Pensionet, miratohen koeficientet e reja

Qeveria miratoi dje koeficientet e indeksimit tė pagave nga viti 1994 deri nė 2010-n. Kėto koeficiente do tė pėrdoren nė pėrllogaritjen fillestare tė pensioneve qė fillojnė nga 1 janari i kėtij viti. Indeksimi i pensioneve bėhet sipas procedurave dhe koeficienteve tė indeksimit tė bazės sė vlerėsuar tė vitit pėrkatės. Ndėrsa rillogaritja e masės sė pensionit dhe indeksimet bėhen nė bazė tė pagave tė dokumentuara e tė paraqitura nė dosjen individuale tė pensionit dhe mbi tė cilat ėshtė caktuar masa e pensionit fillestar. Pėr rillogaritjen e pensioneve rillogaritet baza e vlerėsuar dhe u indeksohet paga neto. Paga neto e tri viteve rresht nė dhjetė vitet e fundit tė punės rillogaritet duke pėrdorur tė njėjtat koeficiente indeksimi, si dhe pėr rillogaritjen e bazės sė vlerėsuar. Masa e re e pensionit e rillogaritur sipas vendimit rritet radhazi sipas pėrqindjeve tė rritjes sė pensioneve tė pėrcaktuara nė vendimet e Kėshillit tė Ministrave pėr rritjen e pensioneve. Masa e pensionit qė rezulton pas rillogaritjeve dhe zbatimit tė rritjeve ėshtė masa pėrfundimtare e pensionit individual. Pėrveē pensioneve, qeveria indekson ēdo vit edhe pagat pėr efekt tė llogaritjes sė pensioneve. Sipas asaj qė ėshtė pėrcaktuar tashmė, janė miratuar koeficientet e indeksimit tė pagave pėr llogaritjen fillestare tė pensionit qė nga viti 1994 deri nė vitin 2009. Ligji Pėr sigurimet shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė pėrcakton se shuma fillestare e pensionit mujor tė pleqėrisė pėrbėhet nga njė shumė bazė dhe nga njė shtesė. LLOGARITJA Pėr tė llogaritur se sa do tė jetė shuma fillestare e pensionit, nevojitet paga mesatare mujore e tr iviteve nė 10 vitet e fundit tė punės, si dhe koeficientet e indeksimit. Kėshtu, shuma e pensionit llogaritet me 75 pėr qind tė pagės neto mesatare tė tre viteve rresht nė 10 vitet e fundit tė punės. Kėta tre vjet pune shumėzohen me koeficientet pėrkatės tė viteve qė merren pėr llogaritje. Gjithashtu specialistėt e pensioneve shpjegojnė se koeficientet e indeksimit nuk kanė ndikim pėr rritjen e pensioneve, siē pretendojnė pensionistėt, por janė tė vlefshme vetėm pėr personat qė dalin pėr herė tė parė nė pension. Sipas tyre, indeksimi i pensionit ėshtė i vlefshėm pėr ata persona qė dalin pėr herė tė parė nė pension, dhe jo pėr ata qė pėrfitojnė pension dhe pretendojnė pėr rritje. Ekspertėt e pensioneve theksojnė se rritja e pensioneve nuk varet nga kėto koeficiente, por nga vendimet qė merr qeveria pėr rritjen e tyre. Llogaritja e pensionit kryhet nėpėrmjet masės sė kontributeve qė tė gjithė pensionistėt duhet ti paguajnė ēdo fund viti. Pėr llogaritjen e pensionit, pensionistėt duhet qė pėrqindjen e rritur pėr vitet e sigurimit ta shumėzojnė me bazėn mesatare tė vlerėsueshme qė personat e siguruar kanė arritur nėpėrmjet kontributeve. Ky ėshtė njė nga nenet ku pėrcaktohet edhe detyrimi i Kėshillit tė Ministrave pėr tė indeksuar ēdo vit bazėn e vlerėsimit individual nė lidhje me zhvillimin e kontributeve mesatare tė paguara. Ky koeficient do tė shėrbejė njėkohėsisht edhe pėr indeksimin e pagės neto mesatare.

KOEFICIENTET 1994-2010

Pėr vitin 2010    1.00
Pėr vitin 2009    1.01
Pėr vitin 2008    1.04
Pėr vitin 2007    1.11
Pėr vitin 2006    1.04
Pėr vitin 2005    1.02
Pėr vitin 2004    1.12
Pėr vitin 2003    1.10
Pėr vitin 2002    1.09
Pėr vitin 2001    1.14
Pėr vitin 2000   1.07
Pėr vitin 1999    1.09
Pėr vitin 1998    1.05
Pėr vitin 1997    1.22
Pėr vitin 1996    1.09
Pėr vitin 1995    1.37
Pėr vitin 1994    1.32

NERTILA MAHO

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos