Matura 2012, kreditet pėr tė marrė pjesė nė provime

SHKRUAN: Jonida Tashi 15-10-2011 11:39

Maturantėt qė nė pėrfundim tė vitit tė fundit tė gjimnazit nuk do tė plotėsojnė numrin minimal tė krediteve pėr tė gjithė shkollėn e mesme, nuk do tė futen nė provimet e Maturės, e pėr rrjedhojė nuk do tė pajisen as me Diplomėn e Maturės. Madje, njė maturant nuk do ta marrė Diplomėn e Maturės, edhe po tė plotėsojė numrin minimal tė krediteve bėrthamė, nėse nuk ka plotėsuar numrin e duhur tė krediteve pėr kurrikulėn me zgjedhje tė detyruar dhe atė me zgjedhje tė lirė. Sipas rregullave tė reja, tė vendosura tashmė nga Ministria e Arsimit, kėtė vit maturantėt do tė pranohen nė provimet e Maturės, kur ata njėherėsh: janė kalues nė tė tria klasat e gjimnazit dhe kanė fituar tė paktėn 90 kredite gjatė gjimnazit; kanė fituar 10-12 kredite pėr kurrikulėn me zgjedhje tė detyruar dhe 5-7 kredite pėr kurrikulėn me zgjedhje tė lirė; kanė fituar tė paktėn 1 kredit pėr modulet profesionale; kanė fituar 0,5 kredite pėr shėrbimin komunitar; kanė fituar 0,5 kredite pėr projektet kurrikulare nė nivel shkolle ose disa klasash. Ndėrsa katėr kriteret pėr lėndėt me zgjedhje, nga tė cilat varet edhe konkurrimi pėr nė universitet, do tė jenė: pėr provimin nė lėndėt me zgjedhje, nxėnėsi mund tė pėrzgjedhė nga lėndėt bėrthamė, pėrveē Matematikės bėrthamė, Gjuhės shqipe dhe Letėrsisė dhe gjuhės sė huaj tė parė, nga lėndėt me zgjedhje tė detyruar; tė gjithė nxėnėsit duhet tė sigurojnė njė numėr tė caktuar kreditesh nė provimet e lėndėve me zgjedhje; numri mė i vogėl i krediteve pėr t’u fituar nga nxėnėsi nė provimet e lėndėve me zgjedhje ėshtė 8; pėr provimin nė lėndėt me zgjedhje nxėnėsi duhet tė pėrzgjedhė jo mė pak se dy lėndė dhe jo mė shumė se katėr lėndė. Ndėrkaq, kur nxėnėsi mbetet nė njė ose mė shumė lėndė tė Maturės, ai ka tė drejtė t’i rijapė ato vetėm nė vitin ose vitet pasardhėse tė Maturės. Kur nxėnėsi ėshtė mbetės nė lėndė tė provimit me zgjedhje tė Maturės, ai ka tė drejtė qė nė vitin ose vitet pasardhėse tė rijapė lėndėn ose lėndėt ku ėshtė mbetės, ose ai mund tė pėrzgjedhė edhe lėndė tjetėr tė re pėr tė dhėnė provim, por me kushtin qė shuma e krediteve pėr lėndėt e provimit me zgjedhje tė jetė tė paktėn 8. Pėr shembull, njė nxėnės ka dhėnė nė provimin me zgjedhje kėto lėndė: Biologjia bėrthamė (4 kredite), Biologjia e zbatuar (2 kredite) dhe Biologjia e thelluar (2 kredite), por mbetet vetėm te Biologjia e thelluar. Nė vitin ose vitet pasardhėse tė Maturės ai duhet tė plotėsojė shumėn e tė paktėn 8 krediteve. Nxėnėsi mund tė rijapė nė provim Biologjinė e thelluar ose ndonjė lėndė tjetėr, si Psikologjinė ose njė gjuhė tė huaj tė dytė etj. Por, nxėnėsi nuk ka tė drejtė tė rijapė provimin pėr tė pėrmirėsuar notėn nė rastet kur ėshtė kalues. Nė pėrfundim tė arsimit tė mesėm, nxėnėsi e merr Diplomėn e Gjimnazit, kur: ėshtė kalues nė provimet e pėrbashkėta dhe tė detyruara pėr tė gjithė; ėshtė kalues nė aq provime me zgjedhje sa shuma e krediteve tė tyre tė jetė tė paktėn 8. Nė Diplomėn e Gjimnazit do tė shėnohen tė gjitha lėndėt nė provimin me zgjedhje, ku ėshtė kalues, bashkė me notėn dhe kreditet pėrkatėse.

MATURA SHTETĖRORE

Nxėnėsi pranohet nė provimet e Maturės Shtetėrore kur ai njėherėsh:

-ėshtė kalues nė tė tria klasat e gjimnazit;

-ka fituar tė paktėn 90 kredite gjatė gjimnazit;

-ka fituar 10-12 kredite pėr kurrikulėn me zgjedhje tė detyruar dhe 5-7 kredite pėr kurrikulėn me zgjedhje tė lirė;

-ka fituar tė paktėn 1 kredit pėr modulet profesionale;

-ka fituar 0,5 kredite pėr shėrbimin komunitar;

-ka fituar 0,5 kredite pėr projektet kurrikulare nė nivel shkolle ose disa klasash.

Kriteret e provimit pėr lėndėt me zgjedhje

Kriteri 1 Pėr provimin nė lėndėt me zgjedhje, nxėnėsi mund tė pėrzgjedhė: nga lėndėt bėrthamė, pėrveē matematikės bėrthamė, gjuhės shqipe dhe letėrsisė dhe gjuhės sė huaj tė parė, nga lėndėt me zgjedhje tė detyruar.

Kriteri 2 Tė gjithė nxėnėsit duhet tė sigurojnė njė numėr tė caktuar kreditesh nė provimet e lėndėve me zgjedhje.

Kriteri 3 Numri mė i vogėl i krediteve pėr t’u fituar nga nxėnėsi nė provimet e lėndėve me zgjedhje ėshtė 8.

Kriteri 4 Pėr provimin nė lėndėt me zgjedhje nxėnėsi duhet tė pėrzgjedhė jo mė pak se dy lėndė dhe jo mė shumė se katėr lėndė.

Disa nga pėrzgjedhjet qė mund tė bėjnė nxėnėsit, janė:

Kombinime Gjithsej

-Biologjia bėrthamė (4 kredite)

-Kimia bėrthamė (4 kredite) 8 kredite

-Biologjia bėrthamė (4 kredite)

-Kimia bėrthamė (4 kredite)

-Kimia e thelluar (2 kredite) 10 kredite

-Gjuha italiane (6 kredite)

-Historia e klasės sė 11-tė (2 kredite) 8 kredite

-Gjuha italiane (6 kredite)

-Historia bėrthamė (5 kredite) 11 kredite

-Psikologjia (2 kredite)

-Filozofia (2 kredite)

-Sociologjia (2 kredite)

-Qytetaria (3 kredite) 9 kredite

-Matematika e thelluar (5 kredite)

-Gjuha shqipe e letėrsia e thelluar (5 kredite) 10 kredite

-Gjuha angleze (bėrthamė) (9 kredite)

-Gjuha frėnge (6 kredite) 15 kredite

PIKĖT E MATURĖS

Edhe pikėt e Maturės Shtetėrore pėr njė nxėnės llogariten me tė njėjtėn mėnyrė si pikėt e klasės. Pra, gjenden pikėt pėr secilėn lėndė tė Maturės Shtetėrore dhe kėto pikė mblidhen.

Shembull

Lėndėt nė provimet Notat Kreditet Koeficienti Pikėt

Lėndėt e detyruara

Gjuha shqipe dhe letėrsia 7 10 1 70

Matematika 8 10 1 80

Gjuha e huaj e parė 6 9 1 54

Lėndėt me zgjedhje

Matematika e thelluar 7 51,4 49

Fizika bėrthamė 6 4 1 24

SHUMA: kreditet 38 shuma 277

Ky nxėnės ka grumbulluar 277 pikė nė Maturėn Shtetėrore, kurse numri total i krediteve ėshtė 38.

MESATARJA E MATURĖS

Ashtu si mesatarja e gjimnazit, mesatarja e Maturės pėr njė nxėnės gjendet duke pjesėtuar shumėn e pikėve me shumėn e krediteve. Pėr nxėnėsin nė shembullin e mėsipėrm, nota mesatare e gjimnazit ėshtė: 277 : 38 = 7,29.

MESATARJA E PĖRGJITHSHME

Te mesatarja e pėrgjithshme e njė nxėnėsi merren parasysh pikėt e tri klasave tė gjimnazit, bashkė me pikėt e Maturės. Po ashtu mblidhen kreditet e tri klasave me ato tė Maturės. Pikėt totale pjesėtohen me kreditie totale dhe rezultati rrumbullakoset me dy shifra pas presjes dhjetore.

Shembull

Pikėt Kreditet Mesatarja e pėrgjithshme

Tri klasat e gjimnazit 665,2 88,5

Matura Shtetėrore 277 38

Shuma: 942,2 126,5 7,45

Mesatarja e pėrgjithshme e kėtij nxėnėsi ėshtė 7,45.

DIPLOMA E GJIMNAZIT

Nxėnėsi e merr diplomėn e gjimnazit, kur: ėshtė kalues nė provimet e pėrbashkėta dhe tė detyruara pėr tė gjithė; ėshtė kalues nė aq provime me zgjedhje sa shuma e krediteve tė tyre tė jetė tė paktėn 8.

Nė diplomėn e gjimnazit do tė shėnohen tė gjitha lėndėt nė provimin me zgjedhje, ku ėshtė kalues, bashkė me notėn dhe kreditet pėrkatėse.

Pėr shembull:

-Biologjia bėrthamė Nota 7 (4 kredite)

-Kimia bėrthamė Nota 8 (4 kredite)

-Kimia e thelluar Nota 7 (2 kredite)

Kur njė nxėnės i siguron tė paktėn 8 kredite nė provimin e Maturės tė lėndėve me zgjedhje, por ėshtė pakalues nė njėrėn nga kėto lėndė me zgjedhje, kjo lėndė nuk shėnohet nė diplomėn e Maturės. Pėr shembull, njė nxėnės ka dhėnė nė provimin me zgjedhje kėto lėndė: Psikologjia (2 kredite), dhe Gjuha frėnge (6 kredite), por nuk ka kaluar nė Psikologji. Kėtij nxėnėsi, meqė i ka plotėsuar 8 kreditet, nuk i vendoset te Diploma e Maturės Psikologjia si lėndė me zgjedhje nė provimin e Maturės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos