorida Pasku

Kur shkel nė Shtėpinė e tė Moshuarve, njė ndėrtesė dykatėshe ne zemėr tė njė grupi pallatesh tė vjetra dhe tė reja nė lagjen Ali Demi, me dhoma tė ndara dyshe dhe treshe, tė shtruara me pllaka, ambiente tė ngrohura me kaldaja, tė mobiluara thjesht dhe tė pajisuara me televizorė, frigoriferė, bibliotekė e verandė, largohen tė gjitha ato pėrfytyrime pėr azilin si njė strehė e harruar dhe e vetmuar.

Javėn e kaluar tė gjithė tė moshuarit ishin tė tronditur nga ikja e papritur e Nexhmedinit, mbretit, qė u fik ashtu befas duke ngrėnė bukė. Me gojėn e tij kėrkoi ta ēonin tė prehej nė Burgajet ku jetoi gjithė jetėn. Nė fillim tė ndrojtur, tė prekur, u duk se tė gjithė tė moshuarit u ēliruan kur drejtori Resul Domi u tha: Kaq ėshtė jeta dhe pas tij tė gjithė njėzėri: Kaq ėshtė, kaq. Nė dhomėn e bibliotekės dėgjoje tė tjerė qė ziheshin mes tyre: Unė thashė qė do tė vdisja vetė. Jam mė i madh se ai. Po shpėtova siē duket. I pėrgjigjej tjetri, mė tinzari i grupit qė nuk e hiqte nga buza njė cigare tė hollė: Mos mė shkatėrro nervat. Tė gjithė ashtu do ikim. Qendra e tė Moshuarėve, e vetmja rezidenciale shtetėtore nė Tiranė, ku punohet 24 orė, ka njė histori tė gjatė. Pėr herė tė parė ėshtė hapur nė vitin 1969, nė vendin ku ndodhet sot Kryegjyshata, me dy ambiente tė bollshme ku jetonin bashkė burra e gra. Nė vitet 90 objekti iu kthye pronarėve. Godina e lagjes Ali Demi ka qenė ēerdhe dikur. Tė moshuarit u vendosėn aty rreth vitit 1992 dhe nuk kanė lėvizur qysh atėherė. Janė bėrė ndėrhyrje nė qendėr, janė marrė apartamentet dhe shtėpitė e banimit rreth e rrotull e janė ndėrtuar 6 dhoma dyshe dhe 6 treshe. Nė to jetojnė 30 tė moshuar. Nė vitin 2008 qendrės iu bė rikonstruksion i plotė. Drejtori Resul Domi, qė e kishte vitin e parė tė punės, mori vendimin qė edhe femrat tė pranoheshin nė qendėr, pėr ta zbutur edhe pak klimėn nė njė ambient vetėm me burra.

Kostoja e jetesės sė njė tė moshuari shkon te 40-50.000 lekė. Deri 5 vite mė parė ata linin nė qendėr 80 pėrqind tė pensionit, kurse vitin e kaluar kjo shifėr u ul, shkoi nė 40 pėrqind, pritet tė shkojė 20. Pjesėn tjetėr secili e mban vetė. Qendra financohet nga Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta dhe donacionet. Veē kompanive kryesore celulare, donatocione vijnė edhe nga komunitetet fetare, shkollat, shoqėria civile. Tė moshuarit nuk ankohen pėr financat. Halil Ram Islamukaj i ardhur para 1 viti nga Luzha e Tropojės tregon: Jetojmė mbi normalen, ēdo dhomė ka televizor, frigorifer, dollap, krevat. Kujdestaret i kemi afėr sa herė kemi nevojė. Na respektojnė. Pensioni i Halilit ėshtė 13.400 lekė nė muaj, nga kėto i mbahen 5400 lekė. 74-vjeēari e harxhon 8000 lekėshin pėr cigare, kafe qė i pi me shokėt te Ushtari i Panjohur, vendi qė i pėlqen tė vizitojė mė shpesh.

Nė projektet e afėrta tė qendrės ėshtė zgjerimi i ambientit me tjetėr hapėsirė, pėr tė rritur nė 20-30 numrin e tė moshuarėve qė pranohen aty. Po pėrpiqemi tė hartojmė politika me Ministrinė e Punės dhe Shėrbimin Social Shtetėror qė tė na gjejnė tė pėrgatitur pėr pėrballimin e prurjeve. Ka shumė kėrkesa pėr shkak tė migrimit tė brendshėm, shpjegon drejtori Domi. Buxheti i kėtij viti ėshtė 7.5 milionė lekėsh. Kurse vitin tjetėr buxheti pritet tė rritet 30 milionė, me qėllim shtimin e ambienteve. Me rritjen e numrit tė tė moshuarve, natyrshėm shtohen edhe problemet, qė nga zėnkat e vogla mes njeri-tjetrit deri te problemet instititucion-i afėrm. Rritja e hapėsirės kėrkon edhe kapacitete njerėzore. Sot punojnė 13 psikologė, punonjės socialė, infermiere, kuzhiniere. Problem ngelet bashkėjetesa e tė moshuarėve me shokėt e tyre qė vuajnė nga sėmundjet mendore dhe jo rrallė janė burim konfliktesh. Domi i pėrgjigjet po me pyetje zgjidhjes sė problemit: Ku ti ēojmė? Kush i mban?

 

 Tri jetėt e Halilit

Halil Ram Islamukaj, i ardhur para 1 viti nė Shtėpisė sė tė Moshuarėve, ka jetuar 73 vite nė fshatin Luzhė tė Bajram Currit, qė nuk mbahet vetėm pėr klimėn e mirė, ujin e freskėt dhe tokėn e pasur, por gėzon emėr tė mirė edhe si vendi i Rexhep Tarēuki Balės (Dervish Luzhės) qė i ka dhėnė emrin fshatit. Kėtė njeri tė mirė, sipas Halilit, nuk mundi ta hidhte poshtė as sistemi komunist. Ēdo ditė nė tyrbe e vizitonin fshatarėt e tij, njerėz tė ardhur nga skaje tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe tė huajt.

Halili ka bėrė pėr vite punėn e elektriēistit dhe tė berberit, sa herė qė duhet tė zhvendosej nė qytet kur nuk kishte vende tė lira pėr elektriēist. Ka bėrė vetėm 7 klasė shkollė. Ashtu ishte koha atėherė. Shkonin nė shkollė tė tjerė njerėz, njė pakicė. Punėn e elektriēistit e ka mėsuar para tė fillonte elektrifikimi i vendit, nė njė kurs nė qytetin e  Bajram Currit. Nga pėrvoja i kėshillon tė rinjve tė mos i ndahen shkollės. Tė paktėn ta bėjnė njė kurs, ta kenė njė zanat qė tė hanė bukė.

Jeta i shkoi fjollė Halilit deri para martese. Andrrallat do vinin mė tej, me martesėn e parė, tė dytėn, tė tretėn dhe tė fundit. Pėr herė tė parė u martua nė 69-ėn. Edhe ai si Luljeta rrėfen se vuajtjet qė kaloi i kanė djegur memorien. Edhe po tė kishte pas mendt e gjithė botės, do i ishin shly.

Me gruan e parė kishte divergjenca dhe martesa pėrfundoi shpejt. Nga kjo martesė lindi njė fėmijė qė e pa dritėn vetėm 2-3 muaj. Halili sot 74 vjeē nuk ėshtė i sigurt nėse djali nuk jeton mė, por e vėrteta iku bashkė me gruan sė cilės ai i mori jetėn. Nuk dėshiron tė flasė gjatė pėr problemet qė i ndanin bashkėshortėt. Ai nuk ra dakord kurrė me emancipimin e gruas, qė sistemi komunist e ngriti aq lart dhe presioni ishte i tillė atėherė qė nuk tė linte tė jetoje njė ditė rehat. Ėshtė i mendimit se kryefamiljari duhet tė respektohet me patjetėr, ashtu siē ai duhet tė respektojė tė drejtat e anėtarėve tė tjerė.

Pas ngjarjes sė rėndė u deshėn vite qė tė gjente qetėsi me veten. Nė gjendje tė kthjellėt pohon se nuk do ta bėntė kurrė, por nė tensionin e asaj dite arsyeja ishte arratisur kushedi se pėr ku.

Paskėtaj u fut nė burg pėr 14 vite pa 23 ditė dhe u fut nė punė tė rėnda nė minierėn e Bulqizės dhe Batėr tė Martaneshit. I izoluar ka jetuar njė farė kohe edhe nė burgun e Sarandės.

Pas burgut u martua sėrish. Martesa e dytė erdhi nė vitin 1984, zgjati njė vit e ca. Fėmijė nuk bėri se e kuptoi sėrish qė mungonte komunikimi nė ēift. Deri nė martesėn e tretė do kalonin edhe 5-6 vjet. Halili e pyet gruan e tretė, Xhevahiren, tė vetmes qė i thotė emrin: Ēshpresė ke nė mue? e ajo i gjegjet: Jam e sigurt, qė tė paktėn ti i ēmendur nuk je. Tė pranoj ty se kur do tė mė lutėsh mgjen nrrugė. Unė nuk dal jashtė rruge.

Nusja nga Shipshani e mbajti premtimin pėr 20 vjet. Mė 15 korrik tė vitit 90 Halili e futi nė shtėpinė e re, njėkatėshe, me tre dhoma, me ballkon model elbasani, solet monolite tė mbuluar me tjegulla. Ishte shtėpia qė bėri pėr tė jetuar me Xhevahire Azem Nezirin dhe me vdekė me tė. Mė 13 prill, pas njė viti martuar, Halili dhe Xhevahirja u bėnė me djalė. Pak kohė pas lindjes ai u sėmur rėndė. Njė rrugė e gjatė mundimi pėr shėrimin e tė birit Luzhė-Bajram Curr. Arriti ta kthejė shėndoshė. Tani djali ėshtė 20 vjeē. Vazhdon studimet e larta, por babanė nuk e sheh asnjėherė.

Halili u nda edhe me tė tretėn grua. I mban mėri vetėm se gruaja nuk i besoi sekretin e largimit tė djali

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos