Atentati i pamundur ndaj Lulzim Berishės

Pas vrasjes sė Klodjan Saliut, drejtimin e organizatės kriminale tani e merr nė dorė Endrit Dokle, i cili bashkėpunėtorin mė tė ngushtė ka Adriatik (Dritan) Colin. Menjėherė pas vrasjes dhe idesė se organizatori i saj ėshtė Lulzim Berisha, tė pandehurit Endrit Dokle e Adriatik (Dritan) Coli vendosin tė kundėrpėrgjigjen duke vrarė kundėrshtarin e tyre tė pandehurin Lulzim Berisha. Pėr tė realizuar vrasjen e tė pandehurit Lulzim Berisha mendojnė tė caktojnė ditėn e 40 tė vrasjes sė shokut tė tyre Klodjan Saliu, njė ditė qė nė ritet tona pėr tė vdekurit ėshtė ditė kujtimi pėr ta. Fillimisht kontaktojnė shtetasin G.G nga Tirana, shok i vėllait tė Klodjanit i shtetasit Arjan Saliu me tė cilin kishin qėndruar nė burg nė Itali sė bashku, i cili mori pėrsipėr tė kryente vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha kundrejt shumės prej 100 mijė eurosh dhe me kusht qė tė pandehurit Dokle e Coli ti siguronin armėt dhe makinėn qė do tė pėrdornin…

Pas disa ditė pritje shtetasi G.G nuk bėri sipas organizatės asnjė orvatje pėr tė vrarė Lulzim Berishėn e nė kėto kushte atij i marrin, ēelėsat e makinės, sasinė prej 20 mijė euro dhe dy armėt e zjarrit. Njė javė para se shtetasi Klodjan Saliu kishte tė 40-at e vdekjes, i pandehuri komunikon dhe takon nė Durrės tė pandehurin Altin Olloni, tė cilit i kėrkon t`i sigurojė dy vrasės me pagesė pėr tė vrarė kundrejt shumės prej 100 mijė euro shtetasin Lulzim Berisha.

Ai e pranon ofertėn e bėrė nga i pandehuri Endrit Dokle e kėshtu pas dy ditėsh nga biseda e lajmėron se kishte gjetur dy persona tė pėrshtatshėm pėr tė vrarė Lulzim Berishės pėr shumėn e premtuar, e konkretisht tė pandehurit Elvin Hoxhosmani e Alban Neli nga Burreli. Atyre iu vihen nė dispozicionin mjetet dhe njė fotografi tė shtetasit Lulzim Berisha qė kishte dalė me Klodjan Saliun. Pasi ishte errėsuar ju tregojnė tė pandehurve duke lėvizur nė kėmbė lokalin “Cera una volta” si dhe shtėpinė e tė pandehurit Lulzim Berisha qė ata tė ishin tė orientuar rreth lėvizjeve tė tij pėr ta vrarė…

Mė datė 05.04.2005, nė tė 40-tat e Klodjan Saliut, nė kohėn kur drejtuesi i organizatės Endrit Dokle e bashkėpunėtorėt e tij Adriatik Coli, etj ndodheshin tek banesa e Klodjan Saliut, shtetasi Lulzim Berisha kishte dale nga lokali “Cera una volta”. Pas konstatimit dhe lajmėrimit pėr kėtė lėvizje tė pandehurit Elvin Hoxhosmani, Alban Neli e Altij Nikolla kishin lėvizur me shpejtėsi nė drejtim tė tij por kjo lėvizje e shpejtė ishte vėnė re nga polici i qarkullimit rrugor dėshmitari Myftar Janxhari, i cili kishte ndaluar pėr kontroll. Nė momentin e ndalimit nga dėshmitari tė tre tė pandehurit tė frikėsuar pėr praninė e policisė kanė braktisur makinėn duke lėnė brenda nė makinė katėr armėt.

 

Zgjerimi i bandės sė Dokles me anėtarė tė rinj

Me dėshtimin pėr tė vrarė shtetasin Lulzim Berisha mė datė 05.04.2005 nė tė 40-tat e Klodjan Saliut, tashmė organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Endrit Dokle vendos tė ndėrrojė strategji duke u larguar nga Durrėsi pėr nė Tiranė. Pėr kėtė mė datė 13.04.2005 i pandehuri Adriatik Coli merr me qera sė bashku me tė pandehurin Endrit Dokle njė banesė nė rrugėn Komuna e Parsitit. Kjo banesė kthehet tashmė si baza e organizatės kriminale qė objektiv kryesorė kishte vėnė vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha. Elvin Hoxhosmani e Alban Neli, tė cilėt nuk arritėn tė vrasin shtetasin Lulzim Berisha mė datė 05.04.2005 pasi nė ēastet e fundit i ndaloi policia jashtė parashikimit tė tyre, vazhdonin tė lėviznin nė kėtė drejtim duke u orientuar nga tė pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli. Ata thėrrasin nė organizatė njė bashkėpunėtorin e tyre nga Burreli, tė pandehurin Selman Heti, i cili pasi kontakton me tė pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli pranohet prej kėtyre tė fundit, pasi ai i bashkėngjitet qėllimit tė tyre pėr tė vrarė shtetasin Lulzim Berisha. Nė mėnyrė tė vazhdueshme tė pandehurit Alban Neli, Elvin Hoxhosmani e Selman Heti lėviznin nga Tirana nė drejtim tė Durrėsit pėr ditė me qėllim pėr tė vrarė shtetasin Lulzim Berisha. Kėta tė pandehur jetonin nga pagesat qė i bėnin tė pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli, banonin nė shtėpinė e marrė me qera po prej tyre, dhe sigurisht kryenin detyrat e caktuara.

 

Heti do godasė Berishėn i vetėm

I pandehuri Selman Heti vendos qė ta godasė vetėm nga afėr shtetasin Lulzim Berisha duke pėrdorur kėshtu njė plan tė ri ndryshe nga e kaluara, e pėr kėtė atij i premtohet njė sasi prej 100 mijė eurosh. Informacionet lidhur me lėvizjet e shtetasit Lulzim Berisha do ti vinin nga i pandehuri Elvin Hoxhosmani qė do e shoqėronte pėr nė Durrės ndėrsa Elvinin pėr informacion do ta ndihmonte i pandehuri Sardjan Sulejmani, banor i qyetit Durrės i inkuadruar nė organizatėn kriminale qė kur kėtė organizatė po e drejtonte i pandehuri Endrit Dokle.

 

Karremi pėr Indrit Taullain

Pėrpara se tė vėnė nė jetė kėtė plan tė ri lidhur me vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha, tė pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli mendojnė tė kontaktojnė me Lulzim Berishėn me qėllim qė ai tė gėnjehet prej tyre, e te lėvizė lirshėm. Kjo ide realizohet pasi i pandehuri Endrit Dokle nėpėrmjet dėshmitarit L.K mundėson nė Tiranė njė takim me tė pandehurin Indrit Taullai. Tė pandehurit Indrit Taullai ja bėjnė tė qartė se nuk kanė ndėrmend tė konfliktohen me ta nė tė ardhmen, premtim, i cili sigurisht i pėrcillej shtetasit Lulzim Berisha. Por tė pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli nga ana tjetėr ishin duke u mobilizuar pėr tė vrarė shtetasin Lulzim Berisha. Nė darkė pas takimit me Indrit Taullain, tė pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli nė shtėpinė ku rrinin bisedojnė me tė pandehurit Selman Heti e Elvin Hoxhosmani qė dita e nesėrme do tė ishte ditė e favorshme pėr tė goditur Lulzim Berishėn pasi ai mund tė dale tashmė lirshėm tek lokali i tij Cera una volta nė Durrės.

 

Vrasėsit iu bllokua pistoleta para fytyrės sė Berishės

Rreth orės 10.30 shtetasi Lulzim Berisha ishte nė shoqėrinė e kushėririt tė tij I.M dhe K.H para lokalit tė tij nė Durrės. Kjo lėvizje vihet re nga Elvin Hoxhosmani, i cili lajmėron Selman Hetin qė ndodhej aty afėr. Ky i fundit menjėherė i afrohet nė kėmbė shtetasit Lulzim Berisha dhe nga njė distancė e shkurtėt e qėllon me pistoletė disa herė duke i shkaktuar atij disa plagė, por njėkohėsisht duke plagosur edhe dėshmitarėve Isuf Morina e Kujtim Haxhia. I pandehuri Lulzim Berisha duke bėrtitur nga dhimbja e plagėve rrėzohet nė tokė dhe i pandehuri Selman Heti i afrohet pėr ta goditur nga afėr, por pa rezultat pasi atij i bllokohet arma. Nė kėto kushte si i pandehuri Selman Heti ashtu dhe i pandehuri Elvin Hoxhosmani, i cili ndodhej mė larg tij largohen duke shkuar nė Tiranė pėr tek baza e organizatės nė rrugėn Komuna e Parisit ku i prisnin tė pandehurit Endrit Dokle e Adriatik Coli. Shtetasi Lulzim Berisha e dy tė plagosurit e tjerė dėrgohen pėr mjekim nė spitalin e qytetit Durrės. Edhe kjo pėrpjekje me datė 05.05.2005 pėr tė vrarė shtetasin Lulzim Berisha dėshtoi.

 

 

 

Atentati i tretė ndaj Lulzim Berishės

Organizata kriminale e drejtuar nga i pandehuri Endrit Dokle edhe pse plagosi shtetasin Lulzim Berisha me datė 05.05.2005 nuk resht pėrpjekjet e saj pėr ta eliminuar atė fizikisht. I pandehuri Endrit Dokle,tė pandehurit Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Selman Heti e Alban Neli i inkuadron plotėsisht nė organizatėn kriminale qė drejtonte duke ju vėnė si pikėsynim kryesorė vrasjen e shtetasit Lulzim Berisha. Tė ardhurat pėr shpenzimet qė kishin tė gjitha kėto sipėrmarrje tė organizatės siguroheshin nga trafikimi i lėndėve narkotike nga Shqipėria

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos