Fėmijėt autikė, Hitleri i vrau, nė Shqipėri qeveria i braktis

Tiranė – Sipas Ministrisė sė Arsimit, nė tėrė vendin janė  4400 fėmijė autikė qė nuk shkojnė nė shkollė. Kjo nuk ėshtė asgjė krahasuar me Gėrdecin. Se, ata njerėz qė kanė vdekur, tani s`janė mė ndėrkohė fėmijėt tanė janė akoma. Ti heqėsh mundėsinė e integrimit kėtyre personave ėshtė vrasje. Vetėm Hitleri e ka bėrė njė gjė tė tillė. Ata janė fėmijė dhe ne jemi gjallė e kujdesemi. Por kur prindėrit tė mos jenė kush do tė kujdeset pėrt ta? -  kjo ėshtė njė pjesė e rrefimit dramatik tė njė avokati, prind i njė fėmije autik, qė ėshtė angazhuar ligjerisht nė detyrimin e Ministrisė sė Arsimit pėr tė hapur shkolla pėr kėtėkategori fėmijėsh. Shoqata Prindėr kundėr autizmit ka paditur Ministrinė e Arsimit, pėr tė siguruar tė drejtėn e tyre pėr tu arsimuar. I pyetur nga Gazeta IDEA, avokat Xhevdet Sheta shprehet i shqetėsuar pėr mėnyrėn se si po vijon procesi gjyqėsor.

Nė ēfarė pėrfundimi mendoni se do arrini me kėtė gjyq?

Gjyqi ėshtė nė pėrfundim tė shkallės sė pare. Nuk mendoj se do arrijmė gjė me gjyqėsorin nė Shqipėri.

Si e pėrjetojnė prindėrit autizmin e fėmijės sė tyre?

Kėto probleme tė fėmijės kanė pasur efekt edhe tek prindėrit, por pjesa mė e madhe e kalojnė. Natyrisht kjo varet nga niveli intelektual. Pasi sa mė shumė i arsimuar tė jetė aq mė keq, sepse njė prind i arsimuar arrin ta kuptoj thelbin e problemit ndėrsa njė prind jo i arsimuar jeton me shpresėn se fėmija njė ditė do arrijė tė shėrohet.

Mendoni se me anė tė punės do mund tė arrihet integrimi i kėsaj kategorie njerėzish?

Puna bėn majmunin njėri kėshtu qė kėta qė kanė lindur njerėz do bėhen njerėz.

Ēfarė ėshtė bėrė pėr kėtė kategori njerėzish?

S`ėshtė punuar asnjė centimetėr pėr autizmin.

Ēfarė kėrkoni tė arrini me padinė qė keni bėrė ndaj Ministrisė sė Arsimit?

Ne duam integrimin e kėtyre njerėzve. Ai qė mundet ta arrijė kėtė me shkollė le tė arsimohet. Ministria thotė se ju mund tė vini nė shkollė por s`ka kushte, s`ka infrastrukturė.

Ministri del dhe thotė  4400 janė autikė qė s`shkojnė nė shkollė. Ne bėmė kallėzim penal. Kjo nuk pėrbėn asgjė krahasuar me Gėrdecin. Se ai numėr njerėzish qė kanė vdekur tani s`janė mė ndėrkohė qė kėta fėmijė autik janė akoma. Ti heqėsh mundėsinė e integrimit kėtyre personave ėshtė vrasje. Vetėm Hitleri e ka bėrė njė gjė tė tillė.Pota krahasojmė pozitėn e njė fėmije autik nė shqipėri me njė vėnd tjetėr dhe tė shohėsh se sa bėjnė ata dhe ne pėr kėtė grup personash kupton se ne nuk kemi bėrė asgjė.

Pėrse ėshtė shtyrė procesi gjyqėsor qė po bėhet pėr mungesėn e infrastrukturės pėr kėtė kategori njerėzish?

Potė hysh nė sallėn e gjyqit sheh se procesin nuk e kanė shtyrė asnjėherė ekspertė tė fushės por e kanė shtyrė Ministria. Interesantja ėshtė se gjyqėtares i kam kėrkuar  njė fletė padie dhe normalisht kur ka nevoja tė veēanta i sigurohet

Pėrse e kėrkoni njė gjė tė tillė?

Sepse mua mė shkakton dėm se fėmija im ėshtė 9 vjeē dhe s`integrohet mė. Brenda 30 ditėve duhej tė jepej vendimi. Kemi kėrkuar program arsimor asgjė mė tepėr. Por kjo ėshtė njė ēėshtje e heshtur. Ka interesa tė nėndheshme, ėshtė dėshirė dhe jo neglizhencė.

Pėrse mendoni se ėshtė neglizhencė?

Sepse ėshtė  para e pasur. Problem i plehrave nuk ėshtė asgjė krahasuar me kėtė ēėshtje. Paguhen nga taksat tona dhe mos tė interesohen njė herė se ēkanė kėta njerėz. Por tė bėjnė shurdh – memecin? Nė gjithė Tiranėn ka vetėm 1 qėndėr, tė tjerėt janė tė gjithė privat qė s`kanė informacion pėrsa i pėrket sėmundjes nė fjalė. Shkurt kemi interesa ekonomike.

Pėrse mendoni se kemi interesa ekonomik?

Meqėnėse numri i fėmijėve ėshtė i madh dhe prindėrit e kėtyre fėmijėve nuk kursejnė, sepse fundja ska prind qė tė kursejė kur vjen puna tek fėmija, dhe ajo ēka ndodh ėshtė se ky fakt shfrytėzohet. Tė krijosh refleksin mes realitetit dhe asaj qė thuhet kupton, thuhet se ka strategji ndėrsa njė realitet ėshtė se koha kalon dhe strategji nuk ka.

Mendoni se do arrini ta zgjidhni kėtė ēėshtje me anė tė kėtij procesi gjyqėsor?

E dimė qė nė gjykatė nuk do arrijmė tė zgjidhim gjė por kėtė ēėshtje do ta ēojmė deri nė Strasburg nėse do jetė e nevojshme. Kėto qė kanė nėnshkruar konventėn evropiane duhet tė pėrgjigjen. Strasburgu do pėrgjigjet vetėm se do tė jetė shumė vonė.

Mendoni se do ishte zgjidhje ndėrtimi i njė qėndre pėr kėtė kategori njerėzish?

Ndėrtimi i njė qėndre ėshtė praktikė  e viteve 800. S`mund tė marrim njė praktikė qė e kanė hequr tė tjerė.

Pėrse mendoni se nuk do sjellė rezultat njė praktikė e tillė?

Sepse fėmijėn e merr nė qafė nėse nuk e integron. Pra kemi dy koncepte tė mėdha: nga njėra anė ėshtė koncepti i integrimit qė e kėrkojnė shumė pak pėr disa arsye: sė pari deri 4-5 vjeē besojnė se do bėhen normal dhe sė dyti ėshtė shkalla e shtrirjes sė problemit. Ato qė e kėrkojnė integrimin janė nga 7 8 vjeē, biologjikisht ėshtė rritur dhe duhet tė shkojė nė shkollė. Ndėrsa koncepti i dytė ėshtė ai i institucionalizimit.

Ēfarė mendoni se do sillte pėr shoqėrinė integrimi i kėsaj kategorie njerėzish?

Integrimi i bėn mirė gjithė shoqėrisė, pasi duke i integruar ato do kenė mundėsi tė punojnė dhe tė mos varen pėr ēdo gjė nga persona tė dytė. Pasi ēfarė do ndodhė me kėtė kategori njerėzish kur prindėrit tė mos jenė mė? Institucionet e mbyllura janė hequr nė gjithė Evropėn. Zgjidhja e vetme ėshtė integrimi.

Erisa Sallaku / IDEA /

Shkrime tė tjera me interes:

  1. Njė shkollė pėr fėmijėt autikė! Prindėrit padisin Ministrinė e Arsimit
  2. Sondazhi tronditės nė Britani : Fėmijėt janė “kafshė”
  3. Babai i Lavdėrim Tufės: Tė gjithė e dinė kush e vrau Mirin e Xhikes

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Idea

Publikuar nga: Gazeta Idea

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos