Lepuri i egėr, thėllėza dhe kaprolli drejt zhdukjes

08/11/2011  Kryetari i Shoqatės sė Gjuetarėve, Albert Mazelliu: E vetmja mbrojtje, krijimi i zonave tė mbrojtura

DEVOLL- Thėllėza e malit dhe ajo e fushės, lepuri i egėr dhe kaprolli, por edhe shpendė dhe kafshė tė tjera tė egra, dikur banorė tė pėrhershėm tė pyjeve tė Devollit, sot janė drejt zhdukjes sė plotė. Pyjet nuk kanė mė atė gjallėrinė e dikurshme, mungon bukuria e lėvizjes sė kafshėve, nuk ndjen mė fėrfėllimėn e fluturimit tė shpendėve, pylli tė jep pėrshtypjen e njė vendi tė braktisur, dhe mbi tė gjitha kjo pasuri e madhe kombėtare po shėnon fundin e vet. Gjuetia e paligjshme, nga vetė gjahtarėt e rrethit, pėr vite tė tėra me radhė u shndėrrua nė njė masakėr tė vėrtetė. Sikur tė mos mjaftonte e gjitha kjo, nė kėto zona nisėn tė vijnė gjuetarėt e rretheve tė tjera, madje nuk mbeten pas as turistėt dhe vizitorėt qė vinin nga shtetet fqinj, tė cilėt nuk kishin aspak pėr synim njohjen e trojeve tona, por gjuetinė e thėllėzės, tė lepurit tė egėr dhe tė kaprollit.

Gjueti pa kriter

Situata u rėndua edhe mė tej, nga rritja e ndjeshme e armėve tė gjahut. Sot vetėm nė rrethin e Devollit numėrohen rreth 1700 armė, gjė qė do tė thotė se njė armatė e madhe sulmon nė ēdo kohė edhe ata pak kafshė tė egra qė kanė mbetur (nėse kanė mbetur). E vetmja shpresė pėr mbrojtjen e banorėve tė pyllit, mbetet krijimi i zonave tė mbrojtura nė tė kundėrt, kėto lloj kafshėsh do tė kthehen nė njė nostalgji tė pėrhershme. Shqetėsimin nė fjalė e sjell pėr gazetėn “Metropol”, kryetari i Shoqatės sė Gjahtarėve tė rrethit Devoll, Albert Mazelliu. Sipas tij, kujdesi i gjahtarėve pėr tė respektuar tė gjitha rregullat dhe ligjet mbi gjuetinė vijoi sė paku deri nė vitin 2000, ndėrsa pas kėsaj periudhe gjithēka do tė kthehej nė njė kaos, ku askush nuk respektonte asgjė, madje as periudhėn kohore tė shumėzimit, kur gjuetia ishte e paligjshme. Nėse shoqata numėronte rreth 500 anėtarė, pas kėsaj do tė niste edhe shthurja e shoqatės. Shumė prej tyre dolėn nga shoqata pėr t’ju bashkuar pjesės tjetėr qė nuk respektonte as ligj dhe as rregull. Aktualisht numėrohen 1700 armė gjahu, ēka do tė thotė se numri i gjahtarėve ėshtė rritur ndjeshėm dhe gjenden jashtė kontrollit. Tashmė, jo si gjithnjė, shprehet Mazellu, gjuetia do tė vijonte edhe natėn me drita, duke e kthyer kėtė gjueti nė njė shfarosje tė pamėshirshme tė kafshėve dhe shpendėve. Pėr rrjedhojė, bashkėpunimi me Drejtorinė e Shėrbimit Pyjor dhe me strukturat e tjera pėrkatėse mbėrriti nė nivelet mė tė ulėta. Megjithatė, shton Mazelliu, sėrish shqetėsimi u ngrit nga vetė gjuetarėt qė vijojnė tė jenė pjesė e shoqatės, tė cilėt nuk mundeshin tė lejonin qė kjo masakėr tė zhdukte dhe thėllėzėn e fundit. Pėr kėtė arsye, u kėrkua ndihma e Drejtorisė sė Shėrbimit Pyjor, por edhe e strukturave tė policisė, me qėllim qė t’i jepej fund kėtij fenomeni barbar.

Tė mbrohemi...

Tė gjendur nė kėto kushte u kėrkua krijimi i zonave tė mbrojtura, pasi vetėm kėshtu mund tė vihet nėn mbrojtje ato zona ku mund tė mbarėshtohen shpendėt dhe kafshėt e egra tė pyllit. Aktualisht, sė bashku me institucionet e pėrmendura mė sipėr po krijohet njė zonė e mbrojtur: Kokogllavė – Korijet – Lapishtė – Stranė - rruga Vėrnik - Bilisht. Ėshtė njė sipėrfaqe prej 500 ha, ku mendohet tė mbarėshtohet lepuri i egėr, thėllėza malore dhe fushore dhe kaprolli. Mė pas pretendojmė tė rrisim gamėn e kafshėve tė egra. Gatishmėria e gjahtarėve tė organizuar nė shoqatė ėshtė e plotė. Me kėtė iniciativė i kemi shpallur “luftė” gjuetisė sė paligjshme, besojmė se me ndihmėn e strukturave pėrkatėse do t’ia dalim mbanė. Gjithsesi nuk mund tė thuhet se ėshtė njė punė e lehtė, pasi tė ndalėsh amatorėt e gjuetisė qė pėrdorin ēdo mėnyrė dhe mjet”, pėrfundoi kryetari i Shoqatės sė Gjuetarėve tė rrethit Devoll, Albert Mazelliu.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos