Kursimet personale, nė depozitė bankare apo pension privat?

21/11/2011  Ekspertėt flasin me shembuj konkretė se cili mund tė jetė investimi mė i mirė

Tė kursesh nė njė kohė kur ēmimet janė rritur dhe jetesa ėshtė bėrė tepėr e vėshtirė nė Shqipėri ėshtė njė sfidė pėr ēdo familje. Megjithatė, kultura e kursimit e ka karakterizuar familjen shqiptare ndėr shekuj. Pėrpos tė dhėnave e tė padhėnave kėtė e tregon fare mirė edhe niveli i depozitave bankare nė vendin tonė, i cili vetėm nė periudhėn e krizės globale nė vitet 2008-2009 pėsoi njė rėnie pėr shkak tė krizės sė besimit. Dy vitet e fundit depozitat bankare janė rigjallėruar sėrish. Shifrat tregojnė se niveli i depozitave tė sistemit bankar deri nė shtator 2011 ėshtė rritur me rreth 46 miliardė lekė ose me 5.3 pėr qind qė nga fundi i tremujorit tė kaluar. Totali i depozitave nė sistem sipas tė dhėnave tė Shoqatės sė Bankave ka arritur nė 902,6 miliardė lekė, nga tė cilat 778,14 miliardė lekė janė depozitat e individėve.

Depozitat, njė pjesė nga emigracioni

Ecuria pozitive e depozitave tė sistemit dėshmon pėr forcimin e besimit tė publikut nė sistem bankar, si dhe vazhdimin e njė sjellje tė kujdesshme tė individėve pėr tė shpenzuar, nė kushtet e pasigurive tė larta pėr tė ardhmen. Madje kėtė verė, sipas ekspertėve tė bankave ka ndikuar nė njė masė tė madhe edhe kriza nė vendet fqinje si Greqia dhe Italia. Njė pjesė e mirė e emigrantėve shqiptarė kanė sjellė kursimet e tyre nė bankat vendase, duke i tėrhequr prej sistemit bankar grek. Ekspertė tė Bankės sė Shqipėrisė theksojnė se po balancohet pak a shumė niveli mes depozitave nė monedhėn vendase, dhe atyre nė monedhė tė huaj. Duke marrė parasysh dhe shifrat e pjesės sė parė tė vitit 2011, vėrehet qė balanca shkon mė shumė tė rritjes sė depozitave nė valutė tė huaj. Tė dhėnat e marra nga bankat e nivelit tė dytė tregojnė se janė tė shumtė personat qė kur hapin depozitat deklarojnė se burimi ėshtė emigracioni. Nė dhjetor 2010 shifrat tregojnė se 51.2 pėr qind e depozitave janė nė monedhėn vendase dhe 48.8 pėr qind e tyre nė valutė tė huaj.

Ndryshimi thelbėsor

Besueshmėria qė ofron sistemi ynė bankar ėshtė njėra anė. Investimi pėr tė ardhmen ėshtė njė sfidė pėr tė cilėn duhet menduar sa je i ri, sepse sistemi ynė shtetėror i pensioneve nuk garanton tė ardhura tė mjaftueshme pėr tė jetuar. Pėrpos kėsaj skema shtetėrore, nė vendin tonė ėshtė futur edhe skema e pensioneve private. Prej mė shumė se 4 vitesh ka nisur tė marrė jetė i gjithė kuadri ligjor, i cili ėshtė plotėsuar me rregulloret e nevojshme. Por ky treg ka mbetur ende i pazhvilluar. Nė fakt ėshtė mė mirė tė investosh kursimet nė njė depozitė bankare apo nė njė fond privat. Ekspertėt e bankave dhe tė tregut tė sigurimeve japin disa shembuj. Por nė thelb ndryshimet kryesore mes njė depozite bankare dhe njė depozite individuale nė njė fond pensioni privat mbeten koha dhe interesat. Nė njė depozitė bankare interesat janė mė tė larta dhe investimi ėshtė mė afatshkurtėr, ndėrsa nė njė depozitė individuale tė njė fondi pensioni privat interesat llogariten mbi gjithė shumėn e depozituar pėrgjatė njė kohe mbi 10-vjeēare kursimi. Interesat merren nė formėn e njė pensioni mujor, ose e gjithė shuma menjėherė. Pra, nėse keni para dhe doni ti investoni pėr tė ardhmen tuaj, duhet qė tė vlerėsoni nėse doni qė tė merrni sa mė shumė para nė njė kohė tė ardhmen apo doni qė tė merrni interesat dhe ti investoni ato sėrish deri nė sa tė plakeni.

Shqiptarėt pak tė interesuar ndaj sigurimit pėr moshėn e tretė

Skema e pensioneve private, vetėm 6200 kontribues

Tė investosh nė njė fond pensioni privat ėshtė njė investim pėr tė ardhmen. Nuk ėshtė njė investim qė mund tė merret nė njė kohė tė shkurtėr si depozitat bankare, tė cilat mund tė merren me rrumbullakosjen e njė viti, nė momentin qė ke nevojė pėr para. Pensioni privat ėshtė njė kursim i mė shumė se 10 apo 20 viteve, i cili pėrfitohet nė mėnyra tė ndryshme nė momentin e mbushjes sė moshės pėr tė dalė nė pension. Mė pak se 6 200 ėshtė numri i personave tė pėrfshirė nė skemat private tė pensioneve nė vendin tonė. Kur kursejmė, secili prej nesh heq dorė nga kryerja e shpenzimeve nė kėtė moment me qėllim qė tė ketė mundėsi tė shpenzojė nė tė ardhmen. Pra, duke kursyer ulim aftėsinė pėr tė shpenzuar sot duke rritur atė nė tė ardhme. Sipas tė dhėnave nga Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare, nė tre kompanitė e pensioneve vullnetare qė operojnė nė vend, ka pasur rritje nga viti nė vit, por sėrish numri i kontribuesve ėshtė i vogėl. Enkeleda Shehi, Drejtore e Departamentit tė Kėrkimeve dhe Statistikave, nė kėtė institucion ėshtė shprehur pak kohė mė parė se pėr 9 muajt e 2011 janė siguruar 1 500 persona mė shumė, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Sipas drejtorit tė Fondit Privat tė Pensioneve nė Kompaninė “Sigal”, Naim Hasa, pavarėsisht pėrparėsive qė ka ky sistem, numri i personave tė siguruar ėshtė ende i ulėt, pasi ndikojnė politikat e ndjekura dhe mentaliteti i qytetarėve. Ndryshe nga vendet e zhvilluara, shqiptarėt janė pak tė tėrhequr nga kjo formė e sigurimit tė tė ardhurave nė moshėn e tretė. Nė total tregu i sigurimeve pėr periudhėn janar-shtator 2011 ka pasur rritje me 4.73 pėr qind. Volumi i primeve tė shkruara bruto ėshtė rritur me 295 567 mijė lekė dhe kap shifrėn 6 538 457 mijė lekė. Ekspertėt theksojnė se kur i investojmė kursimet duhet tė kemi parasysh sigurinė e tyre, sa likuid ėshtė investimi dhe cili ėshtė fitimi i mundshėm prej tyre. Do tė ishte shumė mirė qė kursimet tė ishin 100% tė sigurta, tėrėsisht likuide dhe me fitim maksimal. Por njė gjė e tillė nuk ėshtė e mundur.

Kur tėrhiqni interesat nė bankė pėr paratė e depozituara, 10% paguhet tatim pėr qeverinė

Depozita bankare, paratė

mund ti marrėsh nė ēdo kohė

Kur i depozitojmė kursimet nė banka, atėherė investimi ėshtė mė pak likuid sepse nuk mund ti tėrheqėsh paratė nė ēdo kohė. Por rritet fitimi qė ne marrim prej kėtij investimi nė formėn e interesit tė fituar. Sa mė afatgjatė tė jetė depozitimi, aq mė shumė interes paguhet pėr tė. Njė arsye ėshtė se sa mė afatgjatė depozitimi, aq mė pak likuid bėhet investimi. P.sh., norma e interesit qė paguhet pėr llogarinė rrjedhėse ėshtė mė e vogėl se ajo qė paguhet pėr njė depozitė mė afat 1 vit sepse nė rastin e parė paratė mund ti lėvizėsh nga llogaria nė ēdo kohė, ndėrsa nė rastin e dytė duhet tė respektosh afatin. Kur blejmė me kursimet prona tė patundshme apo vepra arti, atėherė mundėsia pėr ti konvertuar nė para ėshtė mė e ulėt. Investime tė tilla nuk janė shumė likuide.

Mos harroni interesin

Thuhet qė me para mund tė blesh gjithēka. Por edhe paraja vetė ka njė ēmim. Pikėrisht ēmimi qė paguhet pėr pėrdorimin e parave tė njė tjetri pėr njė farė kohe, quhet interes. Interesi qė i paguhet dikujt, ėshtė kompensimi qė ai merr meqenėse ka hequr dorė pėrkohėsisht nga aftėsia pėr ti shpenzuar paratė e tij. Pa interes pothuaj askush nuk do tė ishte i gatshėm tė jepte hua apo tė depozitonte. Interesi pėrfaqėson edhe kosto, edhe tė ardhur. Interesi ėshtė e ardhur pėr depozituesit (huadhėnėsit), tė cilėt heqin dorė nga shpenzimi i parave tė tyre pėr njė farė kohe. Interesi ėshtė kosto pėr huamarrėsit. Duke ditur interesin ēdokush mund tė kuptojė se sa humbet nėse nuk i depoziton paratė nė banka.

Si llogaritet interesi?

Zakonisht, normat e interesit shprehen nė pėrqindje vjetore (pėr njė vit). Meqenėse shprehen nė pėrqindje vjetore, ėshtė e lehtė tė krahasohen normat e interesit pėr lloje tė ndryshme huash apo depozitash ose pėr tė njėjtat lloje nga njė bankė nė tjetrėn. Kur interesi llogaritet vetėm mbi shumėn e marrė hua ose tė depozituar nė fillim, quhet interes i thjeshtė. Kur interesi llogaritet mbi shumėn e marrė hua ose tė depozituar nė fillim, por edhe mbi interesin e mėparshėm, quhet interes i pėrbėrė.

Interesi i pėrbėrė

Interesi i pėrbėrė e rrit gjendjen e depozitave mė shpejt se sa interesi i thjeshtė. Sa mė e lartė norma e interesit, aq mė shpejt rritet gjendja e depozitave si pasojė e llogaritjes sė interesit mbi interes. Kini parasysh, qė tė arrini tė keni tė plotė kėtė pėrfitim, nuk duhet tė bėni tėrheqje nga llogaria. Nėse keni depozituar njė shumė parash nė bankė dhe doni tė dini me pėrafėrsi se pėr sa vjet do tė dyfishohet ajo, bėhet njė llogaritje shumė e thjeshtė.

Pjesėtohet numri 72 me normėn e interesit tė depozitės. P.sh., nėse norma e interesit ėshtė aktualisht 9% dhe depozitoni 100,000 lekė, atėherė pėr 8 vjet gjendja e llogarisė suaj do tė arrijė afėrsisht 200,000 lekė. Mos harroni, qė kur tėrhiqni interesat nė bankė pėr paratė e depozituara, 10% do ta paguani si tatim pėr qeverinė. Shumė banka, kur ju japin hua, pėrdorin atė qė quhet “metodė e skontimit” nė llogaritjen e interesit. Sipas kėsaj metode interesi, qė duhet tė paguajė huamarrėsi, llogaritet dhe i mbahet qysh nė fillim nga shuma e dhėnė hua. Nė kėtė rast, norma reale e interesit tė paguar pėr huanė ėshtė mė e lartė se ajo qė deklaron banka, pra kosto e huasė ėshtė mė e madhe.

Kursimet tė rėndėsishme pėr ekonominė

Kursimet janė tė rėndėsishme pėr ekonominė shqiptare. Nėse nuk do tė kurseheshin para, atėherė nuk do tė kishte fonde nė dispozicion pėr tė blerė makineri, ndėrtesa dhe tė tjera pajisje tė nevojshme pėr tė zhvilluar ekonominė. Sepse pėr tė ndėrtuar, pėr tė ēelur njė punishte apo fabrikė, duhen shumė para. Askush i vetėm nuk do tė mund ti kishte kėto para, por ato duhet tė merren hua. Dhe, qė tė merren hua, duhet qė dikush tjetėr tė kursejė. Kursimet e tė gjithė popullsisė mblidhen nga bankat dhe institucione tė tjera tė specializuara dhe u jepen hua atyre qė investojnė. Duke investuar krijohen vende pune, rriten tė ardhurat dhe mirėqenia.

Shembull pėr depozitėn

Keni depozituar para 5 vitesh, 100 mijė lekė me interes 9% nė vit. Doni tė tėrhiqni gjithė depozitėn dhe mendoni se shuma do tė jetė 109 mijė lekė. Por nė tė vėrtetė nė depozitė do tė keni mė shumė: Do tė keni 153 862 lekė, sepse keni fituar interes edhe prej interesit tė depozituar.

Shembull pėr skemėn e pensionit privat

Njė grua qė nė moshėn 39-vjeēare ka lidhur kontratė pėr tė paguar 1 mijė euro nė vit me dy kėste pėr njė periudhė 25-vjeēare. Nė moshėn 64-vjeēare kur tė arrijė moshėn e daljes nė pension do tė ketė nė llogarinė e saj personale mbi 27 400 euro. Pėr kėtė kompania e pensionit suplementar privat ka njė mėnyrė tė veēantė llogaritjeje mbi shumėn totale tė depozituar. Shuma mund tė merret ose si pension mujor, sipas preferencės sė kontribuesit ose si shumė e plotė. Kjo depozitė ėshtė e trashėgueshme dhe nuk tatohet.

Sigurimi pensional suplementar parashikon kėto pėrfitime:

1. Pėrfitime nė kushte mė tė favorshme moshe e vjetėrsie nė punė.

2. Pėrfitime edhe nė formė tė pagesave tė menjėhershme.

3. Pėrfitime mė tė mėdha se skema shtetėrore si rezultat i investimit tė kontributeve.

Epėrsia me depozitat bankare

1. Depozitim i shumave tė vogla nėn minimumin e shumave tė depozitave qė kėrkon njė bankė.

2. Pėrfitimi disa herė mė i madh nėpėrmjet akumulimit tė interesit nė riinvestim.

3. Opsioni i pėrdorimit tė pėrfitimit me kėste mujore si pension, duke e vazhduar investimin ose shlyerjen e menjėhershme tė llogarisė.

4. Kontributet dhe fitimi nga skema nuk tatohet dhe as taksohet.

5. Llogaria e krijuar sipas skemės ėshtė personale dhe e trashėgueshme.

6. Normat e interesit dhe ekonomia

7. Niveli i normave tė interesit ka njė ndikim tė konsiderueshėm nė ekonomi. Kur normat e interesit janė tė ulėta, atėherė ėshtė mė e lehtė pėr njerėzit tė marrin hua pėr tė blerė banesa, pajisje shtėpie, automobil. Duke u shtuar blerjet rritet kėrkesa pėr prodhimin e pajisjeve dhe automobilave apo ndėrtimin e banesave, rritet aktiviteti pėr shoqėritė qė i tregtojnė apo firmat qė i prodhojnė. Kėto tė fundit, pėr tė pėrballuar kėrkesat e rritura, investojnė mė shumė nė kapacitetin prodhues e ndėrtues, hapin vende tė reja pune dhe kėto investime shtesė i financojnė duke marrė kredi nga bankat. Nė kėtė mėnyrė, ekonomia zhvillohet. Ndėrkohė kėto pėrfitime humbasin kur norma e interesit ėshtė e lartė. Njė normė e lartė interesi nuk ndikon shumė tek niveli i depozitimeve. Nga njėra anė, depozituesit rrisin kursimet pėr tė pėrfituar prej normės sė lartė tė interesit dhe nga ana tjetėr, rritja e tė ardhurave prej depozitave i bėn ata tė ndihen mė tė pasur, pėr pasojė tė shpenzojnė mė tepėr. Normat e interesit ndikojnė edhe vlerėn e lekut. Nėse normat reale tė interesit (pasi ėshtė zbritur norma e inflacionit) janė mė tė larta nė krahasim me vendet e tjera, atėherė rritet kėrkesa pėr lekė duke e forcuar vlerėn e tij.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos