Universitetet, pikėt e fituesve tė fundit nga 2007-2010

SHKRUAN: Jonida Tashi 20-07-2011 10:49

Para se tė pėrcaktoni preferencat pėr studimet e larta, pėrpiquni tė masni forcat tuaja dhe tė zgjidhni programe studimi ku keni probabilitet mė tė madh tė fitoni. Kjo realizohet duke krahasuar pikėt tuaja tė grumbulluara me pikėt e fituesit tė fundit nė 3-4 vitet paraardhėse pėr secilin program studimi tė pėrzgjedhur nga ana juaj. Pėr kėtė arsye, MASH publikon pikėt e fituesit tė fundit pėr tė gjitha programet e studimit, qė nga Maturat e vitit 2007 deri nė atė tė 2010-s. Kėto tė dhėna, megjithėse u pėrkasin viteve tė kaluara, shėrbejnė pėr tė orientuar maturantėt nė pėrzgjedhjen e degėve nė Formularin A2. Kuptohet qė kėto rezultate ndryshojnė nga viti nė vit nė bazė tė nivelit tė kandidatėve pėr nė universitete, koeficientėve dhe nivelit tė testeve. Pragu i pikėve pėr tė fituar universitetin ka pėsuar ndryshime nga viti nė vit. Kėto lėvizje tė pikėve tė fituesve tė fundit nė programe tė ndryshme studimi kanė tė bėjnė nė radhė tė parė me fluksin e kėrkesave pėr tė vijuar studimet nė kėto degė, sikurse edhe me nivelin e maturantėve nė provime, Kėshtu, njė vit mė parė, tė dhėnat zyrtare tė Agjencisė sė Pranimit nė Institucionet Publike tė Arsimit tė Lartė (APRIAL) evidentuan se nga viti nė vit ka njė diferencė tė madhe pikėsh, sidomos kur bėhet fjalė pėr degėt mė tė kėrkuara nga tė rinjtė, ndėrkohė qė nė vitin 2010 ėshtė vėnė re njė thyerje e kėtij “trendi”. Pėr shembull, nė programin e studimit Administrim-Biznes tė Fakultetit Ekonomik pranė Universitetit tė Tiranės ka njė diferencė prej 400 pikėsh nė rritje nga viti 2007 deri nė vitin 2009, ndėrkohė qė nė vitin 2010, nė pragun e pikėve pėr tė fituar kėtė degė, janė shtuar rreth 100 pikė. I njėjti fenomen ka ndodhur edhe me degėt Punė Sociale dhe Psikologji, Drejtėsi, Shkenca Politike tė Universitetit tė Tiranės, ku megjithėse gjatė tre viteve tė para pragu i pikėve ka pasur trend rritje, nė vitin 2010 ai ka ardhur nė ulje. Pėr kėto arsye, specialistėt e arsimit shpjegojnė se cilėt janė faktorė qė ndikojnė nė parashikime tė gabuara tė pėrzgjedhjes sė degėve dhe tė llogaritjes sė pikėve. Sipas tyre, ėshtė vėnė re se nga eksperienca e krijuar nė kėto katėr vite tė Maturės Shtetėrore, vetė maturantėt, duke iu referuar rezultateve tė viteve tė kaluara, si dhe duke shfrytėzuar gjithė informacionin e ofruar nga Ministria e Arsimit dhe APRIAL, kanė bėrė njė llogaritje paraprake tė pikėve. Pėr tė bėrė kėtė, maturantėt janė bazuar nė rezultatet individuale tė njohura prej tyre, qė janė nota mesatare e shkollės sė mesme, rezultatet e provimeve tė detyruara dhe me zgjedhje. Por, sipas specialistėve, disa nga informacionet mė tė rėndėsishme qė ndihmojnė nė procesin e llogaritjeve paraprake, pėr tė bėrė njė pėrzgjedhje optimale programesh studimi preferencialė janė tabelat me pikėt e fituesit tė fundit, rezultatet e maturantėve nė provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje, ndryshimi i koeficienteve tė shkollave, si dhe koeficienteve tė lėndėve me zgjedhje. Duke marrė si shembull vitin 2009, specialistėt shpjegojnė se nė procesin e konkurrimit pėr pranimin nė universitetet publike, pėr vitin akademik 2009-2010, njė pjesė e mirė e maturantėve pėr tė plotėsuar Formularin A2 morėn parasysh edhe pikėt e fituesit tė fundit nė vitet paraardhėse, kryesisht ato tė njė viti mė pėrpara. Mirėpo ky tregues sipas tyre nuk rezultoi aq efektiv dhe konkretisht nė tabelėn qė vijon jepen pikėt e fituesit tė fundit nė 20 degėt mė tė kėrkuara nė vitin 2010, tė publikuara nė vitet 2007-2010. Siē shihet, nė programin e studimit Administrim-Biznes tė Universitetit tė Tiranės, i klasifikuari i fundit nė kėto vite, ka njė diferencė prej 400 pikėsh nė rritje nga viti nė vit, pėr shkak tė disa treguesve. Sė pari, specialistėt pėrmendin rritjen e numrit tė konkurrentėve nga viti nė vit. Ndaj, sipas tyre, ky ėshtė njė fakt i rėndėsishėm qė maturantėt duhet ta marrin parasysh para se tė bėhen llogaritjet paraprake. Ndėrkohė qė njė faktor tjetėr i rėndėsishėm, qė duhet tė merret parasysh para se tė bėhen pėrzgjedhjet e degėve dhe llogaritjet paraprake janė edhe rezultatet qė kanė arritur maturantėt nė provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos