Nis tė hėnėn plotėsimi i Formularit A3, MASH: Pikėt qė duhen pėr tė fituar

SHKRUAN: Jonida Tashi 17-10-2011 13:43

Nis tė hėnėn tėrheqja e Formularit A3 nė shkollat pėrkatėse, ku maturantėt kanė pėrfunduar arsimin e mesėm. Ministria e Arsimit publikon 221 programet e studimit tė listuara nė kėtė formular me pikėt qė duhen pėr tė fituar nė secilin prej tyre. Po ashtu, MASH ka detajuar edhe 36 degėt mė tė preferuara nė universitetet publike tė vendit, tė cilėsuara ndryshe si “elitare”, tė cilat propozohen tė mos jenė pjesė e Formularit A3, kjo pėr arsye se numri i vendeve tė mbetura tė lira nė to ėshtė tepėr i limituar, dhe sipas ekspertėve tė arsimit, nuk vlen hapja e konkurrimit pėr to. Por, pėrfaqėsues tė Universitetit tė Tiranės kanė reaguar dje pėr kėtė ēėshtje, duke akuzuar Ministrinė e Arsimit pėr manipulim me vendet e mbetura bosh nga faza e dytė e regjistrimeve. Ndėrkohė qė, sipas prindėrve, Ministria e Arsimit nuk i ka rishpėrndarė kuotat e mbetura tė paplotėsuara nė fakultetet me kėrkesė tė lartė nė formė tė drejtė dhe transparente. Ky ėshtė denoncimi i dhjetėra prindėrve nė Rektoratin e Universitetit tė Tiranės, tė cilėt dėshmojnė se nė Formularin A3, kuotat e mbetura bosh nė Fakultetin e Mjekėsisė, Ekonomikut, Juridikut dhe Shkencave Sociale ishin “zhdukur”, dhe kėto kuota u janė shtuar fakulteteve tė tjera. “Ajo ēfarė ne kemi konstatuar ėshtė shqetėsimi i dhjetėra prindėrve dhe studentėve, qė kanė ardhur pranė rektoratit dhe kanė shprehur shqetėsimin se, pavarėsisht se ata janė menjėherė pas studentit tė fundit tė regjistruar dhe pavarėsisht se ka kuota bosh, ata tashmė nuk mund tė regjistrohen, sepse Ministria e Arsimit i ka zhvendosur kuotat nga kėto degė, nė degė mė pak tė preferuara”, - thotė drejtori i Komunikimit nė Universitetin e Tiranės, Ervin Demo. Ndėrkaq, Rektorati i Tiranės bėn tė ditur se janė ndeshur pėr herė tė parė me njė fakt tė tillė, qė, sipas tyre, ėshtė nė shkelje me tė gjitha tė drejtat qė kanė tė rinjtė. Sipas tė dhėnave, rezulton se tė rinjtė qė ndodheshin poshtė vijės sė fituesve janė maturantė me mesatare tė lartė dhe mjaft tė pėrgatitur. “Problemi mė i madh ėshtė qė studentėt qė pėrjashtohen nga ky proces janė studentė me rezultate tė mira dhe kjo ėshtė njė gjė e papranueshme dhe besoj e padrejtė pėr studentėt”, - pohon Demo. Rishpėrndarja e kuotave nė Formularin A3 pėr Universitetin e Tiranės ėshtė bėrė vetėm pėr disa degė, si: Historia, Gjeografia, Kimia, Anglishtja, Frėngjishtja, Gjermanishtja apo Fizika.

Pjesėn mė tė madhe tė degėve tė listuara nė Formularin A3 e pėrbėjnė ato programe studimi qė janė mė pak tė preferuara pėr shkollėn e lartė. Por midis tyre gjenden ende edhe disa degė tė preferuara, ndonėse me kuota tepėr tė limituara, qė kanė ngelur tė paplotėsuara nga faza e dytė e pranimeve. Kėshtu, kanė tė drejtė tė plotėsojnė Formularin A3 tė gjithė kandidatėt tė cilėt kanė plotėsuar ose jo Formularin A2 dhe: nuk kanė arritur tė pėrfshihen nė listat e fituesve tė fazės sė parė dhe tė dytė tė konkurrimit me Formularin A2, dhe pėr rrjedhojė nuk janė regjistruar nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė nė institucionet publike tė arsimit tė lartė pėr vitin akademik 2011-2012; janė shpallur fitues nė listėn paraprake ose pėrfundimtare tė garės me formularin A2 dhe nuk janė tė regjistruar nė universitetet publike pėr vitin akademik 2011-2012; rezultuan mbetės nė sesionin e parė tė provimeve tė Maturės Shtetėrore (qershor 2011) dhe arritėn rezultate kaluese nė provimet e vjeshtės (sesioni i dytė); janė regjistruar nė sesionin e dytė tė Maturės Shtetėrore 2011 nėpėrmjet plotėsimit tė Formularit A1Z dhe rezultojnė kalues nė tė katėr provimet.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos