Provimet me zgjedhje, notat pėr maturantėt e tė gjithė vendit

SHKRUAN: Jonida Tashi 12-07-2011 11:35

Ministria e Arsimit publikon zyrtarisht notat e dy provimeve me zgjedhje, dhe tė fundit tė Maturės, ku kanė marrė pjesė 48 mijė maturantė nga i gjithė vendi. Tė gjithė maturantėt dhe tė interesuarit pėr rezultatet mund tė gjejnė nėpėrmjet ID personale tė maturantit, notėn e shkallėzuar nė listat e mėposhtme. Me daljen e notave pėr katėr provimet e Maturės, maturantėt do tė plotėsojnė duke filluar qė nga data 22 korrik Formularin A2, ku do tė pėrcaktojnė 10 preferencat e tyre pėr studimet e larta. Me marrjen e kėrkesave tė maturantėve pėr studimet e larta, MASH do tė nisė edhe procesin e llogaritjes sė pikėve pėr secilin prej tyre, duke marrė nė konsideratė notat e katėr provimeve, mesataren e shkollės sė mesme, si dhe pikėt e konkursit tė pranimit pėr degėt specifike. Bazuar edhe nė listėn e rezultateve tė publikuar mbrėmjen e djeshme nga MASH, tetė lėndėt me zgjedhje mė tė preferuara kėtė vit nga maturantėt janė: Njohuri pėr Shoqėrinė, Ekonomi-Filozofi, Gjeografi, Anglisht, Histori, Fizikė, Kimi dhe Biologji. Lėndėt e drejtimit shoqėror kanė pasur mė shumė kėrkesa nga tė rinjtė, ēka do tė thotė se edhe dėshirat e tyre pėr shkollėn e lartė priren drejt degėve tė fakulteteve me profil shoqėror.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos