Provimet me zgjedhje, pėrgjigjet e sakta tė testeve pėr tė gjitha lėndėt

SHKRUAN: Jonida Tashi 01-07-2011 11:08

Zbardhen pėrgjigjet e sakta tė 97 mijė testeve pėr provimet me zgjedhje tė Maturės. Ministria e Arsimit ka publikuar dje pasdite zyrtarisht skemat e vlerėsimit tė testeve pėr 17 lėndėt me zgjedhje tė Maturės. Gazeta boton sot tė plota pėrgjigjet e sakta tė testit pėr: Fizikėn, Kiminė, Biologjinė, Historinė, Gjeografinė, Njohuri pėr shoqėrinė, Ekonomi-Filozofinė, Anglishten dhe gjuhėt e tjera tė huaja, si dhe lėndėt e tjera. Ditėn e djeshme, rreth 48 mijė maturantė nga i gjithė vendi kanė dhėnė provimet e fundit tė Maturės Shtetėrore, ato tė lėndėve me zgjedhje. Provimi i lėndėve me zgjedhje maturantėve u ka kushtuar mė shumė se dy testet e para. Pas provimit ata janė shprehur se kanė shkruar mjaftueshėm, por teza ka qenė e vėshtirė. Madje, sipas tyre, ndėrtimi i pyetjeve ka qenė kompleks. Mė shumė vėshtirėsi maturantėt kanė ndeshur nė testin e Sociologjisė. Ndėrkaq, MASH bėn tė ditur se pas pėrfundimit tė provimit, 97 mijė testet e maturantėve/kandidatėve janė grumbulluar nė Agjencinė Kombėtare tė Provimeve dhe mė pas do tė shpėrndahen nė tė 6 qendrat e vlerėsimit, pėr t’u korrigjuar. Me pėrfundimin e provimeve me zgjedhje, mbyllet edhe kalvari i gjatė i testeve, ndėrkohė qė sfida pėr maturantėt qė pretendojnė tė ndjekin studimet e larta nuk ka mbaruar. Ata mė pas, me marrjen e rezultateve edhe tė provimeve me zgjedhje, do tė plotėsojnė Formularin A2, duke renditur degėt sipas preferencave tė tyre. Edhe pėr kėtė vit ky formular nuk pritet tė ketė ndryshime, pėrveē faktit qė nė janė shtuar programet e studimit, duke e ēuar nė 290 numrin e degėve. Nga ana tjetėr janė pėrcaktuar edhe koeficientet pėrkatės, ku Anglishtja si lėndė me zgjedhje ka koeficientin mė tė lartė 1.4. Pas provimeve me zgjedhje, nė ditėt nė vijim pritet tė dalin dhe rezultatet e provimit tė Matematikės, pėr tė nisur mė pas vlerėsimi i atyre me zgjedhje.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos