Boterori 2014 eleminatoret Shqiperia ne Grupin E

Shorti për eliminatoret e Botërorit 2014 i hedhur në Rio De Zhaneiro i buzëqesh kombëtares së Shqipërisë, e cila për herë të parë në historinë e saj nuk do të luaj kundër asnjë skuadre “gjigande” të futbollit europian. Dora e talentit brazilian Ganso i vendosi kuqezinjtë në grupin E bashkë me Norvegjinë, Sllovenionë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën, ndërsa Fenomeni Ronaldo i kurseu shqiptarëve emra të mëdhenj si Gjermania, Anglia, Franca apo Spanja.

Kështu, nga shtatori i vitit 2012, kombëtarja e Shqipërisë do të nisë aventurën e saj në eliminatoret e Botërorit me më shumë shpresa për një kualifikim që vazhdon të mbetet vetëm një ëndërr për të gjithë tifozët kuqezi. Me të tgjitha skuadrat rivale të grupit E, përfaqësuesja shqiptare është përballur edhe më parë. Kundër Norvegjisë kokë grupi, vazhdon të mbetet në kujtesën e të gjithë tifozëve barazimi 2-2 në Oslo, ndërsa kundër Qipris, Shqipëria ka regjistruar dhe fitoren më të thellë në historinë e saj 6-1 në miqësoiren e luajtur në “Qemal Stafa” në vitin 2009.

Edhe me Islandën, përfaqësuesja kuqezi ka një bilanc pozitiv me dy fitore dhe një humbje në tre ndeshje të luajtura, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë në precedentët me Zvicrën dhe Slloveninë, ku Shqipëria ka një bilanc negativ. Gjithsesi, kur mungojnë emrat e mëdhenj të futbollit europian shpresat janë më të mëdha, por kjo ka edhe anën e saj negative. E pakënaqur ka ngelur Federata Shqiptare e Futbollit, e cila pa asnjë skuadër të madhe si kundërshtare duhet të kënaqet me më pak para nga e drejta televizive apo të ardhurat e tjera të marketingut.

Shorti i hedhur në Rio De Zhanerio ka përcaktuar edhe grupet e tjera eliminatore të Botërorit 2014 për zonën e Europë, duke vendosur Spanjën dhe Francën në grupin I. Grupi A projektohet i zjarrtë pasi Serbia, Kroacia dhe Maqedonia do të sjellin disa prej ndeshjeve derbi më të nxehta të Ballkanit.

Nertan Prifti

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos