Policia Rrugore e Tiranes aksion per gjobat e papaguara nga shoferet

Njësia rajonale e Policisë Rrugore të Tiranës dhe Task Force për kontrollin e autostradave kanë nisur një aksion të përbashkët për evidentimin e rasteve të drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë marrë gjoba dhe nuk i kanë likujduar.

Në rastet e konstatimit, zbatohej masa shtrënguese e bllokimit të mjetit, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve financiare nga drejtuesit e mjeteve.

Në akset më të ngarkuara nga trafiku, vendoseshin kamerat e specializuara për detektimin e targave të mjeteve, të cilat janë debitorë apo në kërkim për shkelje të ndryshme.

Grupet e kontrollit ishin vendosur në disa segmente hyrëse në kryeqytet dhe vetëm në 24 orët e fundit ishin konstatuar 400 raste të drejtuesve të mjeteve, të cilët ishin debitorë.

Ndërkaq, shërbimet e Policisë Rrugore nuk kanë toleruar edhe rastet e tjera të konstatuara me shkelje të kodit rrugor dhe mungesat në dokumentacionin e mjetit.







 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

ABC News

Publikuar nga: ABC News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos