Provimi i Shtetit, 9 mijė pyetje pėr 50 teza

SHKRUAN: Jonida Tashi 14-09-2011 13:28

Pyetjet qė do tė pėrzgjidhen me short pėr tė qenė pjesė e testeve tė Provimit tė Shtetit pėr tė gjitha profesionet e rregulluara do tė nxirren nga njė bankė me rreth 9 mijė ushtrime. Sipas disa ndryshimeve tė bėra sė fundi nė ligjin nr.10 171, datė 22.10.2009 “Pėr profesionet e rregulluara nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, qė janė miratuar edhe nga Kėshilli i Ministrave, pėr tė realizuar Provimin e Shtetit, nė mbėshtetje tė kritereve dhe procedurave tė pėrcaktuara nga Ministria e Arsimit, duhet tė hartohen paraprakisht rreth 9 mijė pyetje pėr 50 specialitete apo drejtime studimi, qė do tė shėrbejnė si banka/fondi i pyetjeve pėr profesionet e rregulluara, pėr vitin 2011-2012. Nga 9 mijė pyetje/ushtrime, rreth 2280 pyetje do tė hidhen me short dhe do tė jenė pjesė e pyetėsorėve nė ditėn e testimit dhe, sipas pėrllogaritjeve, vetėm hartimi i pyetjeve ka njė kosto tė parashikuar prej 11 397 800 lekėsh. Ndėrkaq, testi i Provimit tė Shtetit pėr njė profesion tė caktuar do tė ketė rreth 50 pyetje, ndėrsa do tė vlerėsohet nė total me 100 pikė. Ndėrkohė qė pėr tė marrė licencėn e ushtrimit tė profesionit, pėr kandidatėt qė do t’i nėnshtrohen Provimit tė Shtetit, do tė duhen mbi 50 pikė. Sipas rregullores sė MASH pėr Provimin e Shtetit, provimi me shkrim vlerėsohet si i kryer me sukses nėse kandidati merr jo mė pak se 50 pikė nga 100 tė mundshme. Kėshtu, Provimi i Shtetit do tė cilėsohet i kryer me sukses nėse nė provim kandidati ėshtė vlerėsuar sė paku me notėn 5 (kalueshėm). Kandidati i vlerėsuar me notėn 4 (jokalueshėm), pėrsėrit provimin. Rezultati i provimit do tė shpallet nga Agjencia Kombėtare e Provimeve (AKP) dhe Urdhri Profesional (UP). AKP-ja i pėrcjell UP-sė listėn e rezultateve tė provimit tė shtetit, ku pėrfshihen: nota dhe pikėt e provimit; kufiri i kalimit me sukses. Nėse gjatė korrigjimit tė provimeve konstatohen gabime nė pyetje, kėto tė fundit nuk do tė merren parasysh. Nė kėtė rast ulet edhe numri maksimal i pikėve, ndėrkohė qė edhe vlerėsimi fillon nga ky numėr i zvogėluar i pikėve, qė nuk duhet tė jetė nė disavantazh, qoftė edhe tė njė kandidati tė vetėm. “AKP-ja ka tė drejtė qė, nė rast se evidenton shkelje tė rėnda tė rregullave tė provimit, t’i propozojė Komisionit tė Provimit tė Shtetit vlerėsimin e kandidatit qė thyen rregullat, me notėn 4-jokaluese. AKP-ja mban procesverbal, ku evidenton shkeljet e konstatuara. Nėse konstatohet se nė njė qendėr provimi provimi nuk ėshtė zhvilluar sipas rregullave, atėherė pėr kandidatėt e kėsaj qendre kjo pjesė e provimit duhet tė vlerėsohet si jo e kryer. Vendimi pėr kėtė ėshtė nė kompetencė tė AKP-sė dhe KPSH-sė”, - sqarohet nė rregullore. Pas provimit, kandidati ka tė drejtė tė verifikojė pėrgjigjet e dhėna dhe tė ankimojė nėse ka kontestime pėr rezultatin. Pėr kėtė, kandidati paraqet ankesėn me shkrim pranė AKP-sė brenda 5 ditėve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesėn dhe kthen pėrgjigje tė argumentuar brenda 30 ditėve. Nė rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerėsimin e rezultatit, kėrkohet vendimi i Komisionit tė Provimit tė Shtetit. Ndėrsa pėr rastet kur njė kandidat nuk paraqitet nė provim ose tėrhiqet pėrpara fillimit tė tij, atėherė provimi nuk vlerėsohet si i kryer. Nė kėto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Rregullorja pėrcakton se tėrheqja nga Provimi i Shtetit nuk mund tė kryhet pas hyrjes nė sallėn e provimit.

Tė dhėna pėr testet

11 397 800 lekė ėshtė parashikuar tė jetė kostoja vetėm pėr hartimin e pyetjeve

9 000 pyetje duhet tė hartohen paraprakisht pėr tė gjitha testet e Provimit tė Shtetit

2 280 pyetje do tė hidhen me short dhe do tė jenė pjesė e pyetėsorėve nė ditėn e testimit

50 specialitete do tė pėrfshihen nė profesionet e rregulluara, pėr vitin 2011-2012

50 pyetje do tė ketė testi pėr njė specialitet, qė do tė vlerėsohet nė total me 100 pikė

Vlerėsimi i provimit

Pėr vlerėsimin e Provimit tė Shtetit, pėrdoret shkalla e mėposhtme e vlerėsimit:

Kandidati vlerėsohet me notėn 10 (shkėlqyeshėm) nėse merr 95-100 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 9 (shumė mirė) nėse merr 85-94 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 8 (mirė) nėse merr 75-84 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 7 (kėnaqshėm) nėse merr 65-74 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 6 (mjaftueshėm) nėse merr 55-64 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 5 (kalueshėm) nėse merr 50-54 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 4 (jokalueshėm) nėse merr mė pak se 50 pikė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos