Ushqimet me OMGJ, asnjė rrezik pėr Shqipėrinė

SHKRUAN: Jonida Tashi 28-06-2011 11:29

Ushqimet me OMGJ janė njė nga temat mė tė diskutuara, jo vetėm nė mbarė botėn, por edhe nė Shqipėri. Ekzistojnė argumentet pro dhe kundėr tyre, sikundėr edhe shqetėsimi i qytetarėve nėse janė apo jo tė rrezikshme kėto ushqime. Pėr mė shumė informacion rreth kėsaj ēėshtje, pėrgjegjėsi i Sektorit tė Kėrkimit Shkencor pranė Autoritetit Kombėtar tė Ushqimit, Maksim Deliana, shpjegon nė njė intervistė tė posaēme pėr gazetėn gjithēka duhet tė dimė pėr kėto ushqime, cilat janė ato ku pėrdoret mė shumė OMGJ, a janė ato tė dėmshme pėr shėndetin dhe pse vendi ynė nuk ėshtė i rrezikuar prej tyre. Lidhur me shqetėsimin e vazhdueshėm tė qytetarėve pėr ushqimet me OMGJ qė importohen nė vendin tonė, Deliana deklaron se nuk ka asnjė rrezik pėr Shqipėrinė, pasi ēdo produkt i nėnshtrohet filtrit tė kontrollit qė nė Doganė, pėr t’u futur mė pas nė tregun vendas.

Po e nisim nga sqarimi, ēfarė janė ushqimet me OMGJ dhe ku ndryshojnė ato nga ushqimet BIO?

Pėr tė gjithė ata qė nuk janė shumė familjarė me terminologjinė, mendoj se do t’ia vlente tė sqarojmė fillimisht ēdo tė thotė OMGJ. Me kėtė term nėnkuptohet Organizma tė Modifikuar Gjenetikisht (OMGJ). Organizma tė tillė pėrmbajnė zakonisht gjene tė ndryshuar, nėpėrmjet metodave tė inxhinierisė gjenetike. Ushqimet qė pėrgatiten nga organizma tė tillė, qė mund tė jenė bimė ose kafshė, thirren shpesh me termin ushqime me OMGJ. Nė kėtė grup ushqimesh futen edhe ato tė pėrgatitur nga kafshė, tė cilat janė rritur duke ngrėnė ushqime tė tipit OMGJ. Organizmat e modifikuara gjenetikisht pėrcaktohen si organizma nė tė cilat materiali gjenetik (ADN) ėshtė ndryshuar nė njė mėnyrė jo natyrale (nga bashkimi i dy individėve tė sekseve tė ndryshėm) ose tė njė kombinimi jo natyral. Teknologjia qė merret me shkėmbimin gjenetik emėrtohet me emra tė ndryshėm, si “bioteknologjia moderne”, “teknologjia e gjeneve” ose “inxhinieria gjenetike”. Nė tė gjithė botėn debati pėr bioteknologjinė e biosigurinė ėshtė tepėr i pranishėm dhe shumė i mprehtė me rezultate kontradiktore, qė e bėjnė ende tė paqartė qėndrimin ndaj tyre. Gjysma e dytė e shekullit tė kaluar ėshtė karakterizuar nga zbulime shkencore tė njė rėndėsie kolosale nė fushėn e gjenetikės, domethėnė nė ēėshtjet e trashėgimisė gjenetike tė qenieve tė gjalla. Kėto zbulime shkencore ēuan nė zbulimin, nė fillim tė viteve ’50, tė strukturės dyfishe dhe formės spirale tė molekulės sė ADN, e cila ėshtė bartėsja kryesore e tė gjithė trashėgimisė gjenetike tė njė organizmi tė gjallė. Bazuar nė zbulimin e ADN, gjatė viteve ‘60-‘70 shkencėtarėt punuan intensivisht pėr ta zbėrthyer vargun e molekulės sė ADN pėr tė gjetur vendvendosjen e gjeneve nė hallkat e vargut tė kėsaj molekule, duke u finalizuar kėto kėrkime me krijimin e hartave gjenetike pėr shumė organizma tė gjalla. Ishte krejt e natyrshme dhe normale qė zbulimet shkencore nuk janė qėllim nė vetvete. Historikisht ēdo zbulim shkencor ėshtė shfrytėzim pėr qėllime praktike. Edhe nė kėtė rast, duke pasur nė dorė si hartat gjenetike, ashtu edhe kodin gjenetik, u krijua njė degė e re e shkencės me emėrtimin inxhinieri gjenetike, e cila kishte pėr qėllim tė krijonte organizma tė gjalla tė reja (kryesisht bimore, por edhe shtazore), tė cilat me gjenomin e tyre kishin tė injektuar njė apo disa gjene tė organizmave tė tjerė tė ndryshėm nė gjini. Qėllimi i kėtyre punimeve tepėr tė ndėrlikuara dhe qė kėrkojnė stafe tepėr tė pėrgatitura shkencėrisht dhe laboratore shumė tė sofistikuara, ishte tė krijonin bimė dhe kafshė tė cilat jepnin prodhime tė larta, por pa nevojėn e pėrdorimit tė produkteve kimike, ashtu siē i pėrdor rėndom bujqėsia konvencionale. Me fjalė tė tjera, synohej tė krijoheshin bimė e kafshė qė jepnin prodhime me kosto mė tė ulėt dhe mė tė shėndetshme pėr njeriun.

Provat e para me organizma OMGJ u kryen nė SHBA nė vitin 1972 dhe i pėrkisnin njė bakteri, i cili ndikonte tek luleshtrydhet pėr tė rritur qėndrueshmėrinė ndaj ngricave. Mė pas, dhe konkretisht nė mesin e viteve ‘80, qeveria amerikane u dha mbėshtetje tė fuqishme politike dhe ekonomike zbatimeve shkencore nė kėtė fushė. Si efekt i kėsaj mbėshtetjeje, pak vite mė vonė u pėrhapėn nė tregun amerikan fara tė bimėve tė domates, sojės, misrit, pambukut e kolzės sė modifikuar gjenetikisht. Prodhimet e kėtyre bimėve u pėrhapėn gjerėsisht nė tregun vendas dhe atė ndėrkombėtar, duke e kthyer nė kėtė mėnyrė arritjen shkencore nė njė realitet tė prekshėm pėr konsumatorin.

Nė tė vėrtetė, gjatė gjithė historisė sė tij, njeriu i ka ndryshuar gjenetikisht bimėt dhe kafshėt qė ai ka pėrdorur, nėpėrmjet teknikave tė kryqėzimit dhe seleksionit. E reja qė kanė sjellė teknikat e inxhinierisė gjenetike, ose siē quhen shpesh teknikat e ADN rikombinante, ka tė bėjė kryesisht me kohėn shumė mė tė shkurtėr qė konsumohet pėr t’i ndryshuar organizmat nė krahasim me metodat klasike. Njė tjetėr risi lidhet me transferimin e gjeneve ndėrmjet llojeve tė ndryshėm tė organizmave. Pėr shembull, gjene nga njė peshk i cili jeton nė detet e ftohtė ėshtė futur nė kompletin gjenetik tė luleshtrydhes, frutat e sė cilės shndėrrohen duke i bėrė ata tė pandjeshėm ndaj ngrirjes.

Pėrsa i pėrket ushqimeve, qė shpesh thirren me termin BIO, mund tė sqarojmė se ato janė tė pėrgatitura nga organizma bimorė ose shtazorė, tė patrajtuar me preparate tė ndryshėm kimikė. Trajtime tė tilla pėrdoren shpesh pėr tė ndryshuar cilėsitė e tyre, qoftė si produkt, qoftė si kohė e rritjes, pėr t’iu pėrshtatur sa mė parė kėrkesave tė tregut. Nė kėtė grup futen shpesh edhe organizmat e pandryshuar gjenetikisht.

Ēfarė pasojash sjell konsumimi i ushqimeve me OMGJ nė shėndetin e njeriut?

Konsumimi i ushqimeve tė pėrgatitura nga organizma tė tipit OMGJ ka rezultuar i padėmshėm pėr shėndetin e njeriut. Duhet tė sqarojmė se prodhimi i organizmave OMGJ, pėrpara se tė pėrdoren pėr konsum, i nėnshtrohen kalimit nėpėr njė filtėr shumė tė imėt provash pėr efekte tė mundshėm ndaj organizmit tė njeriut. Gjithashtu, prodhimi dhe pėrdorimi i organizmave tė tillė ėshtė i rregulluar nga ligjshmėri rigoroze qoftė nė vendet prodhues tė tyre, qoftė nė nivel ndėrkombėtar. Pėr tė ilustruar mė mirė pėrfundimet nė tė cilėt ėshtė mbėrritur nė lidhje me efektet e pėrdorimit tė ushqimeve me OMGJ, po japim disa fakte tė viteve tė fundit. Nė njė raport tė vitit 2004, tė botuar nga Akademia Kombėtare e Shkencave e SHBA deklarohet: “Deri sot asnjė efekt negativ ndaj shėndetit, qė mund t’i ngarkohet inxhinierisė gjenetike nuk ėshtė dokumentuar nė popullatat njerėzore”. Nė njė dokument tė botuar nga Shoqėria Mbretėrore e Mjekėsisė nė Mbretėrinė e Bashkuar thuhet se: “Ushqimet OMGJ janė ngrėnė nga miliona njerėz kudo nėpėr botė pėr 15 vjet, pa ndonjė raportim pėr efekte sėmundjesh”. Nė raportin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Komisionit Europian pėr Kėrkim dhe Inovacion tė vitit 2010 thuhet: “Pėrfundimi kryesor qė mund tė nxirret nga pėrpjekjet, prej mbi 130 projektesh kėrkimore qė mbulojnė njė periudhė prej mė se 25 vjet kėrkim, duke pėrfshirė mė se 500 grupe kėrkimore ėshtė se bioteknologjia, dhe nė mėnyrė tė veēantė OMGJ, nuk janė nė vetvete mė tė rrezikshme se pėr shembull teknologjitė konvencionale tė kultivimit tė bimėve”.

Cilat janė produktet ku pėrdoret mė shumė OMGJ dhe a ka ushqime me OMGJ, qė nuk duhen pėrdorur nė mėnyrė kategorike?

Ndėr ushqimet nė tė cilat pėrmbahet mė shumė OMGJ, mund tė pėrmendim ato qė kanė organizma tė listės sė OMGJ, si: domate, sojė (vaji i sojės) patate, mjaltė, oriz, misėr ose produkte shtazore tė tipit OMGJ. Gjithsesi, prej listės sė gjatė tė organizmave OMGJ nuk ka tė deklaruar deri mė sot tė tillė qė nuk mund tė pėrdoret nė mėnyrė kategorike. Sidoqoftė, zgjedhja e pėrdorimit apo mospėrdorimit tė tyre ėshtė krejtėsisht e lirė.

Duhet pasur parasysh se nė produktet ushqimore tė modifikuara gjenetikisht kanė njė kosto tė lartė prodhimi, nė lidhje me manipulimin e tyre nė laboratore dhe aftėsinė e vogėl mbirėse qė kanė (kjo bėhet pėr efekt tregtimi), prandaj ato mund tė hidhen nė treg vetėm kur sasia e prodhimit mbulon kėto shpenzime. Nė kėto kushte, megjithėse njerėzimi arrin tė manipulojė sot shumė produkte ushqimore, vetėm njė pjesė e tyre janė nė treg (kėto janė kryesisht ushqime pėr kafshėt ose pėr pėrdorime industriale) dhe janė misri, soja, kolza dhe pambuku. Qė nė fillimet e aplikimit tė organizmave OMGJ pėr qėllime konsumi, organizmat joqeveritare dhe sidomos ambjentalistėt, u ngritėn nė njė fushatė tė gjerė pėr ndalimin e prodhimit dhe pėrdorimit tė OMGJ. Arsyet pėr kėtė ishin tė shumta, por tre janė mė kryesoret: a) ndjenja e frikės dhe preokupacionit nga e panjohura. Shumė njerėz nuk ishin nė dijeni dhe pėr mė tepėr nuk ishin tė bindur mbi saktėsinė dhe rigorozitetin me tė cilin ishin kryer kėto modifikime gjenetike; b) problemet etike dhe religjioze. Shumė persona e konsideronin dhe vazhdojnė ta konsiderojnė modifikimin gjenetik si njė sferė ku nuk duhet punuar, sepse ėshtė ndėrhyrje nė punėt e Zotit; c) problemet e konkurrencės, i cili ėshtė faktor kyē nė qarkullimin e mallrave. Ndėrsa amerikanėt kishin investuar miliarda dollarė nė kėtė fushė dhe mbanin lidershipin me gjenetikėn molekulare, ishin dhe janė pro prodhimit dhe pėrhapjes sė OMGJ-ve, europianėt, tė cilėt ishin mė prapa nė kėto teknologji, mbanin qėndrim mė skeptik, dhe hera-herės frenues.

Ēfarė karakteristikash dalluese ka njė ushqim me OMGJ, po marrim rastin e perimeve, qė tė dallohet nga konsumatorėt qė nuk ėshtė produkti BIO?

Nė tė vėrtetė ushqimet e pėrgatitura me OMGJ nuk kanė karakteristika tė dallueshme nga ato tė tjerat, pėr vetė faktin se vetė organizmat OMGJ nuk pėsojnė ndryshime tė tilla, tė dukshme. Kjo gjė vlen jo vetėm pėr perimet, por edhe pėr tė gjithė organizmat e tjerė, qofshin kėta bimorė apo shtazorė. E vetmja gjė qė mund t’i dallojė ėshtė shenja e shkruar qė tregon se janė OMGJ, gjė tė cilėn e bėn vetė prodhuesi. Kėtu duhet bėrė kujdes qė tė mos ngatėrrohemi me organizmat nė tė cilėt, si rezultat i ndryshimit tė numrit tė kromozomeve, ose siē quhet nė gjuhėn shkencore tė shkallės sė ploidisė sė tyre, ndryshohen pėrmasat tė frutave tė tyre, pėr shembull, nė specat, patėllxhanat, luleshtrydhet etj. Organizma tė tillė qė janė lehtėsisht tė dallueshėm nga normalėt nuk kanė gjene tė huaj.

Nė vendin tonė vijnė mjaft ushqime nga jashtė, sikurse edhe fruta e perimet, sidomos gjatė sezonit tė dimrit. Nė ēfarė filtri kontrolli kalojnė kėto ushqime dhe sa tė sigurta janė ato pėr t’u pėrdorur nga konsumatorėt?

Sot Shqipėria ballafaqohet me pėrfitimet e bioteknologjive moderne dhe gjithashtu me detyrimin pėr tė vlerėsuar sigurinė e ushqimeve dhe komponentėve tė tyre. Njė sėrė bimėsh bujqėsore dhe ushqime tė reja, tė prodhuara dhe miratuara nė vendet e tjera, pėrpiqen tė gjejnė vendin e tyre nė tregun shqiptar. Kryesisht importet e ushqimeve pėr njerėzit dhe pėr kafshėt dhe farat, deri mė tani vijnė nga vendet europiane, veēanėrisht nga vendet fqinje qė nuk prodhojnė sasi tė mėdha produktesh OMGJ, ose qė kanė kufizime ndaj tyre. Gjatė viteve tė fundit ka filluar njė debat i gjerė nė shtyp, televizion, qarqet shkencore dhe ato politike, midis institucioneve tė rėndėsishme, shkencėtarėve, OJQ-ve dhe publikut, qė filloi me mbėrritjen nė mėnyrė legale tė miellit tė sojės dhe tė misrit tė destinuar si ushqim. Kishte opinione tė ndryshme, OJF-tė kundėrshtuan pranimin e kėtij donacioni, pasi pretenduan se nuk janė tė sigurta pėr njerėzit dhe mjedisin, dhe se Shqipėria duhet tė ndjekė moratoriumin e disa vendeve tė BE-sė. Shkencėtarėt e bujqėsisė, Shoqata e Agrobiznesit dhe ekspertėt e Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit, thanė se megjithėse nuk ėshtė e sigurt nėse kėto ushqime pėr kafshėt janė OMGJ ose jo, ato janė tė certifikuara dhe tė sigurta pėr kafshėt dhe tė nevojshme, nė kushtet kur Shqipėria nuk ka burime tė mjaftueshme tė veta pėr tė plotėsuar nevojat pėr ushqim tė kafshėve. Njė pjesė e botės shkencore mendojnė se OMGJ-tė nuk duhet tė pėrdoren, sepse ka rreziqe qė lidhen me OMGJ pėr shėndetin e njeriut dhe mjedisin dhe Shqipėria nuk ka ende kapacitetet pėr tė kontrolluar OMGJ. Konkluzioni i parė qė mendojmė se ka dalė nga ky debat ėshtė mungesa e informacionit tė saktė dhe gjithashtu mungesa e njė eksperience nė fushėn e biosigurisė e tė trajtimit tė problemeve tė bioteknologjisė. Gjatė debatit, si nė shtyp, ashtu edhe nė mjetet audio-vizive, vėmė re se trajtimi i problemit nuk niset nga njė bazė e saktė njohurish. Nga ky kėndvėshtrim mund tė them se importet e ushqimeve nė vendin tonė janė kryesisht nga vendet europiane, qė aplikojnė standarde tė larta sigurie. Nga ana tjetėr, doganat dhe inspektoratet teknike tė ngritura, kėrkojnė vazhdimisht zbatimin e ligjit pėr sa i pėrket sigurisė ushqimore dhe asaj tė produkteve qė hyjnė nė vendin tonė. Kjo do tė thotė qė ka mekanizma shtetėrorė qė janė pėrgjegjės pėr kontrollin e ushqimeve nė Shqipėri, por nga ana tjetėr, kjo nuk do tė thotė qė nuk ka nevojė pėr kapacitete njerėzore (staf i trajnuar) dhe mė shumė mbėshtetje financiare (pajisje, laboratore, etj).

A ka Autoriteti Kombėtar i Ushqimit njė sistem rigoroz kontrolli tė OMGJ-ve, nė mėnyrė qė tė mos shndėrrohemi nė njė fushė eksperimentale?

AKU, siē e kemi theksuar shpesh herė edhe nė daljet publike te institucionit ka njė sistem mjaft efikas kontrolli pėrsa i pėrket ushqimeve qė futen nė vendin tonė. Operatori i biznesit ushqimor i cili do tė fusė njė produkt tė caktuar nė vendin tonė duhet tė lajmėrojė 48 orė pėrpara futjen e kėtij produkti. Nė kėtė mėnyrė specialistėt e AKU si nė pikat e kalimit kufitar ashtu dhe nė Drejtorinė e Pėrgjithshme kanė tė gjithė kohėn e duhur pėr tė marrė informacionin e duhur mbi kėtė produkt. Nga ana tjetėr duhet thėnė se inspektorėt e AKU janė tė trajnuar dhe mė njė eksperiencė tė gjerė nė kėtė drejtim dhe nė momentin e mbėrritjes nė pikėn e kalimit kufitar, ku nė kemi inspektorėt tanė, kėto tė fundit bėjnė kontrollin e dokumentacionit dhe kontrollin fizik tė produktit. Megjithatė mendojmė se pėrgatitja e kuadrit mė tė plotė ligjor tė Ligjit pėr Ushqimin, Ligji pėr Produktet Bio dhe sė fundi Ligji pėr Mjedisin i aprovuar nė Parlament, por edhe plani i veprimit pėr pėrafrimin e legjislacionit shqiptar me atė tė BE-sė, kanė krijuar njė kuadėr tė plotė ligjor nė pėrputhje me atė europian dhe atė tė Protokollit tė Biosigurisė.

Ēfarė ushqimesh tė modifikuara hyjnė nė vendin tonė dhe a janė bėrė analizat pėr kėto produkte?

Tė gjitha ushqimet ose produktet ushqimore qė hyjnė nė Shqipėri shoqėrohen me dokumentacionin e kėrkuar, konform legjislacionit europian, i cili lejon tė pėrcaktojnė cilėsinė dhe pėrbėrjen e tyre.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos