Punonjėsi social, pėrtej paradigmave thjeshtėzuese



Gėzim TUSHI

Asnjėherė nuk ėshtė e mundur qė tė pėrcaktohen kufijtė definitive tė dimensionit tė dhe rrezes sė veprimit tė punonjėsit social nė jetėn e shoqėrisė. Nė gamėn e “profesioneve tė hapura” ai ėshtė nga veta natyra profesion nė shtrirje, nė agresion pėr tė shtrirė ndikimin e vet social nė zona dhe territore tė reja, nė tė cilat, me sa duket, ndikimi i tij ėshtė dhe do tė bėhet akoma mė i pazėvendėsueshėm. Kjo ēėshtje, domethėnė detyrimi social i konceptimit, sa mė i zgjeruar i hapėsirės profesionale, nė tė cilat koha e ka sjellė qė me patjetėr duhet tė dominojė “pozicioni” i punonjėsit social, duhet tė spikatė “roli” i veēantė profesional i tij, ėshtė tashmė njė ēėshtje e ditės qė as mund tė neglizhohet, por as mund tė shtyhet pėr mė tej.
Ēėshtja e pėrcaktimit tė pozitės sė punonjėsit social nė shoqėrinė shqiptare, nė pėrputhje me rolin dhe misionin e tij profesional, ėshtė njė debat qė asnjėherė nuk ka qenė i mbyllur nė shoqėrinė tonė. Tė paktėn qė nga koha kur pėr herė tė parė nė Shqipėri u hap Fakulteti specifik i Punės Sociale. Por, besoj se tani pas njė kohe relativisht tė gjatė, kur paralelisht nė shoqėrinė shqiptare me intensitet tė veēantė po ecin paralelisht shtimi i gamės sė problemeve tė mprehta sociale dhe rritja e numrit tė studentėve qė marrin kėtė profesion, pėrmes studimeve permanente dhe tė thelluara nė nivele pasuniversitare, besoj se pėrbėn momentin e duhur kur ne duhet tė rihapim mbi njė platformė tė re, debatin qoftė nė nivel konceptual, por dhe vėshtrimin politik, shtetėror, kulturor dhe profesional, pėr njė rishikim tė zgjeruar tė politikave tė trajtimit tė vlerės dhe dobisė sociale qė ka shoqėria dhe qytetėrimi ynė, pėr tė rregulluar disa handikape qė vijnė nga shikimi semplist i rolit tė punonjėsit social, sidomos nė sferat e gjėra nė tė cilat roli i tyre ėshtė unik dhe fuqia profesionale e papėrballueshme nga asnjė koncept frenues apo thjeshtėsues.
Unė besoj se ēėshtja e ridimensionimit tė vlerės sociale, vendosja e merituar e punonjėsit social nė rolin e duhur profesional, nuk ėshtė vetėm ēėshtje teorike qė lidhet me sedrėn dhe ambicien tonė akademike pėr ta vleftėsuar “produktin cilėsor” qė nxjerrim nga Fakulteti i Shkencave Sociale, por sė pari ky duhet konsideruar si njė problem urgjent dhe ēėshtje utiliteti social, qė ėshtė nė tė njėjtėn kohė problem sensitiv pėr t’iu pėrgjigjur sfidave tė shumta qė janė shfaqur nė realitetin social tė shoqėrisė sonė moderne. Nė kėtė kontekst, tė japėsh kontribut nė debatin, se cili ėshtė dhe si duhet tė jenė raportet e “pozicionit” human, cili ėshtė dhe cili duhet tė jetė roli i ridimensionuar qė duhet tė luajė punonjėsi social, jo vetėm nė praktikėn empirike tė shėrbimeve polivalente me natyrė sociale, por dhe nė problematikėn e gjerė tė shoqėrisė, doemos qė nuk ėshtė gjė e lehtė.
Zgjidhja e drejtė e kėtij problemi nė shoqėrinė tonė kėrkon angazhime tė reja. Nė radhė tė parė nga ne profesionistėt e shkencave sociale, pėr tė zgjeruar optikėn e shikimit dhe masėn e vlerėsimit ndryshe tė pozicionit dhe rolit tė punonjėsit social nė shoqėrinė tonė, pėr tė rregulluar ca standarde qė kanė filluar tė “fozilizojnė” konceptin dhe tė dėmtojnė vlerėn e njė produkti tė tillė profesional, kaq tė duhur dhe tė vlerėsuar ndryshe nė botė. Nė kėtė kontekst, “beteja” jonė e dytė, pas pėrfundimit tė fazės ekstensive tė pėrgatitjes sė punonjėsve social nė universitetet tona, ėshtė betejė cilėsore, pėr tė zgjeruar konceptin e shoqėrisė, pėr tė kuptuar domosdonė e pranisė sė tyre kudo ku ka njerėz, ku dinamizohet shoqėria dhe prodhohen probleme qė kėrkojnė trajtim, interpretim dhe zgjidhje sociale tė dobishme pėr pėrmirėsimin e jetės sė individit, grupeve sociale apo tė shoqėrisė nė tėrėsi.
Nė ēdo profesion, sidomos nė profesionet me natyrė tė drejtpėrdrejtė sociale ka gjithnjė diēka pėr tė ripėrcaktuar nė pėrputhje me kėrkesat e ndryshuara tė kohės dhe “presioneve tė natyrshme” tė shoqėrisė, qė bėhet determinuese nė raportin midis individit si “bartės i profesionit” dhe kėrkesės sė shoqėrisė qė ky profesion tė shfaqet sė pari dhe mbi tė gjitha si “mision social”, si plotėsim i kėrkesave dhe pritshmėrive qė ka vetė shoqėria. Asnjė profesion, sado i bukur tė duket nė pamje tė parė, nuk mund tė jetė as qėllim i kulluar individual nė vetvete, nė se nuk i duhet ose qė nuk vihet nė shėrbim tė shoqėrisė. Nė kėtė kontekst, kėrkesa jonė pėr njė ridimensionim tė rolit dhe misionit tė punonjėsit social, qėndron pikėrisht nė harmoninė e kėrkuar dhe tė pretenduar kohėt e fundit nė mėnyrė eksplicite nga shoqėria, qė tė forcohet lidhja organike reciproke midis nevojave qė ka shoqėria dhe sfera e zgjeruar pėr shėrbim social e njerėzve nė nevojė me ngritjen e pandaluar tė autoritetit social tė punonjėsit social, nė mėnyrė qė tek ai tė pėrputhet “sjellja profesionale”, “qėndrimi moral” me “pritmėrinė sociale”. Kjo pėrputhje e natyrshme dhe e domosdoshme e “pozicionit” me “rolin” ėshtė kėrkesė themelore dhe kusht qė garanton “integritetin profesional” tė punonjėsit social.
Nė shoqėri ka gjithnjė disa kėrkesa qė shfaqen mė imperative pėr disa profesione bazale me natyrė sociale, utiliteti i tė cilėve ėshtė i vlerėsuar dhe bėhet i pashmangshėm pėr mirėfunksionimin e saj. Nė kėtė kontekst, sipas mendimit tim profesioni i punonjėsit social pėr shkak tė rolit qė ai luan, duket se nuk ėshtė nė tė njėjtėn shkallė dhe i barabartė me vlerėsimet lineare dhe profesionale qė bėhen pėr profesionet e tjera. Pėrkundrazi, nė kohėn tonė ka shumė arsye sociale, qė janė me natyrė imperative dhe qė pėr kėtė arsye e bėjnė ultimativ ridimensionimin e vlerėsimit tė “pozicionit” dhe “rolit” tė punonjėsit social, duke e bėrė atė figurė me fleksibilitet tė natyrshėm social, pėr tė qenė nė kompatibilitet social dhe profesional me kėrkesat e shoqėrisė. Sepse ky profesion pėr shkaqe qė tashmė dihen, ėshtė nė piramidėn e profesioneve pėr tė cilat shoqėria shqiptare gjithnjė e mė shumė, sot dhe nė tė ardhmen pėr arsye qė kuptohen do tė ketė “nevojė tė shtuar”. Sepse koha dhe problemet e shtuara tė shoqėrisė modern, kanė sjellė nevojėn imperative qė sė pari ne profesionistėt tė kuptojmė jo vetėm shkaqet e brendshme ontologjike tė zgjerimit tė domosdoshėm tė “kufijve tė profesionit”, por dhe nevojat ekzistenciale tė shoqėrisė pėr rolin dhe misionin e veēantė tė punonjėsit social, pėr rezen e zgjeruar tė shtrirjes dhe ndikimit social nė jetėn e trazuar tė individėve, grupeve sociale dhe shoqėrisė shqiptare nė tėrėsi.
Ka shumė arsye qė kėrkesa pėr performancė profesionale dhe ndikim social tė shtuar tė punonjėsit social, tashmė ėshtė nė apogjeun e kėrkesave ultimative qė ka shoqėria jonė, sidomos pėr disa role e pozicione profesionale qė kanė natyrė dhe karakter tė drejtpėrdrejtė humanitar. Nė kėtė pikėpamje, shoqėria bashkėkohore shqiptare ėshtė bėrė mė e qartė dhe nuk ka asnjė dilemė pėr rolin e veēantė tė punonjėsit social nė hierarkinė e roleve dhe profesioneve me dobi sociale dhe leverdi individuale. Jetojmė nė kushtet e shoqėrisė moderne, nė tė cilėn njeriu i lirė, i individualizuar, i margjinalizuar ėshtė pėrballė me shumė vėshtirėsi, qė janė tė natyrshme dhe tė panatyrshme. Jeta moderne ėshtė e mbushur me iluzione dhe deziluzione, me paqartėsi e fobi, me sindroma e hipertrofi qė vijnė nga vetė natyra e jetės, e cila shpesh pėr njeriun konkret vėrtitet midis mėrzisė dhe dėshpėrimit, dhe qė pėr kėto arsye tė integruara, sa sociale dhe personale po aq dhe impersonale madhore, ka nevojė pėr kėshillė, mbėshtetje psiko-sociale, pėr qartėsi, nxitje pėr integrim social dhe ndihmė pėr tė garantuar integritetin psikomoral tė individit dhe aftėsitė e kompatibilitetit social. Me fjalė tė tjera, ndoshta tashmė kur problemet e shoqėrisė sonė janė bėrė mė tė shumta, mė tė mprehta e mė tė komplikuara, roli dhe misioni i punonjėsit social si figurė adekuate ndikuese, orientuese dhe kėshilluese ėshtė vėrtetė zgjerim, nė rivlerėsim social dhe nė presionin e natyrshėm tė ekspansionit profesional.
Ndaj sot, mė shumė se kurrė, ėshtė e dobishme nė se do tė fillojmė njė “betejė kulturore” me shoqėrinė, nė mėnyrė qė tė zgjerohet koncepti pėr vlerėn profesionale, problemin e statusit dhe ndikimit social si “agjent shoqėror”, tė rolit profesional tė punonjėsit social, duke e parė figurėn e tij nė mėnyrė integrale, duke e vlerėsuar nė tėrėsi dhe veēanėrisht nė raport me nevojat dhe kėrkesat e shoqėrisė. Duke vlerėsuar sasinė, cilėsinė dhe intensitetin e problemeve tė mprehta sociale me tė cilat po ndeshet shoqėria jonė dhe veēanėrisht me kėrkesat e shumta tė shėrbimit social profesionist, pėr praninė e domosdoshme tė njė figure tė tillė universale, me aftėsi polivalente siē ėshtė punonjėsi social, i cili po bėhet i kudondodhur dhe i kudogjendur nė tė gjithė strukturat e shėrbimit social, nė tė gjithė tipologjitė e saj por dhe nė tė gjithė sferat e pėrbashkėta tė jetės sociale dhe tė organizimeve sociale tė shoqėrisė tonė.
Qėllimi dhe bindja ime profesionale pėr rolin e punonjėsit social si figurė universale e shėrbimit dhe si agjent i ndryshimeve sociale nė shoqėrinė tonė ėshtė e patundur. Pėrvoja personale e gjatė, por dhe njohja me praktikat mė tė mira tė punės dhe shėrbimit social, mė kanė bindur se kudo punonjėsi social, nė dallim nga tė gjithė figurat e tjera profesionale tė pranishme, tė dobishme dhe tė pėrfshira nė strukturat e shėrbimit social, ėshtė shumė i rėndėsishėm. Pėr nga natyra e “profesionit tė hapur” dhe gjerėsia e ndėrhyrjeve, punonjėsi social ėshtė njėherėsh “agjent i madh” i ndryshimeve sociale dhe figurė omnipotente dhe mė universale e shėrbimit social”. Natyrisht, e kuptuar kjo jo nė mėnyrė sempliste e burokratike, por nė mėnyrėn mė tė gjerė dhe mė polivalentė tė shėrbimit, si veprimtari sociale e gjithanshme, e pranishme nė tė gjithė strukturat sociale funksionale tė shoqėrisė, nė tė gjithė format, strukturat dhe institucionet e organizimit tė saj.
Nė praktikėn e punės sociale ka deformime tė pozicionit, vlerės, misionit dhe rolit tė punonjėsit social, si rezultat i konfondimit tė kėrkesave ultimative tė jetės dhe komponentėve tė tė pavlerėsuar tė profesionit tė punonjėsit social. Nuk mendoj se konfondimi ėshtė “problem terminologjik”, apo qė vjen pėr shkak se ka ngatėrresa tė caktuara midis natyrės, misionit dhe funksionit tė punonjėsit social nė raport me profesionet e tjera tė afėrta apo tė ngjashme. Profesioni i punonjėsit social nuk ėshtė privilegj i pėrveēėm, individual. Duke e parė nga vlerat dhe utiliteti social kėtė profesion, duket se ėshtė koha qė e ka bėrė punonjėsin social njė profesion individualisht atraktiv dhe nga pikėpamja sociale me vlerė utilitare evidente.
Krahas dhe bashkė me tė janė edhe profesione tė tjera tė ngjashme apo tė ndryshme, pa tė cilat nuk mund tė realizohen sė pari shumė sfida tė modernizimit tė shėrbimit social si veprimtari komplekse. Zgjerimi konceptual i politikave sociale, shtimi i tipologjive tė reja tė shėrbimit modern, decentralizimi i rrjetit tė shėrbimit dhe institucioneve sociale, vendosja e standardeve tė shėrbimit pėr tė gjithė llojet e shėrbimeve, kompozimi mė modern i ekipeve multidisiplinare nė institucionet e shėrbimit social, krijimi i formave tė reja tė shėrbimit komunitar, rritja e peshės dhe rolit intensiv tė aktorėve tė shoqėrisė civile dhe tentativat pėr tė krijuar shėrbime tė personalizuara nė formėn e kujdestarive nominale apo tė shėrbimit nė familje, na detyron qė jo vetėm ne ta shikojmė rolin dhe misionin e punonjėsit social ndryshe, por tė ndikojmė qė edhe shoqėria, shteti, pushteti vendor dhe tė gjithė faktorėt e tjerė qė kanė nevoja social eta shikojnė dhe vlerėsojnė meritokratisht ndryshe rolin e punonjėsit social.
Koha kėrkon njė pėrcaktim dhe ndarje mė tė qartė tė asaj qė ėshtė “kėrkesė objektive” e natyrės sė profesionit, qė buron nga kėrkesa e shoqėrisė, dhe pėrfytyrimit qė ka individi qė ka zgjedhur tė luajė njė rol tė tillė profesional, i cili mė shumė se me pėrfytyrimet individuale tė sakta apo tė deformuara nė ndonjė rast ėshtė nė lidhje me kėrkesat e jetės dhe nė pėrputhje me kėrkesat e shoqėrisė. Kjo pėrputhje e domosdoshme e kėrkesės sociale me pėrfytyrimin individual nuk ėshtė e lehtė. Ajo nuk bėhet pa keqkuptime, keqinterpretime dhe mangėsi, sidomos nė aspektin e zbatimit praktik tė kėtij binomi tė domosdoshėm, midis kėrkesės objektive tė shoqėrisė dhe perceptimit subjektiv tė misionit dhe luajtjes sė rolit nė pėrputhje me kėtė mision.





25 Tetor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos