Lėndėt me zgjedhje, ndryshojnė rregullat pėr Maturėn 2012

Kėrkohen jo mė pak se 8 kredite pėr dy ose 3 lėndė me zgjedhje, qė do tė jenė nga kurrikula bėrthamė, edhe ajo e lirė. MASH nxjerr udhėzimin e ri pėr provimet

MASH pėrcakton listėn e lėndėve me zgjedhje me kreditet pėrkatėse

Ndryshojnė rregullat pėr provimet e Maturės 2012, ku pėr herė tė parė maturantėt do t’i pėrzgjedhin lėndėt me zgjedhje, jo vetėm sipas dėshirės, por edhe sipas krediteve. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka firmosur sė fundi udhėzimin “Pėr zhvillimin e provimeve tė Maturės Shtetėrore 2012”, nė tė cilin janė detajuar tė gjitha rregullat qė do tė ndiqen pėr pėrzgjedhjen e lėndėve me zgjedhje nga maturantėt, qė do tė jenė me kredite dhe tė ndara sipas profilit tė shkollave. Ndonėse struktura e provimeve nuk ka pėsuar asnjė ndryshim, pasi lėndėt pėr tė cilat maturantėt do tė testohen nė Maturė do tė jenė pėrsėri Gjuhė shqipe dhe Letėrsi, Matematikė dhe provimet me zgjedhje, pėr kėto tė fundit do tė ketė rregulla tė reja pėrzgjedhjeje. Kėshtu, maturantėt e Maturės 2012 duhet t’i zgjedhin lėndėt pėr provimet me zgjedhje sipas kėtyre kritereve: shuma e krediteve tė kėtyre lėndėve tė jetė jo mė e vogėl se 8 dhe numri i lėndėve me zgjedhje tė jetė 2 ose 3. MASH ka pėrcaktuar listėn e lėndėve tė provimeve me zgjedhje tė Maturės 2012, ku pėrfshihen lėndė nga kurrikula bėrthamė dhe nga kurrikula me zgjedhje. Mė konkretisht, nga kurrikula bėrthamė, pėr tė gjitha shkollat e mesme, maturantėt mund tė pėrzgjedhin si lėndė me zgjedhje: gjuhėn e huaj tė parė, kiminė, fizikėn, biologjinė, shkencat e tokės, qytetarinė, historinė, gjeografinė, ekonominė, teknologjinė. Kurse lėndėt histori muzike, harmoni, histori arti, anatomi, histori baleti mund tė pėrzgjidhen vetėm nga maturantėt e shkollave artistike, dhe teoria profesionale vetėm nga ata tė shkollave profesionale. Ndėrkohė, nga kurrikula me zgjedhje maturantėt mund tė pėrzgjidhen plot 22 lėndė, qė janė: letėrsi e thelluar, matematikė e thelluar, fizikė e thelluar, kimi e thelluar, biologji e thelluar, trashėgimi kulturore, sociologji, histori e thelluar, gjeografi e thelluar, psikologji, filozofi, ekonomi e thelluar, teknologji e thelluar dhe gjuhė e huaj e dytė, angleze, italiane, franceze, gjermane, spanjolle. Sipas udhėzimit, ēdo maturant mund tė zgjedhė njė ose dy gjuhė tė huaja, me kusht qė njėra tė trajtohet si gjuhė e huaj e parė (10 kredite), ndėrsa tjetra si gjuhė e huaj e dytė (6 kredite). Po ashtu, ēdo maturant ka tė drejtė tė zgjedhė nga lista e lėndėve qė i pėrkasin kurrikulės me zgjedhje, njė apo mė shumė lėndė, pavarėsisht nėse i ka zgjedhur ose jo apo i janė ofruar ose jo nga shkolla gjatė viteve tė studimit nė shkollėn e mesme. Lėnda “Trashėgimi kulturore” pėrmban trashėgiminė kulturore shqiptare (2 kredite) dhe trashėgiminė kulturore europiane (2 kredite). Maturantėt qė do tė pėrzgjedhin kėtė lėndė do tė testohen duke e trajtuar atė si njė tė tėrė me 4 kredite. Po kėshtu edhe lėnda “Histori e thelluar” pėrmban histori tė qytetėrimit botėror (2 kredite) dhe histori tė qytetėrimit shqiptar (2 kredite). Edhe nė kėtė rast, maturantėt qė do tė zgjedhin kėtė lėndė do tė testohen duke e trajtuar atė si njė e tėrė me 4 kredite. Sakaq, programet orientuese tė lėndėve me zgjedhje si nga kurrikula bėrthamė ashtu edhe nga ajo e lirė do tė jenė tė njėjta pėr tė gjithė maturantėt qė plotėsojnė Formularin A1 dhe A1Z.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos