Taksa e sheshtë dhe taksa progresive

Deri nė vitin 2007, tatimi ishte progresiv, nė bazė tė tė ardhurave. Ēdo qytetar qė kishte njė pagė mė tė lartė, paguante mė tepėr taksa pėr buxhetin e shtetit. Kėshtu pėr njė pagė prej 150 mijė lekėsh paguhej njė tatim prej mė tepėr se 22 mijė, ndėrsa sot ky qytetar paguan 10 pėr qind tė kėsaj shume, pra 15 mijė lekė.

Taksimi progresiv prekte mė tepėr pagat e administratės, shuma e tė cilave deklarohej e plotė. Sot, kur ėshtė rikthyer diskutimi pėr taksėn e sheshtė dhe atė progresive, ekspertėt e ekonomisė ndalen tek rėndėsia e mos ndryshimit tė tatimit mbi tė ardhurat e qytetarėve.

Po kompanitė?

E njėjta situatė ishte edhe pėr kompanitė, tatimi mbi fitimin e tyre ishte nė njė nivel nga 30 pėr qind deri nė 20 pėr qind. Brenda mandatit tė parė tė qeverisė aktuale, nė vitin 2007 u mor vendimi pėr t’i bėrė kėto taksa tė sheshta, nė njė nivel unik, prej 10 pėr qind.

Nga ekspertė financiarė, pohohet se kjo taksė dhe investimet e larta publike mbajti larg krizėn e vitit 2008, duke i rezervuar vendit njė nga rritjet ekonomike mė tė larta se shumė vende nė botė. Kjo dėshmi pėrforcohet edhe nė deklaratat e pėrfaqėsuesve tė qeverisė.

Megjithėse ritmi i rritjes sė tė ardhurave nga taksat pas kėsaj periudhe ra, kjo nuk i dedikohet taksės sė sheshtė. Aktualisht janė shfaqur tė njėjtat simptoma si nė vitin 2008-2009, ku faktorėt ndėrkombėtarė qė mbajnė krizėn gjallė po thellohen.

Madje kėta faktorė nuk janė larg nesh, por nė vende fqinje. Edhe deficiti buxhetor kėtė pjesė tė parė tė vitit ėshtė rritur. Ndoshta kjo ėshtė arsyeja pse FMN tha nė njė tjetėr koment tė pakėnaqėsisė pėr nivelin e taksės sė sheshtė, duke kėshilluar njė rritje taksash.

Megjithatė,nuk ėshtė ende koha pėr tė ndryshuar politikėn e taksave tė ulėta, politikė qė po josh gjithmonė e mė tepėr investitorėt e huaj, por edhe bizneset vendase.

Bizneset

Ekspertėt e shifrave tregojnė se rritja e taksės, apo qoftė ndryshimi i pjesor i parimit tė taksės sė sheshtė, do tė rriste evazionin, do tė cenonte tė ardhurat individuale e pėr pasojė, konsumi, i cili sipas edhe tė dhėnave tė fundit ėshtė pakėsuar, do tė zvogėlohej edhe mė.

Nė kėtė pikė nevoja mė e madhe ėshtė tė administrohen si duhet taksat, me qėllim qė tė grumbullohen sa mė tepėr tė ardhura nė buxhet. Por, jo tė ndryshohen ato.  Nė bazė tė sqarimeve qė japin ekspertėt, kalimi i taksave nga tė ulėta nė atė progresive ka tė bėjė ndoshta me atė politikė, qė kėrkon tė marrė mė tepėr tė ardhura tė pasurve dhe t’ua shpėrndajė njerėzve qė janė nė nevojė.

Aktualisht, qeveria ėshtė duke pėrforcuar kapitalin dhe rritur investimet nė vend, duke ndjekur politikėn e taksave tė ulėta, nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė. /Abc/Start/


                                                                                             2011-11-13 17:32
   

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Start

Publikuar nga: Gazeta Start

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos