Provimi i shtetit, zbardhen pyetjet pėr Mjekėsinė dhe Stomatologjinė

SHKRUAN: Jonida Tashi 09-11-2011 13:13

Agjencia Kombėtare e Provimeve publikon pyetjet orientuese dhe procedurat pėr ditėn e zhvillimit tė provimit

Shpallen pyetjet orientuese tė provimit tė shtetit pėr tė gjitha specialitetet e Mjekėsisė sė Pėrgjithshme dhe Stomatologjisė. Agjencia Kombėtare e Provimeve (AKP) ka publikuar dje zyrtarisht pyetjet pėr kėto profesione, si dhe udhėzimin me procedurat qė duhet tė ndiqen nga kandidatėt gjatė ditės sė zhvillimit tė provimit. Kėshtu, sipas udhėzuesit, provimet e shtetit do tė zhvillohen brenda periudhės kohore: java e tretė e nėntorit deri nė javėn e dytė tė dhjetorit, pėrmes teknologjisė dixhitale. Pėrsa i pėrket vendit, provimet e shtetit do tė zhvillohen nė godinėn e AKP-sė, nė adresėn: rruga. “Qemal Stafa”, Nr.37.

Pyetjet e provimit janė nė kompetencė tė Komisionit tė Provimit tė Shtetit. Ato synojnė tė vlerėsojnė njohuritė e pėrgjithshme tė kandidatit pėr profesionin pėrkatės. Pyetjet e provimit tė shtetit janė me alternativa dhe vetėm njė nga alternativat ėshtė

pėrgjigje e saktė. Pyetjet shfaqen nė monitorin e kompjuterit tė kandidatit dhe me njė klikim zgjidhet pyetja e dėshiruar. Pyetja me alternativa ėshtė nė njė kuadrat me ngjyrė portokalli. Klikimi mbi kėtė kuadrat ndryshon ngjyrėn e kuadratit. Klikimi mbi alternativė nuk konsiderohet automatikisht si pėrgjigje e pyetjes. Kandidati ka tė drejtė tė klikojė mė shumė se njė herė mbi alternativat pastaj ta konfirmojė atė. Pas dhėnies sė pėrgjigjes, nė monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetėr!”. Nė monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur nė dispozicion, deri nė pėrfundimin e provimit. Koha e provimit pėrfundon kur nė monitor shfaqet tabela pėrmbledhėse e dhėnies sė pėrgjigjeve e ballafaquar me pėrgjigjet e sakta, sasinė e pikėve tė grumbulluara si dhe pėrqindja e pikėve tė grumbulluara. Kur koha e provimit pėrfundon, automatikisht printohet njė dokument vėrtetimi, me foto, shoqėruar me informacionin e sipėrpėrmendur. Nėse tė gjitha pyetjet janė me alternativa, kandidatit mund t’i printohet menjėherė certifikata me rezultatin e provimit tė shtetit. Provimi me shkrim vlerėsohet si i kryer me sukses nėse kandidati merr jo mė pak se 50% tė pikėve tė mundshme.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos