Universitet, si kanė ndryshuar pikėt e fituesve tė fundit

15/07/2011   Kėshilla pėr maturantėt: fillimisht tė sigurohen pėr degėt, pastaj t’i rendisin 10 mė tė preferuarat

Maturantėt duhet tė tregohen tė kujdesshėm nė renditjen e degėve ku duan tė vijojnė studimet e larta gjatė vitit tė ardhshėm akademik. Para se tė kryejnė kėtė procedurė, ata duhet tė llogarisin sipas formulės sė maturės rezultatin final, me tė cilin do tė hyjnė nė garėn e konkurrimit. Pas nxjerrės sė pikėve totale nga llogaritja e notave pėr katėr provimet e maturės, koeficientėve dhe mesatares, duhet bėrė dhe analiza e degėve qė duhen pėrzgjedhur. Kėto pikė, duhet detyrimisht qė tė krahasohen me pikėt e fituesit tė fundit tė pranuar nė ēdo program studimi gjatė maturės sė shkuar. Nė kėtė rast, maturanti njihet edhe me diferencat e pikėve tė programeve, duke evidentuar kėshtu edhe degėt nė tė cilat probabilitetet pėr t’u shpallur fitues janė edhe mė tė larta. Sipas analizave tė bėra, nga viti nė vit ėshtė vėnė re njė rritje e pikėve qė maturanti duhet tė grumbullojė pėr t’u pranuar nė degėt e universiteteve publike. Kjo rritje ėshtė mė e theksuar tek degėt qė rezultojnė tė kenė edhe fluksin mė tė lartė tė kėrkesave. Konkretisht, ndėr degėt e preferuara tė maturantėve mbeten ato tė Fakultetit Ekonomik, ku vetėm pėr degėn e financės diferenca e pikėve nė katėr maturat e fundit ka pėsuar rritje me mbi njė mijė pikė mė shumė. Ndėrkohė qė duke iu referuar dy viteve tė fundit, diferenca e pikėve pėr kėtė degė ka pėsuar rritje me 50 pikė. E madhe rritja e pikėve rezulton tė jetė edhe pėr degėt e Mjekėsisė, ku vetėm pėr kėtė tė fundit diferenca ėshtė mė shumė se 100 pikė. Por ka edhe programe tė cilat krahas rritjes sė bėrė nė dy-tri vite, gjatė maturės sė shkuar kanė pėsuar edhe ulje tė pikėve. Kjo, sipas ekspertėve, shpjegohet me faktin se niveli i notave tė marra nuk ka qenė i lartė. Kėtė vit pritet qė kjo diferencė pėr shumė programe tė pėsojė rritje tjetėr, duke qenė se edhe niveli i notave tė mira ka pėsuar rritje. Nga ana tjetėr edhe kjo rritje e diferencės sė pikėve nuk pritet tė jetė e lartė, pėr vetė faktin se krahas rezultateve mesatare, ka pasur edhe mė shumė mbetės. Megjithatė, bashkėngjitur shkrimit do tė gjeni tė plota diferencat e pikėve pėr tė katėr maturat e fundit. Ndėrkohė qė maturantėt, krahas njohurive mbi ndryshimin e pikėve gjatė viteve, duhet t’u japin prioritet pikėve tė fundit tė pranuara njė vit mė parė. Mė e ashpėr lufta pritet tė bėhet pėr degėt mė tė kėrkuara, veēanėrisht ato nė Fakultetin e Mjekėsisė, Ekonomikut, Drejtėsisė, Shkencave Sociale, Inxhinierisė sė Ndėrtimit. Pėr kėto tė fundit edhe mesatarja e fituesve tė pranuar ka rezultuar tė jetė mbi notėn 8.

5 hapat se si duhet tė rendisni

preferencat pėr tė qenė fitues

• Para se tė renditni preferencat, duhet tė bėni njė llogaritje tė pėrafėrt tė pikėve qė keni grumbulluar nga rezultatet e mesatares sė shkollės sė mesme dhe provimeve tė detyruara dhe atyre tė lėndėve me zgjedhje.

• Pas kėsaj konsultoni te guida e Maturės Shtetėrore 2010 pikėt minimale pėr ēdo program studimi qė kanė bėrė fitues kandidatėt e njė viti mė parė.

• Ju tashmė keni njė ide se ēfarė programesh studimi duhet tė zgjidhni brenda 10 tė mundshmeve.

• Pas kėsaj formoni njė listė, ku programet e studimit i renditni jo vetėm sipas preferencave, por dhe mundėsisė qė keni pėr tė fituar nė kėto preferenca. Pra, e para (programi i parė) do tė jetė dega qė preferoni mė shumė dhe e dyta ajo qė preferoni, nėse nuk do tė fitoni nė preferencėn e parė, e kėshtu me radhė deri te preferenca 10.

• Nėse nuk keni 10 preferenca, kutitė mund t’i plotėsoni me tri 0.

Kujdes!

Nė dhjetė programet mė tė kėrkuara, si fitues tė fundit janė pranuar nxėnėsit me mesataren mbi notėn 8. Konkretisht bėhet fjalė pėr degėt, si: Stomatologji, Farmaci, Mjekėsi e Pėrgjithshme, Inxhinieri Ndėrtimi, Informatikė Ekonomike, Drejtėsi, Financė, Shkenca Politike, Inxhinieri Elektronike, Psikologji. Nė kėtė mėnyrė, nėse njė kandidat ka mbaruar shkollėn e mesme me mesataren 7, si dhe tek provimet nuk ka rezultate mė tė larta se sa kjo notė, nuk duhet kurrsesi tė rendisė si preferenca tė para degėt e pėrmendura mė lart. Kjo pasi praktikat e viteve tė shkuara kanė treguar se aty janė pranuar nxėnės me notėn mesatare mbi tetė; po kaq tė larta kanė qenė edhe rezultatet e tė katėr provimeve tė maturės.

Diferenca e pikėve nė 20 programet mė tė kėrkuara nga maturantėt pėrgjatė katėr viteve

Programi i studimit 2007 2008 2009 2010

Administrim-Biznes UT 4655.30 5082.20 5619.40 5700.50

Punė Sociale UT 5047.60 5303.00 5542.10 5371.80

Psikologji UT 5066.30 5334.90 5609.60 5542.60

Drejtėsi UT 5137.10 5522.10 5644.30 5416.90

Shkenca Politike UT 5192.80 5507.40 5781.70 5675.10

Financė UT 4876.30 5459.60 5927.70 5975.40

Financė–Kontabilitet UBT 4333.00 4762.80 5111.10 5369.60

Infermieri e Pėrgjithshme UT 4842.10 4767.60 5181.00 5254.10

Sociologji UT 5118.10 5426.00 5224.90

Ekonomiks UT 4883.80 5378.70 5874.70 5948.70

Gjuhė Angleze UT 4470.20 4935.70 5203.90 5093.00

Gazetari UT 5161.80 5382.90 5563.00 5436.90

Ekonomi dhe Politikė Agrare UBT 4091.50 4254.20 4574.70 4967.40

Menaxhim Turizmi UD 4001.10 4281.60 4857.60 4341.35

Punė Sociale USH 4465.50 4387.80 4803.80 4774.60

Turizėm USH 3835.70 4109.10 4406.00 4412.60

Infermieri e Pėrgjithshme USH 4065.70 3589.00 4404.40 4457.80

Gjeografi UT 4849.00 4936.80 5280.60 5108.60

Inxhinieri Telekomunikacioni UPT 5193.80 5025.70 5624.35 5791.70

Infermieri e Pėrgjithshme UE 4195.80 4038.00 4423.40 4457.80



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos