Formulari A2, MASH: Si duhet t’i pėrzgjidhni 10 preferencat

SHKRUAN: Jonida Tashi 20-07-2011 10:47

Preferencat e maturantėve pėr shkollėn e lartė nuk duhet tė jenė vetėm dėshira pėr tė vijuar studimet nė degėn e pėlqyer, por edhe llogari se nė cilin nga programet e preferuara mund tė fitoni. Kėshtu, ndėrsa maturantėt i ndajnė vetėm pak ditė nga marrja nė dorė e Formularit A2, ku ata do tė rendisin 10 preferencat pėr shkollėn e lartė, Ministria e Arsimit publikon rregullat e pėrgjithshme dhe shpjegimet e veēanta, jo vetėm pėr plotėsimin e formularit, por edhe pėr tė bėrė njė pėrzgjedhje tė duhur tė degėve. Nėpėrmjet njė udhėzimi tė posaēėm pėr kėtė procedurė, qė mban firmėn e kreut tė Drejtorisė sė Pranimeve nė Agjencinė Kombėtare tė Provimeve, Arben Fagu, detajohen tė gjitha procedurat qė duhet tė ndjekin maturantėt pėr tė plotėsuar saktė Formularin A2, por edhe pėr tė kuptuar se si duhet tė listohen degėt e preferuara prej tyre pėr shkollėn e lartė, pėr rrjedhojė edhe sesi do tė bėhet shpallja e fituesve. Lista e programeve tė studimit tė ciklit tė parė me kohė tė plotė nė vitin akademik 2011-2012 zė pjesėn mė tė madhe tė Formularit A2. Maturantėt duhet ta lexojnė me shumė kujdes kėtė listė, pėr tė gjetur programet e studimit qė preferojnė. Pėr secilin universitet publik tė Shqipėrisė janė renditur tė gjitha programet e studimit. Pėrpara secilit prej programeve tė studimit ka njė numėr me 3 shifra, qė pėrfaqėson kodin e atij programi studimi si dhe njė kuadrat bosh majtas tij. Duke ndjekur me kujdes listėn e programeve tė studimit, sė pari ndaloni nė universitetin ku dėshironi tė ndiqni studimet. Lexoni me kujdes programet e studimit tė atij universiteti dhe pėr njė program studimi qė preferoni mbani shėnim kodin e programit tė studimit dhe emėrtimin e tij, pėr shembull nė Universitetin e Tiranės: 011 Kimi Ushqimore. Po brenda tė njėjtit universitet mbani shėnim kodin dhe emėrtimin e programeve tė studimeve tė tjera tė preferuara, pėr shembull: 026 Punė Sociale, e kėshtu me radhė. Mund tė mbani shėnim kodin dhe emėrtimin e programeve tė studimit qė preferoni nė cilindo universitet publik, pėr shembull: nė Universitetin Politeknik tė Tiranės 072 Inxhinieri Mjedisi. Kėto informacione janė tė nevojshme pėr tė gjithė ata kandidatė maturantė qė preferojnė kėto programe studimi, sepse secili pėrzgjedhjen e bėn sipas preferencave dhe pėrllogaritjeve tė tij. Gjatė plotėsimit tė Formularit A2 shikoni me kujdes secilin program studimi, sepse pėr universitete tė ndryshme pėr disa nga programet e studimit shėnohen nė kllapa filialet e qyteteve nė tė cilat kėto programe studimi zhvillohen, si edhe kohėzgjatja e studimeve pėr programe tė caktuara. “Gjatė plotėsimit tė Formularit A2 keni tė drejtė tė pėrzgjidhni deri nė 10 programe studimi tė preferuara tė renditura sipas preferencės suaj. Kėto 10 ose mė pak programe studimi pėrzgjidhen sipas procedurės sė mė poshtme. Vėmė nė dukje se plotėsimi i tė gjitha preferencave nuk ėshtė i domosdoshėm (pra maturanti, nėse dėshiron, mund tė plotėsojė mė pak se 10 preferenca). Kujdes! Nė pėrcaktimin e preferencave tuaja, secili program studimi i pėrzgjedhur duhet tė jetė i parapėlqyeshėm, por dhe i mundshėm pėr t’u ndjekur nga ana juaj”, - shpjegohet nė udhėzim.

Preferencat

Para se tė plotėsoni preferencat, konsultohuni me familjen, diskutoni me tė afėrmit dhe nga lista qė formuat me shėnimet qė mbajtėt mė sipėr, formoni njė listė ku programet e studimit i rendisni sipas prioritetit tė preferencave. I pari duhet tė jetė programi i studimit qė preferoni mė shumė, i dyti ai qė preferoni nėse nuk do tė fitoni nė preferencėn e parė e kėshtu me radhė. Preferenca mė e lartė ėshtė preferenca 1. Kjo gjė duhet bėrė pėr shkak se, mbi bazė tė preferencave dhe renditjes sė tyre, do tė shpallen fituesit pėr secilin program studimi. Kontrollohet preferenca 1, nėse aty jeni fitues, aty shpalleni si i tillė dhe mund tė regjistroheni nė degėn pėrkatėse. Nėse nuk jeni fitues nė preferencėn 1, kontrollohet preferenca 2 e kėshtu me radhė deri nė preferencėn e fundit. Shpalleni fitues nė preferencėn mė tė lartė nė tė cilėn keni grumbulluar pikėt e nevojshme (kjo preferencė mund tė jetė sipas rastit preferenca e parė, e dytė, e tretė e kėshtu me radhė). Fitues jeni vetėm nė njė program studimi, nė atė tė preferencės mė tė lartė edhe sikur tė keni pikėt e mjaftueshme dhe me renditje tė kėnaqshme pėr preferenca tė tjera. “Procesi i pėrllogaritjeve nga Agjencia Kombėtare e Pranimeve ėshtė plotėsisht transparent. Pėr ēdo program studimi do tė shpallet lista e kandidatėve tė renditur sipas pikėve tė fituara. Nė kėtė listė evidentohen dhe fituesit. Njė kandidat mund ta shohė veten brenda listės sė fituesve, nė disa programe studimi, por ai do tė jetė fitues vetėm nė atė program studimi qė i takon preferencės sė tij mė tė lartė nė kėtė grup preferencash”, - sqarohet mė tej nė udhėzim. Nė fund, specialistėt e arsimit kėshillojnė qė, pasi tė keni vendosur renditjen e programeve tė studimit sipas preferencave, nga 1 nė 10, vetėm atėherė jeni tė gatshėm pėr tė plotėsuar Formularin A2.

Pasi tė keni vendosur renditjen e programeve tė studimit sipas preferencave, nga 1 nė 10, vetėm atėherė jeni tė gatshėm pėr tė plotėsuar Formularin A2

Zgjedhja e preferencave nga 1 te 10

Specialistėt e arsimit japin shembuj konkretė qė tregojnė si duhet tė plotėsohen kutitė e preferencave

Dhjetė kėrkesat e studimit tė shprehura nga maturantėt nė Formularin A2 pėrkthehen vetėm nė njė e drejtė pėr tė vijuar shkollėn e lartė. Ky ėshtė thelbi i pranimeve sipas sistemit Meritė-Preferencė, nė universitetet publike tė vendit. Ndaj, nevojitet njė kujdes i madh pėr zgjedhjen e preferencave, pėr kėtė ndiqni kėshillat e specialistėve tė MASH. Nė tė djathtė lart tė Formularit A2,ndodhen 10 treshe kuadratesh me numrat rendorė pėrkatės (nė tė majtė) nga 1 deri nė 10. Kėta numra rendorė pėrfaqėsojnė numrin e preferencės. Gjatė plotėsimit tė kėtyre kuadrateve duhet shumė kujdes, sepse operatorėt kėto tė dhėna fusin nė sistemin informatik. Siē shihet, pėr secilėn preferencė ka 3 (tri) kuti. Nė ēdo kuti shėnohet njė shifėr e qartė dhe pa korrigjime. Numri i formuar, pėrfaqėson kodin e programit tė studimit qė keni zgjedhur pėr atė preferencė. Pėr shembull, nė kutinė me nr.1 ėshtė shkruar shifra 013. Kjo do tė thotė qė programi i studimit me preferencė tė parė (mė tė lartėn) ėshtė Inxhinieri Matematike dhe Informatike nė Universitetin e Tiranės. Pasi plotėsohen kutitė e tė dhjetė preferencave me shifra, do tė plotėsojmė kutitė para emėrtimeve tė programeve tė studimit me shifrėn pėrkatėse tė preferencės. Shifra duhet tė jetė e shkruar qartė dhe me stilolaps me ngjyrė tė zezė.

Nėse nė preferencėn 1 (nė krah tė nr.1) kemi shkruar 013, do tė shkojmė nė listėn e programeve tė studimit dhe do tė gjejmė programin e studimit me kod 013. Nė kutizėn para kėtij programi studimi do tė shėnojmė numrin 1. Pra, nė listėn e programeve tė studimit, numri nė kutinė pėrpara tregon renditjen e preferencės dhe nė tabelėn e preferencave (lart dhe djathtas) pasqyrohen kodet e programeve tė studimit sipas renditjes preferenciale. Pėrputhja midis tyre duhet tė jetė e plotė. Nė listėn e programeve tė studimit nuk mund tė ketė mė shumė se dhjetė kuti tė plotėsuara me shifrat nga 1 deri nė 10. Kuptohet qė tė gjitha kutitė e tjera do tė jenė bosh. Vazhdojmė me preferencat e tjera. Nė figurė jepet shembulli i mbushjes sė preferencave 1, 2 dhe 3, qė janė pėrkatėsisht 013 –Inxhinieri Matematike dhe Informatike nė Universitetin e Tiranės; 003 –Gjuhė Letėrsi nė Universitetin e Tiranės, 001 –Histori nė Universitetin e Tiranės, e kėshtu me radhė mbushen dhjetė ose mė pak preferencat tuaja. Ėshtė e detyrueshme qė tė mbushen tė 10 kutitė e preferencave, ndryshe formulari quhet i pavlefshėm. Nė rastet kur keni zgjedhur mė pak se 10 programe studimi tė preferuara, kutitė e tjera tė tabelės sė preferencave (lart dhe djathtas) mbushen detyrimisht me shifrėn 000. Rekomandojmė tė mos humbni mundėsi, zgjidhni dhjetė programe studimi. Kujdes, maturantėt kandidatė qė parapėlqejnė mė shumė programet e studimeve qė parashikojnė konkurs si Arte, Sporte, Arkitekturė, FASTIP etj. dhe vendosin t’u nėnshtrohen konkurseve pėrkatėse tė pranimit, nė preferencat e tyre kėto programe duhet t’i rreshtojnė nė krye tė listės, se pėrndryshe rrezikojnė tė humbasin shansin e tyre pėr t’u shpallur fitues nė kėto degė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos