Matura 2012, me 5 provime dhe 26 lende me zgjedhje Luljeta Ndoka

Matura Shteterore do te pesoje te tjera ndryshime, ne vitin 2012. Keshtu, te gjithe ata maturante qe e kryejne shkollen e mesme ne maj te vitit te ardhshem, do te japin 4 deri ne 5 provime te detyrueshme, kjo ne varesi te deshires personale. Ndersa do te rritet se tepermi, edhe gama e lendeve qe do te zgjedhin maturantet. Ndricim Mehmeti pasi ka shpjeguar paraprakisht se si do te funksionojne provimet, ka theksuar se do te merren edhe mendimet dhe sugjerimet e aktoreve te interesit.

Provimet

Ndonese ishte lajmeruar me pare, se ne Maturen Shteterore do te jepej provimi i detyrueshem i anglishtes, si gjuhe e huaj e pare, tashme eshte vendosur qe ai provim te mos jepet. Sipas shefit te Sektorit te Monitorim-Vleresimit ne MASH, Ndricim Mehmeti, ishte parashikuar dhenia e ketij provimi, por pasi eshte analizuar nga ekspertet, eshte vendosur te mos behet. Persa i perket numrit te provimeve te detyrueshem, sipas Mehmetit, do te jene 4 ose 5 te tille. "Si cdo vit, do te jene dy provime me detyrim, ai i Letersise dhe Matematikes, dhe 2 ose 3 provime me zgjedhje te detyrueshme. Ne fakt, provimi i trete me zgjedhje te detyrueshme do te jete si nje alternative qe do ta zgjedhin vete maturantet", thote specialisti Mehmeti. Sipas tij, nje provim i trete me zgjedhje do te lihet ne dispozicion te maturanteve, per ata te duan te plotesojne me shume kredite per Maturen. "Nese per shembull, nje maturant qe aplikon per Mjekesi, do qe te ndjehet i diferencuar nga nje tjeter duke i dhene me shume shanse vetes, atehere mund te zgjedhe Kimine, pervec Fizikes ose Biologjise, qe mund t'i kete zgjedhur si gjithe te tjeret qe synojne te njejten gje. Kete mund ta beje per te grumbulluar me shume kredite, por duhet gjetur menyra rregullatore, qe te mos abuzohet me numrin e krediteve", vijon ai.

26 lende

Sipas specialistit te MASH Ndricim Mehmeti, eshte vendosur qe te behet nje tjeter perzgjedhje e lendeve qe do te vihen ne dispozicion per t'u zgjedhur nga maturantet. "Do te jene rreth 26 lende me zgjedhje, qe do te merren nga kurrikula berthame dhe kurrikula e pergjithshme", thote ai. Sipas Ministrise se Arsimit dhe Shkences, do te hiqen disa lende te artit qe ishin ne maturen 2011 dhe gjithcka do te analizohet mire para se te vendoset. Ndersa, sa u perket shkollave profesionale, pritet qe ne vitin e ardhshem, 2012, te futet si provim edhe praktika profesionale. Keta te fundit, ndryshe nga me pare, i nenshtroheshin nje testimi shkollor profesional para se te futeshin ne provimet e Matures; kete vit do te kete edhe provime Mature Shteterore profesionale per shkollat profesionale. Keto ndryshime jane parashikuar edhe ne projektligjin e ri "Per arsimin parauniversitar", ne te cilin percaktohet: "Ne provimet e Matures Shteterore, nxenesit japin nje numer lendesh te perbashketa dhe nje numer lendesh me zgjedhje vetjake. Lendet e perbashketa per te gjithe nxenesit jane: Gjuha shqipe dhe Letersia berthame, Matematika berthame.

Lendet "e avancuara", me nivel te larte veshtiresie

Pervec lendeve te perbashketa te kurrikules berthame qe mesojne nxenesit ne shkollen e mesme, ata i mesojne ato edhe si te avancuara. Pikerisht keto lende te avancuara do te mund te zgjidhen nga maturantet, pasi do te jene ne listen e lendeve me zgjedhje. Por MASH terheq vemendjen se kur behet fjale per shembull per Fizike te Avancuar, testi nuk do te jete me me tre nivele veshtiresie, por do te jete me nje nivel te vetem qe do te jete i thelluar. Keshtu, ata qe zgjedhin nje lende me prapashtesen "e avancuar" do te vihen perballe pyetjeve relativisht te veshtira, ndaj duhet te maten mire para se t'i zgjedhin ato lende, pasi nese nuk jane te sigurte ne dijet e tyre, rrezikojne qe te humbasin pike.

Vleresimi i maturanteve, me kredite

Per here te pare, maturantet do te vleresohen edhe me kredite. Gjate gjithe viteve te shkolles supozohet qe maturanti duhet te kete grumbulluar rreth 90 kredite ne total, per t'u drejtuar me pas dyerve te fakulteteve ku synojne te studiojne. "Ne diplomen e tij do te figurojne jo vetem notat, por edhe piket e krediteve qe ka mbledhur secili nxenes. Maturanti duhet te fitoje minimalisht 90 kredite, per t'u konsideruar si kalues i matures dhe per t'u pajisur me diplome te posacme mature. Projektet kurrikulare, sherbimi komunitar dhe modulet profesionale kane kreditet e tyre, por nuk vleresohen me note.

Parimet e matures, merite-preference

Parimi i merites percaktohet sipas pikeve te grumbulluara ne baze te rezultateve te shkolles se mesme, te provimeve te Matures Shteterore dhe per programe studimi te caktuara: Arte, Sporte, arkitekture, etj. Deget me konkurs do te vendosen edhe ne baze te plotesimit te kritereve te vecanta, te propozuara nga IALP dhe te miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Parimi i preferences percaktohet nga vullneti i kandidateve, i shprehur nepermjet preferences me te larte te grupit te preferencave fituese, midis 10 ose me pak preferencave te zgjedhura prej tyre



Ndryshimet:

Shtohet numri i provimeve me zgjedhje, nga 17 ne 26

Shtohet numri i provimeve nga 4 deri ne 5 provime

Anglishtja nuk do te jepet me detyrim si gjuhe e huaj e pare

Do te futen ne lista edhe lendet e avancuara

Provimet e matures: 23 maj 2012 - 30 qershor 2012

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos