Ligji pėr tokat bujqėsore, qeveria ndryshon procedurat

Qeveria ka amnistuar tė gjitha rastet ku, pėr shkak tė moszbatimit tė procedurave tė kalimit tė tokės bujqėsore nga pėrdorimi nė pronėsi, rrezikohej qė subjekteve qė nė kėto raste e kanė marrė pronėsinė, tu shfuqizohej ajo

TIRANĖ Ligji “Pėr kalimin nė pronėsi, pa shpėrblim tė tokės bujqėsore” ka ndryshuar rrėnjėsisht. Pėrmes njė drafti tė ri, tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave dhe i depozituar dje nė Kuvend, qeveria ka marrė pėrsipėr rregullimin juridik, pėr familjet bujqėsore apo individėt, subjekte tė pėrfitimit tė tokės bujqėsore nė pronėsi, tė cilėt e pėrdorin dhe e shfrytėzojnė atė faktikisht, por qė pėr shkaqe tė ndryshme nuk janė tė pajisur me tituj pronėsie. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se fenomeni i mosplotėsimit tė akteve tė marrjes sė tokės nė pronėsi, zė njė peshė tė madhe, si rrjedhojė e paqartėsisė sė vetė legjislacionit tė ndarjes sė tokės bujqėsore apo zbatimit jo korrekt tė tij. Andaj, nė nenin 5 tė projektligjit, qeveria ka amnistuar tė gjitha rastet ku, pėr shkak tė moszbatimit tė procedurave tė kalimit tė tokės bujqėsore nga pėrdorimi nė pronėsi, rrezikohej qė subjekteve qė nė kėto raste e kanė marrė pronėsinė, tu shfuqizohej ajo. “Aktet e marrjes sė tokės nė pronėsi, tė pėrfituara nga familjet bujqėsore apo individėt, pa pasur mė parė Akt tė Marrjes sė Tokės nė Pėrdorim, apo duke pasur Akt tė Marrjes sė Tokės nė Pėrdorim, tė lėshuar pas shkurtit tė vitit 1996, si dhe qė plotėsojnė tė gjitha kushtet e tjera tė legjislacionit tė kohės, do tė konsiderohen tė vlefshme", - thuhet nė nenin 5 tė projektligjit. Pėr familjet bujqėsore apo individėt qė pajisen me akte pronėsie, zgjidhja, sipas qeverisė, duhet tė vijė duke respektuar kriteret bazė: 1) tė kenė qenė subjekte tė pėrfitimit tė tokės bujqėsore nė pronėsi; 2) tė pėrdorin dhe shfrytėzojnė tokėn pėr qėllime bujqėsore; 3) sipėrfaqja pėr tė cilėn do tė jepet titulli i pronėsisė nė ēdo rast, nuk mund tė kalojė sipėrfaqen qė i takonte sipas normės pėr frymė tė fshatit.

Neni4

Pas nenit 2 shtohen nenet 2/1, 2/2, 2/3, 2/4 dhe 2/5, me pėrmbajtje si mė poshtė

"Neni 2/1

1. Tokat bujqėsore tė ish - ndėrmarrjeve bujqėsore, tė pėrjashtuara nga pronėsia,

sipas nenit 2, nuk janė objekt i kėtij ligji

2. Toka bujqėsore nuk kalon nė pronėsi, sipas kėtij ligji, edhe nė rastet kur:

a) ėshtė regjistruar nė regjistrin e pasurive tė paluajtshme tė Zyrės sė

Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme si pronė private;

b) ėshtė pėrfshirė nė procesin e legalizimeve, sipas ligjit nr.9482,

datė 3.4.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa

leje", tė ndryshuar;

c) me vendim tė Kėshillit tė Ministrave ka kaluar nė fondin e kompensimit

fizik dhe ėshtė vėnė nė dispozicion tė Agjencisė sė Kthimit dhe

Kompensimit tė Pronave;

ē) ėshtė lėshuar AMTP-ja, deri me 15.8.2008, nga komisionet e ndarjes sė

tokės, pavarėsisht nėse ėshtė regjistruar ose jo nė regjistrin e pasurive tė

paluajtshme.

d) me vendim tė Kėshillit tė Ministrave apo vendim tė KRRTSH-sė, nuk

ėshtė mė e tillė. Kėtu nuk pėrfshihen familjet ose individėt qė kanė fituar

toke bujqėsore si bashkėthemelues tė ish-kooperativave bujqėsore apo tė

ndėrmarrjeve bujqėsore;

dh) ėshtė objekt kėrkese, e cila po shqyrtohet nga Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit tė Pronave, por nuk ėshtė dhėnė ende vendim;

e) ėshtė objekt i njė konflikti gjyqėsor, pėr tė cilin komuna apo bashkia ėshtė

vėnė nė dijeni zyrtarisht nga gjykata.

3. Institucioni i ngarkuar pėr lėshimin e AMTP-se, nė asnjė rast nuk jep

dokumentin e pronėsisė, nėse nuk ka marrė pėrgjigje zyrtare nga tė gjitha

institucionet e ngarkuara, sipas paragrafit 2. te ketij neni. Vlerėsimi do tė bėhet nė

datėn e pėrpilimit tė pėrgjigjes nga institucioni pėrkatės.

Neni 2/3

1. Familjet bujqėsore apo individėt pajisen me akte pronėsie, sipas kushteve dhe

procedurave tė pėrcaktuara nė kėtė ligj, nėse:

b) janė pėrfitues tė tokės bujqėsore nė pėrdorim, sipas vendimit nr.452,

date 17.10.1992, tė Kėshillit tė Ministrave, "Pėr ristrukturimin e

ndėrmarrjeve bujqėsore", te ndryshuar;

c) qė nga hyrja nė fuqi e vendimit nr.452, datė 17.10.1992, tė Kėshillit tė

Ministrave, "Pėr ristrukturimin e ndėrmarrjeve bujqėsore", tė ndryshuar, e

kanė tokėn nė pėrdorim dhe e shfrytėzojnė atė;

d) kanė aktin e marrjes sė tokės nė pėrdorim, tė lėshuar deri mė 15.8.2008.

2. Sipėrfaqja e tokės bujqėsore qė do tė jepet nė pronėsi sipas kėtij neni, do tė jetė

e barabartė me tokėn qė pėrdoruesi ka nė shfrytėzim, por nė asnjė rast mė e madhe

se sipėrfaqja qė tregohet nė aktin e pėrdorimit, si dhe as mė e madhe se sipėrfaqja

qė do t'i takonte sipas normės, pėr frymė, tė pėrcaktuar nga legjislacioni i kohės.

Neni 2/4

1. Familjet bujqėsore apo individėt pajisen me akte pronėsie, sipas kushteve dhe

procedurave tė pėrcaktuara nė kėtė ligj, nėse:

a) janė pėrfitues tė tokės bujqėsore nė pėrdorim, sipas vendimit nr.452

date 17.10.1992, tė Kėshillit tė Ministrave, "Pėr ristrukturimin e

ndėrmarrjeve bujqėsore", tė ndryshuar;

b) qė nga hyrja nė fuqi e vendimit nr.452, datė 17.10.1992, tė Kėshillit tė

Ministrave "Pėr ristrukturimin e ndėrmarrjeve bujqėsore", tė ndryshuar, e

kanė tokėn nė pėrdorim dhe e shfrytėzojnė atė, pavarėsisht se nuk janė tė

pajisur me aktin e pėrdorimit,

2. Sipėrfaqja e tokės bujqėsore qė do tė jepet nė pronėsi sipas kėtij neni, do tė jetė

e barabartė me tokėn qė pėrdoruesi ka nė shfrytėzim, por nė asnjė rast mė e

madhe se sipėrfaqja qė do t'i takonte sipas normės, pėr frymė, tė pėrcaktuar nga

legjislacioni i kohės

Neni 2/5

1. Familjet bujqėsore apo individėt, tė cilėt kanė lėvizur nga qendrat e tyre tė

banimit dhe janė vendosur nė territoret e ish - ndėrmarrjeve bujqėsore, pajisen me

akte pronėsie, sipas kushteve dhe procedurave tė pėrcaktuara nė kėtė ligj, nėse:

a me vendim tė veēantė tė Kėshillit te Ministrave janė pėrfitues tė tokės

bujqėsore nė pronėsi apo nė pėrdorim;

b) qė nga hyrja nė fuqi e kėtyre vendimeve e kanė tokėn nė pėrdorim dhe e

shfrytėzojnė atė, pavarėsisht se nuk janė tė pajisur me aktin e pėrdorimit

apo tė pronėsisė;

c) toka e tyre bujqėsore nuk pėrfshihet nė njė nga rastet e parashikuara nė

shkronjat "a", "b", "c" dhe "e", tė pikės 2, tė nenit 2/1, tė kėtij ligji.".

Neni 5

Neni 3 ndryshohet si mė poshtė vijon:

"Neni 3

Aktet e marrjes se tokės nė pronėsi, tė pėrfituara nga familjet bujqėsore apo

individėt, pa pasur me parė Akt tė Marrjes sė Tokės nė Pėrdorim, apo duke pasur

Akt tė Marrjes se Tokės nė Pėrdorim, tė lėshuar pas shkurtit tė vitit 1996, si dhe

qė plotėsojnė tė gjitha kushtet e tjera tė legjislacionit tė kohės, do tė konsiderohen

vlefshme."

Neni6

Fjalia e dytė e pikės 2 tė nenit 3/2, ndryshohet, si mė poshtė vijon:

"Subjekteve tė pikės I, tė kėtij neni, sipėrfaqja pėr kompensim sipas kritereve tė

pėrcaktuara nė nenin 3/1, tė kėtij ligji, u pėrllogaritet si mė poshtė vijon:

a) Nga totali i sipėrfaqes sė pėrllogaritur pėr kompensim me truall, zbritet

sipėrfaqja e dhėnė pėr sheshe ndėrtimin brenda kėsaj zone, me vendime tė

miratuara nga komuna;

b) Nė totalin e sipėrfaqes sė pėrllogaritur pėr kompensim me truall pėrfshihet

edhe sipėrfaqja e zėnė me ndėrtime pa leje qė ėshtė legalizuar nga organet

kompetente sipas dispozitave tė ligjit nr.9482, date 16.2.2006,

"Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje", tė

ndryshuar.

Nė rastin kur subjekti ka kryer pagesėn pėr truallin, vlera e paguar sipas

mėnyrės qė ajo ėshtė kryer, i kthehet kėtij subjekti, brenda njė viti nga data

qė ai merr dokumentin e pronėsisė pėr truallin, sipas dispozitave tė kėtij

ligji.

c) Sipėrfaqet e zėna me ndėrtime pa leje, tė cilat janė nė proces legalizimi,

pėrfshihen brenda totalit tė sipėrfaqes tė subjekteve qė u takon tė marrin

sipas kritereve tė pėrcaktuara nė nenin 3/ 1, tė kėtij ligji. Kėto subjekte

pėrjashtohen nga detyrimi pėr pagesėn vetėm pėr sipėrfaqen e truallit tė

zėnė nga ndėrtimet qė do tė legalizohen sipas dispozitave tė ligjit nr.9482,

datė 16.2.2006, "Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve

pa leje", tė ndryshuar".

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos