Ndryshimet nė Tiranė nga Sauku nė Paskuqan

07/10/2011  Basha nė emisionin “Opinion” flet mbi investimet qė do tė ndėrrmerren nė Bashkinė e kryeqytetit dhe rrugėt e reja

Zgjedhjet pėr kryetar dhe sekretar nė PD? Basha: Do drejtoj Tiranėn

Zoti Basha emisionin e fundit qė ju ishit, mbėrritėt 5 minuta me vonesė pėr arsye tė trafikut. Kam pėrshtypjen se trafiku vijon tė jetė po kaq problematik nė Tiranė. Sot kamera jonė ka shėtitur nė Kryeqytet rreth orės 14:56. Cfarė po ndodh realisht me trafikun nė Tiranė?

Jam plotėsisht i informuar pėr gjendjen e trafikut nė Tiranė sepse edhe vetė vazhdoj tė pėrballem me trafikun dhe, nė qoftė se Kryetari i Bashkisė, apo mė pėrpara ministri i Brendshėm, me eskortė policie, kanė probleme me trafikun, mendoni se ēfarė problemesh kanė qytetarėt e thjeshtė ata qė pėrdorin automjetet e tyre private, ata qė pėrdorin mjetet e transportit publik, ku problemi i trafikut shumėfishohet, sepse kėto mjete ecin mė ngadalė, ndalojnė nė stacione. E njėjta gjė vlen edhe pėr kėmbėsorėt apo ciklistėt e qytetit tė Tiranės, tė cilėt janė tė paktė, por qė shpresoj tė jenė mė tė shumtė me planin e masave qė Bashkia e Tiranės po ve nė jetė. Problemi i trafikut ėshtė njė nga problemet mė tė mėdha nė qytetin e Tiranės dhe ky nuk ėshtė vetėm njė problem komoditeti.

-Dhe do vijė duke u rėnduar kur numri i makinave nė Tiranė do vijoj tė shtohet zoti Basha sepse ne jemi nėn mesataren Ballkanike tė posedimit tė makinave...

Problemi i trafikut ėshtė njė problem shumė i madh dhe nuk ėshtė njė problem komoditeti, siē mund tė perceptohet nganjėherė me tė padrejtė. Nė radhė tė parė ėshtė njė problem ekonomik, ēdo njėsi kohore shtesė, ēdo orė, ēdo minutė qė njė qytetar kalon nė trafik, ėshtė njė kosto ekonomike pėr qytetin ėshtė njė kosto ekonomike pėr ekonominė e qytetit dhe natyrisht ėshtė njė kosto ekonomike pėr vetė qytetarin nė kuptimin e automjetit tė vet privat, apo nė kuptimin e kohės sė tij apo nė kuptimin e vonesave qė ky sjell nė regjimin e pėrdishėm, qoftė ky aktivitet familjar pėr tė ēuar fėmijėt nė shkollė apo pėr ti marrė nga shkolla, akoma mė shumė kur ėshtė njė aktivitet qė lidhet me performancėn ekonomike tė qytetarit, pra ėshtė njė problem i madh ekonomik. Trafiku ėshtė njė problem i madh ambjental jo vetėm nėpėrmjet ndotjes sė tepruar qė ndodh kur makinat mbeten nė vend numėro, por edhe nėpėrmjet ndotjes akustike, dhe e gjitha kjo pėrkthehet nė stres tek qytetarėt, pėrkthehet nė humbje kohe, pėrkthehet nė njė problem. Pra ėshtė njė nga problemet mė kryesore tė kryeqytetit, si i tillė ka njė vėmendje kryesore tė Bashkisė sė Tiranės dhe timen si Kryetar Bashkie. Nė fushatėn elektorale unė premtova njė pėrqasje tė shumėfishtė nė problemin e trafikut. Sė pari, njė pėrqasje duke i hapur rrugė investimeve tė mėdha tė mbetura peng tė luftės politike.

-Ēdo tė thotė investime tė mėdha....

Tė tilla si Unaza e Madhe e Tiranės, tė tilla si investime strategjike nė transportin publik, pra njė rikonceptim i trasportit publik nė Tiranė ku unė kam mbrojtur dhe sot po vė nė jetė planin tim pėr ti dhėnė Tiranės linjat e tramit, si transport me kapacitete tė larta, me efiēentė tė lartė apo me cilėsi tė lartė shėrbimi.

-Linjat apo tramin?

Me linjat e tramit kam parasysh dhe shėrbimin e tramit. Sė treti paisjen e Tiranės me vendparkingjet nė tė gjitha nivelet, nėntokėsor, mbitokėsor, apo me kate, dhe trajtimin e ēėshtjes sė parkimit si njė ēėshtje akute, por po kėshtu si njė ēėshtje afatgjatė ku investimi do tė jetė i tillė qė tė marrė parasysh tė ardhmen e qytetit.

-Ku do parkojmė, mbi trotuare zoti Basha, siē ndodh sot rėndomt?

Kėto qė pėrmenda mė sipėr janė tre nga fushat kryesore, por ka dhe fusha tė tjera ku ndėrhyrje urbane jo tė shtrejta, sigurisht jo tė lira, do krijojnė mundėsinė pėr njė trafik mė tė lirė, pėr njė lėvizje mė tė lirė dhe unė kam prezantuar sė fundi disa prej kėtyre ndėrhyrjeve siē ėshtė rrethrrotullimi i doganės, ndėrhyrja e pėrkoshme aty, apo siē janė zgjerimet e disa akseve tė tjera rrugore nė Tiranė. Por sigurisht dhe skema e pėrgjithshme e trafikut, sepse nuk mjafton tė kesh rrugė tė bollshme, duhet tė kesh dhe njė skemė tė zgjuar trafiku. Kėto janė ndėrhyrjet nė kėto nivele qė unė parashikoj qė do sjellin lirimin e trafikut. Tani disa prej tyre do sjellin efekt pothuaj se tė menjėhershėm.

-Cila janė kėto ndėrhyrje dhe pėr sa kohė do ndihet kjo?

Disa prej kėtyre ndėrhyrjeve do kenė efekt tė menjėhershėm, disa tė tjera nuk do sjellin ndryshim brenda natės, sepse investimet e mėdha do tė kėrkojnė kohėn e tyre. E rėndėsishme ėshtė sot qė trafiku dhe forma e trafikut si njė problem ekonomik, shėndetėsor, stresi, njė problem i ēdo qytetari tė Tiranės, pa dallim tė rangut ekonomik, pozitės shoqėrore apo vendit ku jeton nė Tiranė, ėshtė njė nga problemet kryesore tė Bashkisė Tiranė dhe ne kemi filluar punėn tonė pėr tė ndėrhyrė nė tė gjitha nivelet.

-Duket se zemra e trafikut nė Tiranė ėshtė bllokimi i Sheshit Skėnderbej. Sheshi “Skėnderbej ėshtė konceptuar nga projektuesit italian si njė “kros root” ku kryqėzoheshin tė gjitha rrugėt qė shpėrndahen nga Tirana nė qytetet e ndryshme tė vendit tė krahinave tė ndryshme tė vendit, Dibrės, Kavajės, Elbasanit, Durrėsit, sipas dhe emrave qė mbajnė. Aktualisht Sheshi ėshtė bllokuar, unaza e vogėl nuk ėshtė ndėrtuar, ēfarė do tė ndodhė realisht me trafikun nė kėtė drejtim?

Unė e kam shpjeguar dhe mė pėrpara, me marrjen e detyrės sė Kryetarit tė Bashkisė, vura re me keqardhje tė madhe se projekti i sheshit, ashtu siē ishte konceptuar, jo vetėm nuk e zgjidhte, por e rėndonte problemin e trafikut pėr kryeqytetin. Dhe kjo, pasi ishte injoruar tėrėsisht radha e punės, ajo qė ju pėrmendėt, ekzistenca e arterieve tė tjera tė trafikut si pėrshembull unaza e vogėl, apo eventualisht, unaza e ndėrmjetme siē quhet, thjeshtė me njė tė rėnė tė lapsit duke eleminuar edhe zgjidhje tė zgjuara tė projektit qė ekzistonin edhe mė pėrpara, siē ishte njė tunel nėntokėsor nė aksin veri-jug, apo njė parkim nėntokėsor pranė Muzeut Kombėtar. Pra duke i injoruar kėto me ekzekutimin e projektit. Projekti siē ishte nisur, pėrveē shkeljeve tė tjera ligjore, sepse shkelte vetė parimin e dekretuar nga vetė paraardhėsi im, kur ishte ministėr kulture, tė ndėrhyrjes monumentale tė sheshit, sillte siē e panė qytetarėt e Tiranės, siē e shikojnė edhe sot e kėsaj dite, njė ngėrē tė madh tė trafikut dhe i pėrcillet ky ngėrē i gjithė qytetit. Nuk ėshtė problemi se ngėrēi ėshtė i pėrqėndruar vetėm nė qendėr, ngėrcin e trafikut nė sheshin “Skėnderbej” e pėrjetojmė nga Kinostudio deri nė Kombinat, nga Selita nė Bregun e Lumit, prandaj duke pasur parasysh kėto probleme dhe duke drejtuar sytė nga e ardhmja, sepse mund tė rrimė me orė tė tėra tė themi se ēfar ndodhi gabim, ne ndėrmorrėm njė numėr vendimesh.

Qė janė...?

Vendimi i parė ėshtė rivendosja e trafikut nė Sheshin “Skėnderbej” deri nė finalizimin e njė projekti tė qėndrueshėm nė pėrputhje tė plotė me legjislacionin dhe nė pėrputhje tė plotė me natyrėn monumentale tė sheshit dhe tė aksit tė kryesor tė kryeqytetit.

-Projekti ishte aprovuar zoti Basha, ishte projekt i studios Belge i cili ishte aprovuar dhe me njė pėrfaqėsues tė maxhorancės?



Ka njė problem me projektin qė ju sapo pėrmendėt. Problemi kryesor ėshtė pikėrisht injorimi i parametrave tė trafikut dhe problemi i dytė ėshtė qė aprovimi final qė do tė vinte nga institucionet pėrkatėse qėndrore, nuk erdhi pikėrisht se njė nga kriteret elementare tė aprovimit ishte pėrputhshmėria me atė ligj, qė vetė paraardhėsi im, e ka kaluar kur ka qenė Ministėr i Kulturės qė ėshtė mbrotja e sheshit si Monument Kulture. Ndėrkohė qė sheshi i konceptuar nė atė formė nė atė mėnyrė nuk do tė mbronte atė parim minimal qė e kishte dekretuar vetė.



-Pra ju po thoni qė projekti i aprovuar do tė ndryshoj?

Projekti nuk ėshtė i aprovuar, pėr kėtė arsye, projekti nuk u aprovua. Ju e dini qė edhe prefekti edhe qeveria insistuan pėr ligjshmėrinė.

-Po financimi i deri tanishėm zoti Basha?

Financimi i deritanishėm do tė ruhet dhe asnjė euro e hedhur deri tani nuk shkon dėm, sepse punimet e deritanishme janė punime nėntoksore, kryesisht ripėrtėritje e infrastrukturės nėntokėsore e cila pėrherė tė fundit ishte ndėrtuar nė vitet 1988-1989 dhe punime tė tjera nuk shkojnė dėm.

-Pra jeni i sigurt qė asnjė nga paratė e hedhura nė kėtė projekt qė ju sot e quani jo funksional nuk ikin kot?

Hapi tjetėr pėr tu pėrqendruar fillimit tė pyetjes tuaj ėshtė trajtimi i sheshit.

-Jeni i sigurtė se paratė e hedhura nė kėtė projekt nuk ikin kot..?

Sa po ua thashė. Sė dyti, ėshtė trajtimi i projektit tė sheshit nė kuadėr tė zgjidhjes sė problemeve, dhe jo krijimit tė problemeve. Pra inxhinierėve do tu lihet kohė pikėrisht pėr atė qė ata kėrkuan, tė studiojnė, nevojėn e njė tuneli apo zgjidhjen tjetėr brenda sheshit. Nevojėn pėr tė pėrshtatur lėvizjen jashtė sheshit dhe pastaj pėr tė ardhur nė konkluzionin nėse sheshi ėshtė i pėrshtatshėm pėr tė ndaluar plotėsisht trafikun e makinave dhe ēfarė do tė thotė kjo pėr pjesėn tjetėr tė qytetit kur duhet ndėrhyrė. Apo nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr kėtė ndėrhyrje, nė kėtė kuadėr sheshi duhet tė rikonceptohet nė njė mėnyrė tjetėr.

-Ju po i lini tė dy versionet edhe qė ai tė jetė njė zonė kombėsore dhe njė zonė me makina?

Kėto janė vendime tė cilat nuk duhet tė kenė njė karakter paraprirės, kokėfortė dhe politik, ne do i lemė ekspertėt tė gjykojnė. Pikėrisht mungesa e kohės ka sjellė mungesėn e gjykimit, kjo ėshtė e kaluara, kurse unė jam i pėrkushtuar pėr tė ardhmen.

-Kush po e studion...?

Tė njėjtėt inxhinierė qė kanė qenė dhe mė pėrpara, tė tė njėjta firmave konsulente, po konsiderojnė opsione qė u propozuan dikur po qė nuk u morėn parasysh. Ndėrkohė, trafiku do tė rikthehet nė sheshin “Skenderbej” sipas njė skeme tė hartuar nga ekspertėt mė tė mirė tė trafikut dhe pjesėt e tjera tė sheshit do tė rehabilitohen nė mėnyrė qė nė periudhėn e punimeve nė shesh, qytetarėt tė mos pėrballen as me stresin e trafikut, as me pamjen estetikisht tė papranueshme pėr kryeqendrėn e shqiptarėve.

-Kur do tė hapet sheshi pėr trafikun?

Punimet kanė nisur me njė intesitet tė plotė, plani i punės parashikon pėrfundimin e fazės sė asfaltimit brenda 2 javshit tė parė tė nėntorit. Ndėrkohė qė paralel me kėtė po ecėn puna pėr anėn estetike, qė ėshtė kryesisht bimėsi, gjelbėrim dhe anė tė tjera tė estetikės sė sheshit.

-Pra ju po thoni qė brenda 15 nėndorit sheshi do tė jetė i hapur pėr trafikun e makinave?

Ky ėshtė plani i veprimit.

-Kur do tė jetė i pėrfunduar megjithė atė qė ju e quani pjesa estetike e sheshit?

Tani afati qė unė i kam dhėnė tė gjithė bashkėpunėtorėve tė mi dhe kontraktorėve nė shesh ėshtė 31 Tetori, natyrisht unė marr parasysh dhe kontigjencat, gjithēka mund tė ndodhi. Dhe kur rindėrtojmė kuzhinėn e shtėpisė, nganjėherė ka vonesa tė paparashikuara, jo mė kur bėhet fjalė pėr volume kaq tė mėdha ndėrtimi. Unė po pėrmend 15 nėntorin si datėn e rikthimit tw trafikut nė shesh dhe jo shumė kohė pas kėsaj, pėrfundimin estetik tė anėve tė tjera tė sheshit.

-Po vė re nė qoftė se ky ėshtė projekti qė Bashkia ka ofruar, se prishet njė pjesė e sheshit, shatwrvani nė qendėr, kjo hapwsirė ėshtė me gjelbėrim?

Po.

-Pra sheshi bashkohet, lulishtja prapa Skenderbeut me pjesėn e sheshit me gjelbėrim, pra hapet njė pjesė e mirė me gjelbėrim?

E gjithė pjesa mes muzeut kombėtar dhe bankės sė Shqipėrisė i nėnshtrohet njė pjesė me pemė dekorative.

-Pra me gjelbėrim tė lartė jo tė ulėt?

Tė paktėn me lartėsinė 3 metra e sipėr.

-Ndėrhyhet nė pjesėt e tjera tė sheshit, pėrshembull nė lulishten prapa pallatit tė Kulturės?

Jo pėr momentin jo, do tė ketė njė ndėrhyrje atje, por pėr momentin jo. Ajo qė bėhet ėshtė rehabilitimi i zonės pėrpara ndėrtesės sė Operas dhe Baletit.

-Cdo bėni aty?

Do tė ketw njė modifikim estetik edhe ajo me gjelbėrim do tė ketė njė rivendosje tė shkallėve jo nė formatin e mėparshėm, por nw njė format tė mjaftueshėm pėr tė lejuar njė akses komod nė institucionin e operas dhe Baletit.

-Ėshtė bėrė projekti?

Ėshtė bėrė, dhe projekti po zbatohet aktualisht nga kontaktorėt.

-Nw Sheshin skėnderbej, nė tė gjithė perimetrin do tė lėvizin makinat?

Ky ėshtė projekti i cili po zbatohet pėr momentin.

-Do tė ketė lėvizje tė cilat do tė ndiqen nė formėn e njė unaze apo siē ka qenė mė parė?

Jo, do tė ketė modifikime nė skemėn e trafikut me qėllim qw sheshi tė shėrbejw si njė valvul e cila shpėrndan nė mėnyrė sa mė tė njėtrajtėshme trafikun nė pjesėt e tjera tė qytetit i cili ka njė natyrė koncentrike ka rrathė qė i largohen qendrės dhe nė rast se qendra nuk funksionon, trafiku i pėrcillet dhe kėtyre rrathėve.

-Ju thatė qė ky ėshtė njė projet i pėrkohshėm. Ēfarw do ndodhw me projektin final?

Dy, do tė jenė konsideratat kryesore, e para do jetė zgjidhja teknike. Para se tė kalojmė tek zgjidhja estetike duhet ti japim njė zgjidhje tė kėnaqshme tė qėndrueshme nė vite nė mėnyrėn sesi do funksionojė sheshi. Nė qoftė se do themi se nė shesh nuk do kemi trafik, duhet tė jemi 100% tė sigurtė qė kjo nuk pėrcjell stres nė trafikun e qytetit bashkė me koston qė lidhet me kėtė stres. Unė nuk e pėrjashtoj si mundėsi, por ėshtė njė mundėsi qė duhet tė mbėshtetet plotėsisht nė parametrat teknik dhe nė qoftė se kėto parametra teknikw ekzistojnė, nė qoftė se pėrmes disa ndėrhyrjeve nė qytetin e Tiranės ėshtė e mundur qė sheshi tė jetė i lirė nga trafiku, absolutisht kjo mundėsi do konsiderohet.

-Kush do e thotė...?

Specialistėt e trafikut, konsulentėt qė janė marrė mė pėrpara. Ne nuk e nisim nga zero ne kemi njė bazė, ku pėr fat tė keq vendimarrja ka qenė e gabuar. Projekti pėr njė tunel nga banka e shqipėrisė deri tek Pallati i Kulturės ka ekzistuar nė projektin fillestar, projekti pėr njė parking deri nė 1200 mjete kapacitet, wshtw braktisur. Edhe njė herė, nuk dua tė fokusohem tek e kaluara, por duhet ta dini qė ky ka qenė pjesė e projektit qė ėshtė paraqitur. E rėndėsishme ėshtė qė nė tė ardhmen, pasi tė kemi studiuar nwse duhet tw ndėrhyhet nė kėto raste, do tw merren vendimet e duhura dhe kėto vendime patjetėr do kenė formėn e tyre estetike?

-Edhe njė pyetje brenda kėsaj llogjike. Gjithė ajo lulishte qė po ndėrtohet do tė ruajw thellėsinė e lulishtes para Skėndėbeut apo do jetė nė disnivel?

Jo, do tė jetė me njė kuotė pasqyrė, do jetė e lartė sa ē’ėshtė pjesa historike pas monumentit tė Skėnderbeut. Do tė ketė njė ngritje minimale prej 1.5 metrash.

-Studimi i sheshit do jetė vetėm studimi i sheshit apo do prekw dhe bulevardin?



Kjo ėshtė e dyta qė doja tuu pėrmendja. Sheshi duhet parė nė ansambėl dhe asambli ėshtė i gjithė bulevardi aksi veri-jug i Tiranės, ky aks ėshtė njė aks historik ėshtė njė aks i papėrfunduar. Kjo ėshtė njė nga projektet kryesore qė unė kam shpallur gjatė fushatės elektorale ėshtė pjesa e cila pėrmbyll kėtė aks historik dhe i jep qytetit frymwmarrjen pėr zhvillim nė njė zonė tė Tiranės qė nuk ka pėrjetuar zhvillim apo ka pėrjetuar zhvillim shumė tė pakėt dhe tė parregullt si rezultat i mungesės sė infrastrukturės. Nė rast se ne kėto akse nė tėrėsi, i trajtojmė veē e vec, natyrisht nuk i bėjmė asnjė shėrbim as anės praktike as anės estetike. Ne kemi finalizuar detyrėn e projektimit pėr kėtė aks tė ri tė qytetit i cili do tw ketw njė gjatėsi 1.8 kilometra drejt lumit tė Tiranės nė hapwsirėn mes urės sė Brarit dhe urės sė Kamzės, dhe mė tej zgjatimi nga lumi i Tiranės deri nė rezevuarin e paskuqanit, ku ne planifikojmė sigurisht me komunėn e paskuqanit, kėshillin e qarkut dhe qeverisjen qėndrore, tė materializojmė njė park tė dytė tė tiranės. njė mushkwri tė dytė pėr qytetarėt e tiranės.

-Bulevardi i Tiranės nga treni ėshtė 2 kilometra i gjatė dhe shtohen dhe gati 2 tė tjera pse do duhet njė bulevard kaq i gjatw, kur qyteti nuk ėshtė zhvilluar me kėtė sipėrfaqe?

Qyteti nė kėto 20 vite ėshtė zhvilluar shumė mė shumė sesa 50 vite nė kaluara. Nė vitin 90 ishin 240 mijė sot ka rreth 650 mijė banorw tė rregjistruar, por ne besojmė se ka 700 mijė banorw faktikw qė flenė nė tiranė.

-Bulevardi do tė ndėrtohet nga investitorė apo nga Bashkia e Tiranės?

Aktualisht ne jemi nė tratativa tė paktėn me 3 institucione financiare pėr tė financuar kėtė pjesė tė qytetit, bulevardin e ri, Unazėn e Madhe dhe rikualifikimin urban tė Lumit tė Tiranės.

-Sa kushton?

S’mund t’i themi gjėrat aforfe. Ka mbaruar detyra e projektimit pėr njė konkurs ndėrkombėtar, ku do tė jenė tė pranishėm firmat mė tė mėdha tė arkitekturės botėrore dhe kėtė projekt do ta zhvillojmė me transparencėn mė tė plotė ndaj publikut. Por, mė shumė se kaq, para se kėto firma tė marrin dhe tė shqyrtojnė, tė japin mendimin e tyre, dhe tė pėrzgjidhet projekti fitues i Tiranės, ne do t’i japim mundėsinė qytetarėve tė kryeqytetit tė japin tė gjitha sugjerimet e tyre qofshin kėta studentė tė Urbanistikės apo qytetarė tė thjeshtė, se ēfarė duan apo presin ata nga ky aks i ri i zhvillimit tė qytetit. Pėr kėtė arsye, unė pėrfitoj nga rasti t’i drejtoj njė thirrje tė drejtpėrdrejtė sot qytetarėve tė Tiranės, qė nėpėrmjet adresės sė Bashkisė nė internet, nėpėrmjet Facebook tė Bashkisė apo timin personal, apo nėpėrmjet letrave drejtuar kryetarit tė Bashkisė tė japin mendimet e tyre se, ēfarė duan, apo presin, nga ky aks i ri i zhvillimit tė qytetit. Ju siguroj qė, sugjerimet tuaja do tė jenė pjesė e konsideratave dhe do t’i paraqiten firmave qė do tė konkurrojnė.

-Zoti Basha, sa kushton ky projekt pėrfshirė dhe shpronėsimet dhe gjurmėt?

Pjesa e gjurmės ėshtė shumė e pėrshtatshme, sepse parashikohet lėvizja e Stacionit tė Trenit, dhe gjithė aksi deri nė pėrfundim tė shinave tė trenit, do tė luajė dy funksione. Sė pari, do tė jetė shtrati, ku do tė zhvillohet Bulevardi dhe nė kėtė pjesė do tė projektohet dhe njė nga linjat e tramit me pikwnisjen nė Laprakė, aty ku do tė vendoset edhe stacioni i ri hekurudhor dhe terminali i autobusėve tė Tiranės. Nė kėtė zonė, pronė deri pak ditėsh e Ministrisė sė Financave pėr tė ndėrtuar Doganėn e Re tė Tiranės, fatmirėsisht do tė nisė njė investim i pėrbashkėt i Bashkisė sė Tiranės dhe qeverisė pėr terminalin e ri tė pasagjerėve pėr autobuzėt e Veriut, Perėndimit dhe tė Jugut.

-Do tė jetė fushė e hapur?

Do tė jetė njė terminal i parametrave moderne, pėr tė cilin do tė kėrkojmė edhe bashkėpunimin e sektorit privat. Do tė pėrdorim njė skemė tė investimit nga Bashkia si investitor, si pronar i truallit, natyrisht edhe nga hekurudha shqiptare dhe nga sektori privat pėr tė krijuar kushte mė komode pėr pasagjerėt qė vijnė dhe ikin nga Tirana.

-Ku do t’i gjeni tė ardhurat?

Ju nuk duhet t’i shikoni kėto si harxhime, por si investime. Harxhimi i parave ėshtė njė koncept i cunguar. Nw tė vėrtetė, nė fazėn e parė hidhen para pėr tė ndėrtuar, po ajo ēka ndėrtohet, sjell njė vlerė tė shumėfishtė nė ekonomi. Dhe kjo ėshtė arsyeja pse instrumentet financiarė tė ndėrtimit, qė nga Bankat e Zhvillimit, bonot e zhvillimit, mjetet e drejtpėrdrejta buxhetore, vazhdojnė tė investojnė. Askush nuk investon projekte infrastrukturė apo kush bėn kėshtu e ka gabim pėr qėllime thjesht sociale, por investohet, sepse investimet nė infrastrukturė sjellin nė mėnyrė tė pėrsėritur dhe tė shumėfishtė pėrfitime pėr ekonominė. Nė qoftėse njė bankė investon pėr njė rrugė tė re e ka tė garantuar qė si rezultat i kėsaj rruge tė re, ekonomia do tė rritet dhe tė ardhurat e investitorit do tė rriten pėr investitorin, qė ta paguajė kredinė.

-Ku do tė shtrihet trami?

Brenda dy javėsh ne do tė shpallim pėrpara tregut tė konsulentėve botėrorė kėrkesėn tonė pėr tė nisur projektin e ndėrtimit tė linjės sė shinave tė tramit dhe tė linjės elektrike qė do ta furnizojė.

Gjurma e sipėrme ėshtė ajo qė lidh Stacionin e ri tė Trenit dhe tė Autobuzėve urbanė dhe interurbanė, me pikwtakimin e kėsaj gjurme nė Bulevardin e ri. Fillon nga Bulevardi i ri deri nė Sheshin “Nėnė Tereza” dhe natyrisht mund edhe tė mos mbarojė deri aty. Ky do tė jetė objekt diskutimi nga inxhinierėt, ndėrsa tjetra ėshtė linja e premtuar Kinostudio-Kombinat dhe pėrveē kėsaj ajo qė do tė studiohet ėshtė njė linjė trami rretheqark Unazės ekzistuese.

-Ndėrtimi besoj se ėshtė mė i rėndėsishmi. I keni lekėt?

Do t’i kemi. Nė Shqipėri, ka rrugė tė ndėrtuara dhe qė po ndėrtohen, tė cilat po tė niseshim me pyetjen, ku do t’i gjeni lekėt, nuk do tė ishin ndėrtuar kurrė, duke pėrfshirė kėtu edhe Rrugėn e “Kombit”.

-Keni premtim nga zoti Berisha pėr financim nė kėto projekte?

Kam angazhimin e plotė tė institucioneve qeverisėse pėr tė mbėshtetur projektet e Bashkisė sė Tiranės. Kjo mbėshtetje do tė jetė parimore nė kuptimin qė do tė investohet nė ēdo projekt zhvillimor tė Tiranės siē ėshtė edhe trami i Tiranės.

-Tė transferosh Stacionin e Trenit, tė ndėrtosh tė gjitha kėto, ju mendoni se mund tė bėhen brenda njė mandati?

Jo. Unė besoj se Unaza e Madhe ėshtė njė projekt qė do tė kėrkojė mė shumė se njė mandat. Sikundėr besoj qė Stacioni i Trenit do tė jetė njė projekt me njė jetėgjatėsi 10-15 vjeēare i pėrkohshėm para se tė vendoset konfigurimi i hyrje-daljeve tė qytetit, i cili me siguri do tė kėrkojė njė terminal tjetėr, njė terminal tė lindjes, por njė projekt 10-15-vjeēar i vendosur nė njollėn qė sapo pėrmenda do tė zgjidhė disa probleme njėherėsh. Sė pari, do tė zgjidhė problemin akut tė interurbanėve, tė autobuzėve apo furgonėve, qė aktualisht pėrplasen lagjeve tė Tiranės e bllokojnė trafikun.

-Pra nuk do tė lejohen tė hyjnė nė qytet?

Mendoj, qė ėshtė mė mirė ta themi nė kuptimin pozitiv. Kėto mjete transporti publike qė vijnė nga qytete tė tjera do tė kenė mė nė fund hapėsirėn ku mund tė zhvillojnė shėrbimin e tyre, dhe kjo hapėsirė do tė jetė vendi, ku shėrbimi do tė vazhdojė nėpėrmjet mjeteve tė transportit publik tė Bashkisė sė Tiranės nė territorin e Bashkisė sė Tiranės, siē ndodh kudo nė qytetet evropiane.

-Aksi i ri i Bulevardit do tė parashikojė ndėrtime moderne?

Ky do tė jetė objekt i njė studimi. Mua mė pėlqen edhe arkitektura tradicionale edhe ajo moderne, e rėndėsishme ėshtė qė tė jetė ndėrtesa e duhur nė vendin e duhur dhe kjo mund tė arrihet nėpėrmjet angazhimit tė inxhinierėve mė tė mirė, nė mėnyrė transparente dhe jo klienteliste.

-Do tė jenė ndėrtime publike nė tė dy anėt e bulevardit apo do t’i lejohet hapėsira biznesit?

Tė dyja. Nė detyrėn e re tė projektimit, kemi parashikuar Pallatin e ri tė Drejtėsisė, kemi parashikuar njė holl koncertesh multifunksionale edhe pėr operėn edhe pėr sinfoninė edhe pėr koncerte tė tjera pop-rock. Po kėshtu, kemi parashikuar njė ndėrtesė me funksione publike, e cila mund tė luajė rolin e njė ministrie apo Bashkisė sė Tiranės, kemi parashikuar njė Galeri Artesh dhe kemi lėnė vend edhe pėr zhvillime tė tjera qė mund tė jenė administrative kulturore, por edhe sportive nė natyrė. Dhe me gjithė kėto kemi hapėsira edhe pėr sektorin privat, qoftė pėr hapėsira rezidenciale.

Parku i Paskuqanit, qė ėshtė nė mbyllje tė aksit tė bulevardit, ėshtė njė ndėr tė paktat zona pa ndėrtime. Do tė vazhdojė tė jetė nėn juridiksionin tuaj apo jashtė vijės sė verdhė?

I kam kėrkuar kryeministrit Berisha sot me njė letėr, transferimin e kėtij rezervuari dhe tė disa pronave tė tjera, aktualisht jo nėn administrimin territorial tė Bashkisė sė Tiranės, tė kalojnė nė administrimin joteritorial tė Bashkisė Tiranė. Kėrkojmė administrimin e kėtyre pronave, por natyrisht sipas ligjeve nė fuqi, me njė bashkė administrim Kjo pronė, sot ėshtė nė komunėn e Paskuqanit, por kėrkojmė administrimin joterritorial tė kėsaj prone, tė cilin dėshirojmė ta kthejmė nė njė park tė gjelbėr tė kryeqytetit, dhe natyrisht edhe tė Paskuqanit.

Keni tėrė kėto projekte, pėrse Zoti Berisha ėshtė i gatshėm t’ju mbėshtesė juve dhe nuk ka mbėshtetur zotin Rama. Ka qenė njė kalkulim politik?

Unė mendoj se bashkėpunimi mes Bashkisė sė Tiranės dhe qeverisjes qendrore ėshtė nė leverdi tė qytetarėve tė Tiranės, sikurse mbrojta e interesave tė qytetarėve tė Tiranės ėshtė thelbėsore pėr Bashkinė e Tiranės. Por nė momentin kur ky ndėrveprim me qeverinė qė mund tė marrė formėn e bashkėpunimit, mund tė marrė formėn e rezistencės, nuk konceptohet nė shėrbim tė qytetarėve, por konceptohet nė funksion tė njė qėllimi politik, i gjithė ndėrveprimi merr formėn e njė beteje politike. Po flasim nė teori sepse tė gjithė e dimė qė beteja politike dominoi. Kjo ishte arsyeja sepse nuk u arrit tė pėrparojnė disa projekte qė ishin nė tavolinė prej kohėsh nga ana e qeverisė. Ajo qė i takon tė ardhmes ėshtė vendosmėria ime pėr tė bashkėpunuar me tė gjitha institucionet e vendit pėr tė mirėn e interesave tė qytetarėve tė Tiranės dhe nė funksion tė qytetarėve tė Tiranės. Sikurse ēdo qytetar i Tiranės, ka votuar pėr mua ose jo, nuk pret as mė shumė e as mė pak se kjo.

Zoti Basha a i qėndroni vendimit Xhamia e re tė ndėrtohet nė sheshin e Namazgjasė?

Sot prita njė pėrfaqėsi tė Komunitetit Mysliman Shqiptar qė mė ka njohur me njė vendim tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė kėtij komuniteti pėr tė kėrkuar hapėsirėn e Namazgjasė e cila ėshtė rikthyer pas shumė kohėsh nė pronėsi tė Komunitetit Mysliman dhe pėr tė kėrkuar bashkėpunimin e bashkisė pėr tė ndėrtuar aty xhaminė e madhe tė Tiranės. Mendoj se ėshtė njė vendim i drejtė dhe unė e mbėshtes kėtė vendim. Do tė ndjekim gjithė procedurat ligjore nė mėnyrė qė konsultimi me qytetarėt dhe vendimmarrja e cila i pėrkiste ndoshta vetėm njė dhome tė errėt, t’i pėrkasė bashkisė sė Tiranės si pėrfaqėsuese e interesit publik, komunitetit mysliman si palė e drejtpėrdrejtė dhe qytetarėt e Tiranės, pavarėsisht nga besimi i tyre fetar.

Kam njė vendim pėr njė leje, i cili e ndėrton xhaminė e Tiranės diku pėrballė 15-katėshit, nė njė zonė qė ishte parashikuar edhe projekti francez qė tė bėhej. Me ēfarė tė drejte zoti Basha mund tė hidhni poshtė njė projekt tė zotit Rama...?

Projekti i mėparshėm shkaktonte kaos dhe e ka hedhur poshtė vetė paraardhėsi im nė cilėsinė e ministrit tė Kulturės i cili kėrkonte qė sheshi t’i nėnshtrohej ndėrhyrjeve edhe tė monumenteve tė kulturės. Kryesor ėshtė tė zbatohet ligji, nga u cili duhet udhėhequr ēdo zyrtar, por edhe vullneti i qytetarėve tė Tiranės, qė unė e marr pėr ēdo vendim. KMSH ėshtė njė palė e interesuar dhe nuk mund tė injorohet as KMSH pėr nderimin e njė xhamie tė re siē nuk mund tė injorohet pėr shembull kėrkesa e katolikėve pėr njė kishė. dhe asnjė pėrfaqėsues tė ndonjė besimi fetar. Pėr kėtė vendimmarrje ne do tė ndjekim rregullat e transparencės sė plotė, duke thithur edhe mendimin e qytetarėve dhe ekspertėve tė bashkisė. Dy instrumente ka pėr tė marrė mendimin e qytetarėve. Kėtė tė fundit do tė mund ta marrim nėpėrmjet aplikimit tė vazhdueshėm tė kontaktit me qytetarėt nė zyrėn time ēdo tė premte, por sė shpejti edhe nėpėr minibashkitė, ku nuk do tė ketė thjesht shprehje tė projekteve, por edhe mendimi i tyre, ēfarė mendojnė ata pėr ēdo projekt. Ēfarė mendojnė ata pėr projektet qė po vėmė nė tavolinė pėr zgjidhje. Kjo ėshtė Tirana e qytetarėve dhe jo e Bashės. Do ndėrtoj ura tė pėrhershme komunikimi nė zyrėn time, nė terren, nė bashki, ku town hall-et e mia do kenė si subjekt deklarimin e platformave elektorale, por do tė ketė si subjekt diskutimet e ēdo plani, duke pėrfshirė kėtu edhe ndėrtimin e Xhamisė.

Plani rregullues, po pėrmirėsohet, po updatohet nga zviceranėt apo do tė ribėni njė plan tė ri?

Nuk ka plan ekzistues tė pėrfunduar nga asnjė kompani, ka njė plan tė filluar, larg pėrfundimi, i cili ka hedhur njė bazė qė po shqyrtohet nga ekspertėt mė tė mirė vendas dhe tė huaj dhe ndėrkohė ne po bėjmė gati diēka tjetėr qė ėshtė vizioni qė ky plan paraqet, pėr parametrat teknikė tė planit tė ri urbanistik, duke pėrfshirė kėtu kriteret e ndėrtimit, infrastrukturės dhe ėshtė pikėrisht vizioni i planit strategjik duke pėrfshirė nė kėtė vizion atė qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua, konsensusin e qytetarėve dhe duke i dhėnė mė pas kėtij projekti formė

Kur do jetė gati ky plan?

Unė kam deklaruar qė plani do tė jetė gati brenda majit tė vitit tė ardhshėm dhe sė bashku me grupin e ekspertėve po punojmė fort pėr ta mbajtur kėtė premtim.

Zoti Basha, ndėrkohė do t’i qėndroni premtimit qė deri nė miratimin e plotė tė planit nuk do jepni asnjė leje ndėrtimi?

Siē kam deklaruar mė pėrpara, deri nė miratimin e planit tė ri urbanistik nuk do tė ketė asnjė ndryshim destinacioni, asnjė studim pjesor nė kundėrshtim me ligjin, por do tė vazhdojnė ndėrtimet e licencuara deri tani, do zbardhen dhe legalizohen ato qė pėr hir tė konjukturave nuk janė realizuar dhe do tė ecet para me punėt publike. Punėt publike nuk mund tė ngelen peng i kėtij procesi, si shkollat, ēerdhet si dhe ēdo punė tjetėr publike me interes publik.

Ndėrkohė, do tė ruani apo do ta rishikoni Planin Francez?

Plani francez i qendrės sė qytetit, me ligjin e ri tė urbanistikės i nėnshtrohet njė rishikimi, dua apo s’dua unė, aq mė tepėr qė janė future tashmė duart, sepse vetė plani i qendrės i shmanget planit francez. Ne duam ta shikojmė kėtė plan tė qendrės nė harmoni tė plotė me planin e madh tė Tiranės. Kur bėn njė plan pėr shtėpinė si tė tėrė, para se tė vendosėsh pėr ngjyrėn e kolltukėve apo dhomėn e pritjes, ėshtė e rėndėsishme qė tė kesh vendosur se ku do tė jetė kuzhina, dhoma e gjumit, dhoma e ngrėnies, ku do tė jetė ballkoni, etj. Rishikimi nuk ėshtė qėllim nė vetvete por ėshtė efekt i ndėrtimit tė planit urbanistik. Plani i ri urbanistik i qytetit tė Tiranės do tė ketė dy qėllime kryesore: Zhvillimin e pronės private dhe rikthimin e hapėsirave publike me instrumentet mė moderne qė disponohen sot. Dhe, nė rikthimin e hapėsirave publike, njė nga kriteret kryesore ėshtė mbrojtja e hapėsirės sė gjelbėr dhe ai program qė unė sot dhe mė parė e kam quajtur “gjelbėrim me ēdo kusht”. Dhe po tė ecim me materialet qė ju janė dhėnė juve kėtu, vėrehet qė ne do tė krijojmė njė pyll tė vogėl ndėrmjet Bankės sė Shqipėrisė dhe Muzeut kombėtar. Po tė ecim mė tej do tė shikoni se do tė kemi 2-3 ndėrhyrje. Ja pėr shembull te Don Bosko kemi tė bėjmė me njė problem qė tė gjithė banorėt e njohin, tė degraduar mes dy pallateve dhe propozohet qė tė ketė njė ndryshim tė madh nė funksion tė banorėve tė kėsaj lagjeje. Do tė ketė shumė edhe shumė ndėrhyrje tė tjera nėpėr lagje sepse qėllimi ynė, siē e pėrmenda edhe mė lart, ėshtė “gjelbėrim me ēdo kusht”. Ēdo hapėsirė ku do tė mund tė ndėrhyjmė pėr ta gjelbėruar, ne do ta bėjmė kėtė. Njė ndėrhyrje tjetėr me kosto jo tė madhe por qė shkon diku tė 3 milionė lekė tė vjetra, ėshtė edhe nė zonėn para Lidhjes sė Shkrimtarėve. Pra, ėshtė njė ndėrhyrje minimale qė nuk kėrkon shumė faturė financiare sa ē’kėrkon vullnet. Njė projekt tjetėr mjaft interesant ėshtė edhe Pazari i ri, njė zonė qė njihet mirė nga tiranasit, i shėrben qytetit por ku ballafaqohemi me probleme tė mėdha. Kemi kėtė propozim tė hartuar nga urbanistėt dhe inxhinierėt tanė mjedisorė pėr njė shndėrrim tė shpejtė, me njė kosto 600-800 mijė euro, por qė i jep njė frymėmarrje tė madhe kėsaj zone. Njė projekt tjetėr ėshtė pėr njė hapėsirė pranė medresesė, i cili vjen pas njė kėrkese tė komunitetit pėr tė shndėrruar njė hapėsirė mes pallateve, nė njė hapėsirė mė komode pėr ta, ndėrhyrje e cila mund tė realizohet me njė kosto jo tė madhe por mjaft efikase pėr qytetarėt. Kjo tregon se duke treguar njė vėmendje. je mė tė madhe ndaj qytetarėve do tė ndryshojmė jo thjesht faktet nė terren, por mentalitetin. T’i japim krah besimit tonė se Tirana ndryshe mund tė realizohet. Disa prej investimeve do tė kryhen nė bashkėpunim me komunitetin.

Pėr sa i pėrket parkimit nė Tiranė. Jemi dėshmitarė tė parkimeve nė trotuare, duke zėnė hapėsirat publike dhe duke shkaktuar njė kaos mjaft tė madh. Ēfarė keni parashikuar pėr kėtė?

Investimet nė parkime nėntokėsore. Kemi parashikuar tė paktėn 4 parkime nėntokėsore me dy ose mė shumė nivele, qė do tė kryhen nė zonė qė i shėrbejnė lehtėsimit tė trafikut tė rėnduar, dhe aty ku sot parkohen makina do tė ketė zona tė gjelbėruara. Parkimet do tė jenė poshtė parkut rinia dhe poshtė sheshit “Italia” dhe po shikojmė njė hapėsirė tjetėr prapa muzeut kombėtar, qė do tė ndėrtohej nė planin fillestar tė rigjallėrimit tė sheshit, por qė u anashkalua. qė do ta rishikojmė si projekt. Parkimet poshtė sheshit “Italia” nė mbledhjen e ardhshme do ti paraqesim KB kushtet koncensionare pėr t’i miratuar dhe do tė lėvizim me shpejtėsi edhe pėr parkimet e tjera. Kapaciteti i kėtyre parkimeve do tė jetė mbi 4 mijė automjete, pra shfryrja e trafikut do tė jketė e konsiderueshme dhe impakti te qytetarėt, shumė i madh edhe si kursim parash, edhe si kursim stresi.

Projekti pėr Unazėn ka pėrfunduar dhe ndodhet nė zyrėn time. Ky projekt do i paraqitet Ministrit tė Transporteve dhe nė Kėshillin Teknik tė Bashkisė, i cili do tė jetė javėn e ardhshme. Kjo ėshtė rruga e Elbasanit, Varrezat e Dėshmorėve dhe kėtu punimet pėr Unazėn e Re . Qė nga ky interseksion deri tek Fakulteti Filologjik, projekti teknik ėshtė i plotė dhe pret vetėm zbatimin. Projekti parashikon nyje me njė nivel qė do tė zgjidhin problemet e hyrje-daljeve. Do tė jetė me katėr korsi...

Kjo ėshtė njė nga nyjet mė problematike tė kryeqytetit dhe ashtu si nė disa pjesė tė tjera tė qytetit, kjo kėrkon njė zgjidhje tė integruar qė do tė thotė qė nuk duhet tė shikojmė vetėm aty ku ėshtė problemi, por duhet tė shikojmė edhe nė zona tė tjera, se si duhet tė shfryjmė trafikun, duke e futur atė nė rrugė tė tjera, ēka do tė thotė, ose lirimin e zhbllokimin e disa investimeve, siē ėshtė njė pjesė e rrugės nga Brryli, Ministria e Jashtme pėr tek lagjja “Ali Demi”, qė ėshtė njė nga kryqėzimet mė tė vėshtira. Nėse ne do tė ndryshojmė kahun e ardhjes nga 9-katėshet, do tė lejojmė trafikun, do tė jetė edhe mė e vėshtirė. Kėrkohet njė zgjidhje e integruar, qytetarėt e kanė tė qartė, investime tė tilla nga nyja teknologjike deri tek “Kristal” do tė shėrbejnė pėr tė ulur trafikun, kjo do i japė njė alternativė tjetėr automjeteve qė vijnė nga Elbasani apo Korēa, qė siē e thamė do tė vijnė kėtu edhe mė shpejt, edhe mė shumė.

Sot, kamera jonė ka regjistruar diēka tek varrezat dhe mund tė them me bindje tė plotė se si varrezat e Sharrės apo tė Tufinės janė nė gjendje tė mjerueshme, ndėrkohė qė njerėzit nuk kanė ku varrosen se parcelat janė zėnė... ?

Zgjidhja qė ne do tė japim ėshtė bėrė gati. Kjo pjesė e varrezės sė Tufinės dhe njė pjesė e varrezave tė Sharrės janė markuar tashmė nga Drejtoria e Shpronėsimeve tė Tiranės , ėshtė pėrcaktuar edhe vlera financiare dhe dokumentacioni i ėshtė pėrcjellė Ministrisė sė Brendshme pėr tė filluar procedurat e shpronėsimit. Shpronėsimi i kėtyre dy parcelave do tė bėjė tė mundur njė trajtim mė human tė kėtij problemi , deri nė njė zgjidhje integrale e cila do tė marrė parasysh edhe rehabilitimin e varrezave aktuale, por edhe aspekte tė tjera, siē ėshtė menaxhimi mė adekuat qoftė nga sektori publik apo privat, duke pėrfshirė ndėrtimin e objekteve tė kultit pėr komunitetet fetare apo jo besimtarėt.

Keni bėrė njė premtim, z.Basha pėr hipotekimin e tė gjithė objekteve tė pahipotekuara, sa i qėndroni kėtij projekti?

I qėndroj plotėsisht. Ne kemi nėnshkruar me Ministrinė e Transportit dhe Drejtėsisė njė Memorandum bashkėpunimi tė cilat Bashkia e Tiranės nuk ia ka njohur vetes pėr njė kohė tė gjatė, atė tė dhėnies sė lejeve tė shfrytėzimit pėr rreth 835 objekte qė pėrfaqėsojnė afro 30 mijė familje, 90-120 mijė qytetarė, njė problem qė prek 1 nė 5 qytetarė tė Tiranės. Ne do tė pėrmbushim pjesėn tonė tė detyrimit, duke inventarizuar nė mėnyrė tė plotė tė gjithė objektet qė nuk janė pajisur me leje shfrytėzimi pėr shkak tė refuzimit tė pamotivuar nga Bashkia. Sė dyti po bėhet bashkė me qeverinė njė akt i cili do tė mundėsojė kolaudimin e mbi 120 objekteve tė cilėt nuk “kanė zot”, sepse ndėrtuesi pėr njė arsye apo tjetėr refuzon tė aplikojė pėr lejen e shfrytėzimit. Kėtu, Bashkia e Tiranės do tė veprojė me vendosmėri, do marrė pėrsipėr tė gjithė hallkat e procesit tė kolaudimit, duke shėrbyer nė vend tė investitorit, natyrisht kolaudimi do tė jetė i pavarur dhe ekspert, pra do tė behet nga kolaudues siē e do ligji. Bashkia e Tiranės do tė luajė rolin qė I takon, atė tė “prindit tė munguar” nė kėtė rast.

Keni premtuar 60 taksa tė reduktuara nė listėn e Bashkisė...

Nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit Bashkiak, unė do i paraqes Kėshillit, programin tim pėr tė hequr 60 taksa bashkiake, do tė jenė plotėsisht 60 dhe ky do tė jetė vetėm hapi i pare, sepse pėr shkak tė kufizimeve ligjore, disa prej taksave nuk mund tė ulen 30 % menjėherė, por do ulen progresivisht, duke mbajtur atė premtim qė u kam bėrė qytetarėve tė Tiranės , jo thjesht pėr tė mbajtur premtimin, por sepse ulja e taksave tarifave ėshtė njė ndihmė e drejtpėrdrejtė qė i jepet biznesit, zhvillimit ekonomik tė qytetit , njė ndihmė e drejtpėrdrejtė qė i jepet punėsimit si njė prioritetet e mia numėr njė. Pra, ulja e taksave i jep mė shumė frymėmarrje biznesit, krijojmė mė shumė hapėsirė pėr punėsim, realisht mė shumė mirėqenie nė familjet e qytetit tė Tiranės. A do tė kandidoni pėr nėnkryetar apo sekretar tė pėrgjithshėm tė PD-sė, nisur nga fakti qė nė votimin e Kėshillit Kombėtar dolėt mė i votuari?

Entuziazmi dhe optimizmi pėr tė ardhmen e qytetit tonė ėshtė reflektuar edhe nė kėtė votim. Ky entuziazėm dhe optimizėm shtrihet pėrtej Kėshillit Kombėtar tė PD, shtrihet te tė gjithė qytetarėt e Tiranės qė kanė besim te e ardhmja e qytetit tė tyre dhe unė jam i pėrkushtuar qė kėtė pritshmėri tė madhe qė sot e kanė tė gjithė qytetarėt e Tiranės, pėrfshi dhe ata qė s’kanė votuar pėr mua, ta kthej nė njė burim energjie pėr vizionin qė shpalosa kėtu sot. kjo ėshtė njė punė e madhe. Unė jam i vendosur tė fokusohem tėrėsisht, unė jam i vendosur tė fokusohem tėrėsisht siē e kam premtuar ēdo minutė e kohės sime te kjo betejė e madhe e imja. Nė kėtė kuadėr as nuk do tė garoj, as nuk pranoj tė kandidohem pėr asnjė nga pozicionet drejtuese nė PD.

Ka njė koment qė qarkullon se mund tė zini postin e kryeministrit nė 2012 nėse ai kandidon pėr President, ose ai mund tua lėrė kėtė post nė zgjedhjet e 2013...?

Duhet tė pėrsėris angazhimin tim tė plotė pėr tė shėrbyer si kryetar i bashkisė sė Tiranės dhe pėr tė vėnė prioritetet e mia nė jetė duke realizuar programet qė nė fakt reflektojnė aspiratat e qytetarėve tė Tiranės. Dua tu them qytetarėve tė Tiranės qė unė nuk do ta braktis kėtė angazhim qė kam marrė karshi jush dhe ēdo minutė tė katėr vjeēarit tim tė parė si kryebashkiak nė funksion tė pėrmbushjes sė kėtyre angazhimeve. Pyetjen tjetėr duhet t’ia shtroni kryeministrit dhe jo mua. Kryeministri ėshtė shprehur. Mėnyra e tij e veprimit dhe e shprehjes tregon se ai ėshtė i pėrkushtuar pėr zhvillimin ekonomik, pėr infrastrukturėn dhe ambicies pėr njė Shqipėri si vend i zhvilluar.

Publikimi i njė kabllogrami qė Uidhers i drejtonte DASH-it, iu rendiste ju si njė nga personat e lidhur me krimin e organizuar.

E keni? Mund tė ma citoni?

Bėhet fjalė pėr njė ēėshtje nė Elbasan, ku ju keni liruar njė person. Sipas ambasadorit Uidhers.

Sipas njė burimi tė Partisė Socialiste, kėshtu lexon kabllogrami. Nuk ka ndodhur dhe ėshtė njė trillim. Kabllogrami thotė qė sipas njė burimi tė PS-sė, Basha ka ndėrhyrė pėr tė liruar njė tė burgosur qė familja e tij tė votojė pėr PD-nė. Nuk ka as emėr, as mbiemėr, as darė, por thotė qė njė burim i PS ka ngritur kėtė akuzė. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr e pabazė, njė akuzė qė hyn nė mozaikun e luftės politike tė asaj kohe. Wikileaks ėshtė njė heqje vėmendje nga problemet e pėrditshme qė ne kemi sot, tė cilat kanė tė bėjnė me zhvillimin, me punėsimin, me ekonominė, me infrastrukturėn.

Ka pasur njė ofertė tė Ramės pėr Berishėn pėr tu pėrballur nė njė debat publik pėr ēėshtjen e integrimit. A duhet tė ketė njė debat publik?

Ashtu siē janė shprehur sė fundi edhe pėrfaqėsuesit e komunitetit ndėrkombėtar, edhe vetė zoti Berisha, tani nuk ėshtė koha pėr debat. Koha pėr debat i takon periudhės parazgjedhore nė ēdo realitet normal politik tė demokracive. Tani ėshtė koha pėr bashkėpunim aty ku mund tė bashkėpunohet, pėr dialog brenda institucioneve nė Parlament.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos