Sistemi i taksave nė Shqipėri, favorizues pėr investitorėt e huaj

Sistemi i taksave nė Shqipėri cilėsohet si njė nga sistemet mė tė mirė, jo vetėm nė rajon por edhe mė gjerė nga ekspertėt ndėrkombėtarė, si njė mekanizėm i duhur pėr tė tėrhequr investitorėt e huaj. Taksa e sheshtė prej 10% cilėsohet nga ekspertėt si njė revolucion i qeverisė shqiptare e gjithashtu edhe taksimi nė bazė tė marrėveshjeve tė ratifikuara me vendet e tjera pėr aksionerėt e huaj tė kompanive rezidente nė Shqipėri. Studio ligjore ndėrkombėtare “International Lwo Ofice” ka pėrshkruar se si funksionon sistemi i taksave nė vendin tonė duke nxitur investitorėt e huaj tė investojnė nė Shqipėri. Sipas artikullit nė fjalė: sistemi fiskal nė Shqipėri parashikon njė nivel tė pėrcaktuar pėr taksėn e sheshtė prej 10%. Ky nivel i taksės sė sheshtė aplikohet pėr kompanitė shqiptare. Pėrveė kėsaj takse atraktive, investitorėt e huaj taksohen nė mėnyrė eficente pėr dividentėt pėrmes rrjetit tė marrėveshjeve tė taksave dyfishe pjesė e tė cilave ėshtė Shqipėria. Sipas nenit 4 tė ligjit pėr taksat (8438/1998, i amenduar), tė ardhurat nė formėn e dividentėve tė shpėrndara nga kompanitė rezidente nė Shqipėri ėshtė trajtuar si burim tė ardhurash shqiptare dhe taksohet nė Shqipėri. Gjithashtu, sipas nenit 33, kompanitė residente nė Shqipėri duhet tė mbajnė 10% tė tė ardhurave neto pėr t’i paguar si divident ndonjė aksioneri tjetėr, i cili nuk ėshtė i regjistruar si taksapagues nė Shqipėri. Sipas nenit 26, nė pėrcaktimin e fitimit tė tatueshėm tė njė personi rezident pėrjashtohen si tė ardhura dividentėt dhe ndarjet e fitimit; Kur ato shpėrndahen nga shoqėritė dhe ortakėritė rezidente qė: janė subjekte tė tatimit mbi fitimin; subjekti pėrfitues ka njė paketė aksionesh, jo mė pak se 25 pėr qind, nė vlerė ose nė numėr, tė kapitalit aksioner ose tė sė drejtės sė votės dhe pėr ortakėritė jo mė pak se 25 pėr qind tė kapitalit fillestar. Shqipėria ėshtė njė vend me njė ekonomi relativisht tė vogėl, megjithatė ajo ka aplikuar njė rrejt pėr tė trajtuar me taksė tė dyfishtė njė numėr tė konsiderueshėm vendesh. Kjo ėshtė bėrė nėpėrmjet ratifikimeve nga ana e Parlamentit shqiptar pėrmes ligjeve specifike, dhe kėto janė integruar nė legjislacionin kombėtar. Sipas nenit 122(2) tė Kushtetutės, njė marrėveshje ndėrkombėtare e ratifikuar me ligj prevalon mbi ēdo legjislacion tjetėr lokal. Nė kėtė mėnyrė, nė rast konflikti, parashikimi i trajtimit tė taksės sė dyfishtė tė ratifikuar duhet tė prevalojė mbi taksat lokale tė parashikuara. Ligjet e ratifikuara pėr taksėn e dyfishtė zakonisht parashikojnė qė marrėveshjet duhet tė interpretohen sipas Organizatave pėr Bashkėpunim ekonomik dhe Zhvillim tė Modeleve tė taksave pėr tė ardhurat dhe kapitalin. Sipas marrėveshjeve pėr taksat e dyfishta ku Shqipėria bėn pjesė, dividentėt e paguar nga njė kompani, e cila ėshtė rezidente nė njė nga vendet me tė cilat ėshtė lidhur marrėveshja, mund tė taksohet nė atė shtet. Gjithsesi, Shqipėria pėrgjithėsisht ruan tė drejtėn e taksės pėr dividentėt e paguar nga kompanitė rezidente shqiptare aksionerėve tė tyre, zakonisht nė masėn 5% nė qoftėse komapnia e huaj ka 25% deri nė 50%tė kapitalit tė kompanisė shqiptare; 10% nė tė gjitha rastet. Sipas marrėveshjeve tė ndryshme (me Italinė, Rusianė, Kinėn, Egjiptin dhe Kosovėn), Shqipėria ka vendosur tė drejtėn e aplikimit prej 10% tė taksės nė ēdo rast. Marrėveshja e taksės sė dyfishtė me Spanjėn dhe Holandėn parashikon pėrjashtime tė veēanta nga rregullat e pėrgjithshme. Nėn marrėveshjen me Spanjėn, Shqipėria paguan aksionerėt spanjollė; 0% nėse aksioneri spanjoll ka tė paktėn 75% tė kapitalit nė njė kompani rezidente nė Shqipėri; 5% nėse aksioneri spanjoll ka tė paktėn 10% tė kapitalit tė njė kompanie rezidente nė Shqipėri; dhe 10% nė tė gjitha rastet e tjera. Sipas marrėveshjes me Holandėn, Shqipėria ka tė drejtė tė taksojė: 0% nėse kompania holandeze aksionere ka investuar tė paktėn 50% tė kapitalit nė njė kompani rezidente nė Shqipėri dhe ka investuar tė paktėn $250,000 nė tė; 5% nėse kompania holandeze ka tė paktėn 25% tė kapitalit nė njė kompani rezidente nė Shqipėri; dhe15% nė tė gjitha rastet e tjera (10% do tė taksohet sipas sistemit tė taksės sė sheshtė). Ky sistem taksash ofron zgjidhje eficente pėr sistemin e taksave qė aplikohet pėr investitorėt e huaj tė interesuar nė tregun shqiptar.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos