Tiranė, 33-vjeēari kapet me paruke e armė. Policia: Do kryente vrasje

Provat e bllokuara nga policia

TIRANE – Njė 33-vjeēar me precedentė penalė ėshtė arrestuar nga policia teksa po planifikonte kryerjen e njė vrasje tė mundshme pranė stadiumit Qemal Stafa nė Tiranė. Nė njė deklaratė zyrtare, policia u shpreh se u arrestua Vladimir Gjuta, nė afėrsi tė stadiumit Qemal Stafa, por pa dhėnė detaje nė rast se ekzistonin prova pėr vrasjen qė do kryente, pėrveē armės pa leje dhe njė parukeje qė iu sekuestrua nė momentin e ndalimit. Burime nga policia thanė se Gjuta ka qenė duke udhėtuar me motor mbrėmjen e sė enjtes, bashkė me njė mikun e tij, Baftjar Bruka, 20 vjeē, nė rrugėn pranė stadiumit Qemal Stafa, kur i ėshtė bėrė shenjė nga postblloku pėr tė ndaluar. Fillimisht, ata nuk i janė bindur thirrjes sė policisė dhe kanė tentuar tė largohen, por janė ndaluar brenda pak minutash. Gjatė pėrleshjes mes tyre dhe forcave tė policisė, Vladimir Gjutės i ka rėnė nga koka njė paruke e zezė, pėr tė cilėn ende nuk ka dhėnė shpjegime se me ēfarė qėllimi e kishte vendosur. Gjithashtu, i ėshtė gjetur nė brez edhe njė pistoletė TT dhe njė palė doreza tė zeza. Burime nga policia thanė se Gjuta ka qenė i arrestuar nė vitin 2001, pėr njė vrasje nė fshatin Shtiqen tė Kukėsit, por tri Shkallėt e gjyqėsorit e lanė tė lirė pėr shkak tė mungesės sė provave tė drejtpėrdrejta. Nė njė kohė qė edhe vetė babai i tij e njė kushėri e akuzonin qė ishte ai autor i vrasjes. Ndėrsa sė fundmi, 33-vjeēari me origjinė nga Kukėsi akuzohet tė jetė autor edhe i njė pengmarrjeje pėr motive grabitjeje tė njė ēifti nė fshatin Ēekrezė tė Tiranės, ngjarje e ndodhur nė vitin 2010.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos