MASH shpall Formularin A3, si do tė bėhet aplikimi pėr vendet bosh

SHKRUAN: Jonida Tashi 13-10-2011 11:52

Ministria e Arsimit publikon Formularin A3, duke detajuar edhe procedurat e konkurrimit pėr 3500 kuotat e raundit tė dytė tė pranimeve nė universitete. Sipas udhėzimit tė MASH-it, do tė regjistrohen nė universitetet publike, pėr ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė, sipas programeve pėrkatėse tė studimit, maturantėt/kandidatėt qė shpallen fitues nga rishpėrndarja e kuotave tė parealizuara, pas pėrfundimit tė regjistrimeve nė tė dyja fazat tė raundit tė parė tė konkurrimit me Formularin A2. Kandidatėt do tė aplikojnė vetėm pėr programet e studimit dhe kuotat e shpallura nga MASH nė Formularin A3. Fituesit pėrcaktohen nga Agjencia Kombėtare e Provimeve (Drejtoria e Pranimeve), nė bazė tė dy parimeve: Parimi i Meritės, pėrcaktohet sipas pikėve tė grumbulluara nga secili maturant, pėrllogaritur kėto mbi bazėn e rezultateve tė shkollės sė mesme, provimeve tė Maturės Shtetėrore dhe pėr programe studimi qė parashikojnė konkurse edhe pikėve tė grumbulluara nga konkursi; Parimi i preferencės, pasqyrohet nėpėrmjet pėrzgjedhjes sė vullnetshme tė jo mė shumė se 10 preferencave nė Formularin A3 dhe shprehet nėpėrmjet preferencės mė tė lartė tė grupit tė preferencave fituese.

Kandidatėt

Kanė tė drejtė tė plotėsojnė Formularin A3 tė gjithė kandidatėt, tė cilėt kanė plotėsuar ose jo Formularin A2 dhe: nuk kanė arritur tė pėrfshihen nė listat e fituesve tė fazės sė parė dhe tė dytė tė konkurrimit me Formularin A2, dhe pėr rrjedhojė nuk janė regjistruar nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė nė institucionet publike tė arsimit tė lartė pėr vitin akademik 2011-2012; janė shpallur fitues nė listėn paraprake ose pėrfundimtare tė garės me formularin A2 dhe nuk janė tė regjistruar nė universitetet publike pėr vitin akademik 2011-2012; rezultuan mbetės nė sesionin e parė tė provimeve tė Maturės Shtetėrore (qershor 2011) dhe arritėn rezultate kaluese nė provimet e vjeshtės (sesioni i dytė); janė regjistruar nė sesionin e dytė tė Maturės Shtetėrore 2011 nėpėrmjet plotėsimit tė Formularit A1Z dhe rezultojnė kalues nė tė katėr provimet. Drejtoria e Pranimeve pranė Agjencisė Kombėtare tė Provimeve (AKP) do t’u shpėrndajė DAR/ZA-ve Formularin A3 nga data 16-17 tetor. Kurse DAR/ZA-tė duhet ta shpėrndajnė Formularin A3 nė shkolla nė datėn 17 tetor. Maturantėt duhet ta tėrheqin Formularin A3 nė shkollat respektive ku kanė tėrhequr edhe Formularin A2 dhe ta kthejnė atė tė plotėsuar me preferencat e tyre brenda datės 20 tetor. Maturantėt qė nuk kanė plotėsuar mė parė Formularin A2, e marrin Formularin A3 pasi tė bėjnė pagesėn prej 2000 lekėsh pranė zyrave tė Postės Shqiptare. Pėr kėtė kontingjent, drejtoritė e shkollave i dorėzojnė mandat-pagesat pėrkatėse sė bashku me Formularėt A3 nė DAR/ZA. Drejtoritė e shkollave t’i dorėzojnė Formularėt A3, tė plotėsuar dhe tė pa plotėsuar me procesverbal pranė DAR/ZA-ve pėrgjegjėse brenda datės 21 tetor. Mė pas, DAR/ZA-tė duhet t’i dėrgojnė Formularėt A3 nė Drejtorinė e Pranimeve pranė AKP-sė nga data 22.10.2011 deri nė datėn 23.10.2011.

Fituesit dalin mė 31 tetor, dokumentet e regjistrimit

Regjistrimi i fituesve do tė bėhet pranė sekretarive mėsimore tė universiteteve nė datat 1 deri 4 nėntor 2011

Emrat e maturantėve qė do tė fitojnė njė tė drejtė studimi nėpėrmjet Formularit A3 do tė publikohen nė datėn 31 tetor. Sipas udhėzimit tė MASH-it, Drejtoria e Pranimeve nė AKP, pasi tė pėrpunojė tė dhėnat e marra nga Formularėt A3 do tė shpallė nė datėn 31 tetor listėn pėrfundimtare tė fituesve, tė ndara sipas programeve pėrkatėse tė studimit, tė renditur sipas rendit zbritės tė pikėve dhe sipas preferencės mė tė lartė tė kėrkuar prej tyre nė Formularin A3, nė pėrputhje me kuotat e rishpėrndara dhe njėkohėsisht ta dorėzojė kėtė listė nė MASH. Regjistrimi i fituesve do tė bėhet pranė sekretarive mėsimore tė universiteteve nė datat 1 deri 4 nėntor 2011, nga ora 8.00 deri nė orėn 18.00. Pėr regjistrim, kandidati fitues duhet tė dorėzojė dosjen individuale me dokumentet origjinale tė mėposhtme: Diploma e Maturės Shtetėrore, Dėftesė pjekurie (nė mungesė, listė notash me fotografi, tė nėnshkruar nga drejtori i shkollės dhe drejtori i drejtorisė Arsimore Rajonale/ drejtori i zyrės Arsimore, ose listė notash tė lėshuar nga Arkivi i Shtetit); Dokument identifikimi (kartė identiteti, pasaportė), origjinalin dhe fotokopjen e tij. Nė dosje tė mbahet vetėm fotokopja e dokumentit tė identifikimit, nė mungesė tė tyre dorėzohet certifikatė personale me fotografi; Dy fotografi; Mandat-arkėtimi tė tarifės sė regjistrimit prej 1.550 lekėsh tė lėshuar nga zyrat e Postės Shqiptare.

Sekretaria mėsimore duhet ta pajisė kandidatin fitues me fletė-regjistrimi ku tė shėnohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit fitues, data dhe ora e regjistrimit. Fletė-regjistrimi duhet tė jetė e nėnshkruar dhe e vulosur nga titullari i institucionit publik tė arsimit tė lartė/i njėsisė kryesore qė kryen regjistrimin dhe nga kryesekretari mėsimor. Pėr maturantėt/kandidatėt qė e kanė likuiduar tarifėn e regjistrimit nė njė nga fazat e regjistrimit me Formularin A2, nuk ėshtė e nevojshme tė bėjnė pagesė tė re. Tarifat e regjistrimit prej 1.550 lekėsh, e arkėtuar nga maturantėt/kandidatėt nė fazat e mėparshme, tė kalojė me xhirim nga llogaria e Degės sė Thesarit ku Institucioni publik i Arsimit tė Lartė ka llogarinė buxhetore, nė llogarinė e Thesarit tė Institucionit tjetėr publik tė Arsimit tė Lartė, nė tė cilin ėshtė realizuar regjistrimi pėrfundimtar i maturantėt/kandidatėt me Formularin A3.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos