Matura, pikėt qė duhen pėr tė fituar degėt me konkurs

SHKRUAN: Jonida Tashi 25-07-2011 11:27

Zbardhen pikėt qė do t’u duhen maturantėve pėr t’u shpallur fitues nė degėt e studimit me konkurs pranimi. Ministria e Arsimit ka pėrcaktuar peshėn e Maturės dhe konkurseve, si dhe pikėt minimale dhe maksimale tė kėtyre tė fundit, pėr universitetet qė ofrojnė tė tilla programe studimi. Kėshtu, pėr dy degėt me konkurs tė Universitetit Politeknik tė Tiranės, Arkitekt dhe Urbanist, kjo e fundit do tė ofrohet pėr herė tė parė gjatė vitit tė ri akademik, Matura do tė zėrė 40% tė pikėve totale, ndėrsa konkursi 60%. Pikėt maksimale qė duhet tė marrė njė maturantė nė konkursin pėr Arkitekt dhe Urbanist janė 65. Pėr degėn Edukim Fizik e Sporte nė Universitetin e Elbasanit dhe tė Shkodrės, pėrqindja e Maturės dhe e konkursit do tė jetė 50 me 50, dhe pikėt maksimale tė konkursit 70. Po kaq do tė jenė pikėt e konkursit edhe pėr degėn Pikturė-Grafikė pranė Universitetit tė Shkodrės, ndėrsa raporti Maturė-konkurs do tė jetė 40% pėr tė parėn dhe 60% pėr tė dytin. Pėr tri degėt e Universitetit tė Durrėsit, Menaxhim i Bankave, Menaxhim Hoteleri-Turizėm, Menaxhim i Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme, pesha e pikėve tė Maturės do tė jetė shumė herė mė e lartė krahasuar me programet e tjera, ēka do tė thotė se pėr tė fituar nė to do tė vlejnė mė shumė notat e provimeve, sesa pikėt e testit special. Kėshtu, pėr kėto tri degė, Matura do tė zėrė 80% tė pikėve totale dhe konkursi 20%, ndėrkohė qė pragu minimal i pikėve tė konkursit do tė jetė 40 dhe ai maksimal 100. Pėr Universitetin e Arteve, pėrqindja e Maturės me konkurset ėshtė vlerėsuar njėlloj pėr tė gjitha degėt, dhe raporti i pikėve ėshtė 70 me 30. Po i njėjtė ėshtė edhe vlerėsimi i testit special pėr programet e Arteve, pasi pėr ēdo degė, pikėt minimale tė konkursit do tė jenė 60 dhe ato maksimale 240. Sė fundi, pėr dy degėt e Universitetit tė Sporteve, Shkenca tė lėvizjes dhe Fushat e veprimtarisė fizike tė shėndetit dhe rekreacionit, Matura do tė ketė vlerė tė barabartė me konkursin nė llogaritjen e pikėve, pra 50% me 50%, ndėrsa testi special do tė ketė 70 pikė nė total. Specialistė tė arsimit u kėrkojnė maturantėve qė do tė konkurrojnė pėr degėt me konkurs qė tė bėjnė kujdes nė pėrzgjedhjen e preferencave nė Formularin A2. Sipas tyre, maturantėt qė parapėlqejnė mė shumė programet e studimeve qė parashikojnė konkurs si Arte, Sporte, Arkitekturė, FASTIP etj. dhe vendosin t’u nėnshtrohen konkurseve pėrkatėse tė pranimit, nė preferencat e tyre kėto programe duhet t’i rreshtojnė nė krye tė listės, se pėrndryshe rrezikojnė tė humbasin shansin e tyre pėr t’u shpallur fitues nė kėto degė. Pėr kėto programe studimi nė procesin e llogaritjes sė pikėve tė maturantit merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve tė pranimit.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos